Publikuar me : 08.12.2011 Ne :
Rajoni - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Samiti evropian që do të ketë në qendër përpjekjet për të shpëtuar monedhën euro është në përgatitjet e fundit. Takimi me rëndësi thelbësore jo vetëm për projektin e integrimit evropian por edhe për ekonominë ndërkombëtare do të hapet me një darkë pune.
Ndërkohë, sinjale jo të mira vijnë edhe nga tregjet evropiane pak para nisjes së samitit më të rëndësishëm në historinë e Bashkimit Europian, mbi dy temat që do të diskutohen: reforma e traktateve dhe barriera financiare për të mbrojtur monedhën e përbashkët.
Një ditë pasi Gjermania u shpreh pesimiste në lidhje me arritjen e një marrwveshjeje, pak orë para nisjes së samitit në Bruksel, vjen alarmi edhe nga Parisi.
Në BE, situata është e rëndë, “Euro mund të shpërthejë” dhe “Europa mund të shpërbëhet” është shprehur ministri francez i Çështjeve Europiane, Jean Leonetti, duke shprehur frikën për një katastrofë ekonomike jo vetëm në kontinentin e vjetër, porn ë të gjithë botën.
Të mërkurën edhe presidenti francez Nikolas Sarkozi ka pohuar se rreziku i “shpërthimit” të Bashkimit Europian mbetet konkret derisa marrëveshja e arritur të hënën e kaluar mes Francës dhe Gjermanisë për një traktat të ri të BE-së të nisë zbatimin.
Shqetësimi është përcjellë edhe në SHBA, nga ku të mërkurën, Presidenti Obama i ka telefonuar kancelares gjermane, Anxhela Merkel.
Përgatiti: G. Ndoja