Publikuar me : 16.08.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristina Largard deklaroi se për vendet që janë në krizë ekonomike nuk është e rëndësishme vetëm balancimi i borxheve, e domosdoshme është dhe rritja ekonomike.
“Nuk duhet të lejojmë që anekset e bilancit të bllokojnë sipërmarrjen botërore, e cila ka të bëjë jo vetëm me bllokimin e borxheve por edhe me investimet në infrastrukturë dhe me hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Lagard.
Apeli që FMN po i bënë ekonomive të zhvilluara në botë është që të mos përqendrohen vetëm në luftën kundër borxheve. “Masat e marra nga qeveritë e Evropës kanë tronditur bursat në të gjithë botën dhe është arritur në konkluzionin që është bërë maksimumi i mundshëm”, deklaroi kreu i FMN-s.