Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Frantz Helmer Me vjen mbare shpirti politik i Ionescos

Publikuar me : 19.05.2011 Ne : Kulture - 357 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Leksioni i Eugene Ionescos me regji te Frantz Helmer shfaqet premiere sonte, ne sallen e vogel te Teatrit Kombetar. Me aktoret Vasjan Lami, Marsela Lena, Natasha Sela. Per kostumet dhe skenografine ka punuar skulptori Genc Mulliqi qe eshte hera e pare qe e shohim te angazhuar ne teater.


Leksioni (keshtu e ka perkthyer regjisori dhe pedagogu i teatrit Mehmet Xhelili, dramen komike La Lecon, 1951) eshte drame me nje akt ku nuk ngre peshe fabula, as karakteret. Si ne gjithe teatrin qe Ionesco (1909-1994) shkroi nisur nga absurdi i situatave njerezore. Ai vete e ka quajtur drame te paster qe paraqet aktin shembullor te nje natyre universale.


Nje akt per te cilin flet ne shenimet per teatrin Do doja te isha ne gjendje qe, ndonjehere, ti hiqja veprimit teatral gjithcka qe e ben veprim teatral; fabulen, tiparet aksidentale te personazheve, emrat, statusin social, te dhenat e tyre historike, shkaqet e jashtme te konfliktit dramatik, gjithe pretekstet, shpjegimet, logjiken e konfliktit...


Te Leksioni nje mesues perpiqet ti imponoje nje nxeneseje mesimin e gjuhes, mesim qe ka pasoje... vdekjen e vajzes. Studiuesit e lexojne si leksioni mbi dijen qe imponon cdo regjim totalitar. Duke folur mbi kete drame ku komikja nderthuret me momente te tiranise se mesuesit, autori francez shton Gjithnje kam pershtypjen se komunikimi eshte i pamundur, nje pershtypje vetmie, zbrazetie; une shkruaj qe ta luftoj kete burg; shkruaj edhe qe ta nxjerr jashte friken qe kam nga vdekja.


Frantz Helmer ka punuar ne fushen e kultures per Ministrine e Puneve te Jashtme Franceze, me detyren per te bere te njohur klasiket franceze jashte territoreve te Frances. Ka punuar ne Tirane ne vitin 2009 per venien ne skenen e Akademise se Arteve te komedise se Molierit George Dandin, prodhim i Teatrit te Metropolit. I shtyre nga dashuria per muziken, vallet tradicionale shqiptare, Helmer, futi te kjo veper shtateqindes qeleshet, shtepine me plithar, pusin ne oborr, vallet popullore shqiptare etj.. Nuk ndodhi ajo qe mund te beje klarineta me muziken jazz.


Ndersa si aktor, me rolin e mjekut ne dramen Vojcek e Georg Büchner-it, ne Akademine e Arteve, 2010, Helmer dha nje profil te mprehte satirik.
Tani ka kete pervoje ne skenen e vogel te Teatrit Kombetar. Projekti i Helmerit angazhon nje asistent regjia, Klara Shehun, tre aktore, vetem njeri prej tyre eshte i trupes se Teatrit Kombetar, Vasjan Lami, pra eshte nje prodhim me pak para me mbeshtetjen e Ambasades Franceze dhe aleancave franceze ne Tirane dhe ne rrethe.


Pas premieres se sotme, 19 maj, ora 20.00, do te kete tre shfaqje me 20-22 maj. Turi ne rrethe vazhdon ne Teatrin A. Z. Çajupi Korce me 25 maj; ne Teatrin Skampa Elbasan me 26 maj; ne Teatrin Migjeni Shkoder me 29 maj dhe ne Qendren Kulturore Margarita Tutulani Berat me 3 qershor.


Ne konferencen e djeshme per shtyp, ne mungese te drejtorit te Teatrit Kombetar foli aktori kryesor i Leksionit Vasjan Lami. Ai tha se Ambasada Franceze e degjoi zgjedhjen e regjisorit Helmer dhe e mbeshteti sepse kjo veper e Ionescos gjen ne Shqiperi jehonen dhe domethenien e saj te qarte. Lami shtoi Eshte nje nga bashkepunimet e frytshme qe Teatri Kombetar ka pasur me ambasadat e huaja ne Tirane per tu hapur dhe per te krijuar lidhje, per te zbutur ne kete menyre pak dhimbjen financiare, pamundesine per ti paguar keta regjisore te huaj qe vijne te punojne ne Shqiperi.


