Publikuar me : 24.10.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burimet nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se diskutimi për projektbuxhetin e shtetit për vitin 2012 do të rikthej në Tiranë ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pas vizitës së fundit në muajin qershor, kur u bë edhe rishikimi i buxhetit për vitin 2011.
Misioni i FMN-së në Tiranë do të kryesohet nga Gerëin Bell dhe do të mbërrijë në fund të muajit në Shqipëri. Qëllimi i FMN-së do të jetë vëzhgimi i stabilitetit makroekonomik, konkretisht deficitin buxhetor, shpenzimet, borxhin publik dhe taksat.
Misioni i FMN-së vjen me status tjetër, atë të vëzhguesit mbi parametrat ekonomike te vendit. Aktualisht, raporti mes Shqipërisë dhe Fondit Monetar është në kuadër të marrëveshjes IV, që konsiston në vlerësuesin e gjendjes ekonomike dhe më pas në certifikimin.
FMN e mbylli misionin në janar 2009, duke u dhënë fund marrëveshjeve të financimit. Pas mbylljes së marrëveshjes së mëparshme PRGF, Fondi nuk mund të kushtëzojë më qeverinë shqiptare te financimet.