Publikuar me : 16.09.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kristin Lagard
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristin Lagard në takimin e mbajtur në Qendrën “Woodro Wilson”, tha se nëse ekonomitë e zhvilluara hyjnë në një recesion të dytë, pas atij të vitit 2008, tregjet e reja do të pësojnë krizë së bashku me to.
Lagard theksoi se mungesa e vendosmërisë politike në vendet me ekonomi të avancuara për të zgjidhur çështjet e borxheve po përkeqëson situatën. Sipas Kreut të FMN-së ekonomia botërore ka hyrë në një “fazë të rrezikshme” në të cilën ekonomitë e avancuara rrezikojnë të përfundojnë në një recesion të ri që do të dëmtonte edhe vendet në zhvillim.
Lagard deklaroi se rritja e ngadaltë ekonomike dhe borxhet e larta po pengojnë shtimin e kërkesës, investimet dhe krijimin e vendeve të punës.