Hyrja ne kalendarin e Teatrit Kombetar te kesaj vepre eshte njoftuar vone, sepse kjo eshte metoda e te punuarit te teatrit, aty per aty, sot per sot. Leksioni mbyll sezonin e pranveres. Nje veper me regji te Altin Bashes mendohej ta mbyllte, sipas vendimit te bordit te vjeter. Ti gjesh fillin vendimeve te bordit te Teatrit Kombetar eshte si te kerkosh gjilperen ne kashte.


Intervista me regjisorin Frantz Helmer


Çfare keni per te thene me kete pjese te Ionescos?


Se pari i bejme homazh Ionescos. U be dy vjet qe mendoj per kete veper. Vitin e shkuar Ionesco kishte 100-vjetorin e lindjes. Arsyeja e vertete pse vendosa per Leksionin eshte se teatri i Ionescos qe eshte teater i absurdit, ne thelb eshte teater thellesisht politik. Ai u lind ne Rumani, dhe ne moshen 15-vjecare u vendos ne Paris. Rumania ka kaluar neper dy periudha totalitare, fashizmin para Luftes se Dyte Boterore dhe me pas komunizmin. Pra tek ai kishte lene vrage frika nga regjimi totalitar dhe i gjithe teatri i tij nuk flet vecse per kete. Vecanerisht te Leksioni ai aludon per kete.


Ju shikoni pas meje nje dekor, ku eshte varur nje tablo dhe me siguri e keni e kuptuar tashme referencen qe bejme me nje forme te totalitarizmit qe Shqiperia ka kaluar. Por drama ka me te vertete ngjyra humori. Personazhet e Ionescos, mesuesi, nxenesja dhe sherbyesja, jane marioneta dhe gjithe kjo forme e ardhur nepermjet marionetave percjell nje ngarkese e cila bart te gjithe nentekstin e tij politik. Me kete lidhet edhe konceptimi im regjisorial.


Çfare evidenton regjia juaj?


Ne nje veper respektojme tekstin dhe shpirtin e tekstit. Ajo qe une marre nga shpirti i tekstit, e thashe edhe pak me pare, eshte mesazhi politik kunder gjithe formave te diktatures dhe diktatit. Leksioni eshte metafore e diktatit.


Dua te sqaroj se nuk i referohem aspak ndonje situate aktuale qe po kalon vendi juaj. E sa per kete, une besoj se demokracia ne Shqiperi po rritet. E nese doni, pjesa i referohet nje kohe historike te rende. Eshte shkruar gjashte vjet pas luftes, ne nje kohe kur dihej se cfare kishte ndodhur me kampet e perqendrimit. Kete dije Ionesco e ka perfshire ne veper.


Si ka levizur ne praktike kendveshtrimi ndaj vepres se Ionescos?


Pavaresisht dimensionit politik dhe komik, eshte nje teater metafizik qe interesohet per gjendjen njerezore. Shume njerez e klasifikojne si teatri i endrres. Jane gjithe ankthet njerezore qe ai ve ne skene Perse jemi ne toke? Çfare ndodh mes nesh?


Po ju jap nje shembull nga Leksioni. Profesori pyet nxenesen deri ne sa eshte ne gjendje te numeroje. Ajo pergjigjet se mund te numeroje deri ne pafundesi. Jo zonjushe, ne nuk mund te numerojme deri ne pafundesi. Ne duhet te limitohemi. Çfare do te thote kjo? Nese mberrijme ne pafundesi, mberrijme te Zoti, dhe keshtu kemi mberritur ne kufirin ku shtrojme pyetje per ekzistencen e zotit. Te gjitha fete e medha thone se nuk mund ta mberrijme njohjen e perendise.


Pafundesia te fut friken. Nese mberrijme aty, rrezikojme te takojme perendine. Atehere cili eshte zoti? Se dime. Ky eshte gjithe teatri i Ionescos nga gjera kaq te thjeshta hapet nje thellesi metafizike. Dhe kete ane e kam pare me shume kujdes.


