Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Kronike - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka reaguar sot pas sinjalizimeve nga familjet që kanë fëmijë autikë se disa grupe vajzash paraqiten për të kërkuar para në emër të këtij fondacioni.
Sipas qytetarëve, disa grupe vajzash janë paraqitur disa herë në familje të ndryshme në Tiranë, për të kërkuar kontributin e tyre financiar në emër të shoqatës së drejtuar nga Liri Berisha, bashkëshortja e kryeministrit.
Në sqarimin e tij, fondacioni “Fëmijët shqiptarë” thekson se këto veprime janë tërësisht abuzive dhe këta individë nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetin e fondacionit.
Fondacioni i drejtuar nga zonja Berisha u kërkon autoriteteve kompetente të nisin hetimet mbi këto veprime abuzive.