Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagarde deklaroi sot se perspektiva e ekonomisë botërore është shumë e zymtë dhe se nevojiten veprime nga të gjitha shtetet për ta përmirësuar gjendjen, duke filluar nga vendet evropiane, që po ballafaqohen me borxhet.
Kjo deklaratë e Lagard vjen nga Washingtoni në Departamentin e Shtetit. Shefja e FMN-së paralajmëroi se nëse problemet nuk trajtohen me vendosmëri, ekonomia globale mund të ballafaqohet me rreziqet që çuan botën drejt Depresionit të Madh të vitit 1930.
Ajo tha se nuk ka asnjë ekonomi në botë që do të mund të krijonte imunitet ndaj krizës.