Çfare permbush zgjedhja e ketyre tre aktoreve, po edhe bashkepunimi te tjere qe punojne per here te pare ne teater, si skenografi e kostumografi Genc Mulliqi?


Takimi ne vetvete eshte nje akt interesant. Shqiperia tashme eshte krejt e hapur, regjisore te huaj sjellin pervoje dhe marrin nga ketu pervoje. Nga ky bashkeveprim pritet nje rezultat.
Eshte viti i trete qe vij ne Shqiperi per luajtur dhe per te vene vepra ne skene. Une merrem me shperhapjen e kultures franceze ne vende te ndryshme te botes. Kam punuar me aktoren Marsela Lena dhe mendova te ve nje pjese duke njohur Marselen. Personazhi i nxeneses nga Leksioni mu duk shume i pershtatshem per te.


Takova dhe nje aktor te shkelqyer te Teatrit Kombetar, Vasjan Lamin, per te luajtur rolin e profesorit dhe zonjen Natasha Sela e cila luan rolin e sherbyeses.
Skenografit Genc Mulliqi ia njoh punen si skulptor dhe jam shume i gezuar nga rezultati i tij.


Ne Shqiperi keni vene ne skene nje komedi nga Molieri, keni interpretuar te Vojcek i Büchner-it, dhe tani me Ionescon. Ne te vertete cilat jane shijet tuaja per teatrin?


Duke iu referuar njohjes se historise se tetarit francez them se Ionesco eshte trashegimtar i drejtperdrejt, jo vetem i Molierit, por edhe Feydeau-se, Labiche, i gjithe ketij teatri te fundit te shekullit te XIX dhe i fillimit te shekullit XX. Te Ionesco e gjejme gjithe kete pervoje ne menyre te permbysur. Ne thelb, ne planin teatral, ai nuk eshte me shume novator se kaq. Ai vazhdon nje linje. Une gjej shume gjera moliereske te Leksioni.


Duket e pabesueshme por gjej aty inatin e profesorit te Ionescos, i ngjashem me nervin e personazheve te Molierit, per shembull te Martesa e sforcuar.


Pse ne sallen e vogel?


Sepse eshte e vogel, madje eshte pak me madhe se cduhet. Kjo pjese luhet ne Paris prej vitit 1954 pa pushim, cdo mbremje, prej 50 vjetesh. Aktoret e pare qe kane luajtur profesorin, nxenesen, sherbyesen kane vdekur dhe tanime jane te tjere. Bashke me Kengetaren tullace, Leksioni luhet ne Théâtre de la Huchette. Eshte nje salle me 50 vende dhe skena eshte nje e katerta e kesaj qe kemi ketu.

Vasjan Lami Ne cdo xhep kemi nga pak komunizem


Personazhi i profesorit eshte jashtezakonisht kompleks. Personazhi i profesorit permbledh gjithe farat e karaktereve njerezore brenda vetes. Ai eshte timid, eshte shpirteror, poetik, eshte agresiv, i dhunshem. Nuk e di se cfare do te shihni ne shfaqje.
Ju me pyesni a vlen pervoja ime si aktor qe ka jetuar dhe punuar ne dy kohe, nen regjimin komunist dhe sot. Ju pergjigjem se here pas here e ndjej veten te indoktrinuar, sepse njeriu qe ka kaluar 30 vjet nen diktature, ate ushqim qe ka ngrene e ka ne tru. Keshtu qe te ky personazh kam aq shume per te dhene. Ne cdo xhep ka nga pak komunizem.
Puna me Franz Helmer dhe kerkesat e tij per kete rol me ka ndihmuar shume per te njohur dhe kuptuar Ionescon. Gjithmone gjendet nje mesatare midis asaj qe regjisori do dhe asaj qe ne bejme konkretisht. Duhet te shkojme ne me kete menyre pune, me kete eksperience qe kemi drejt shijeve te regjisorit. Kjo eshte e domosdoshme.


Marsela Lena Pak shanse per teater, por jam e kenaqur


Kam bashkepunuar me Frantz Helmeri ne komedine George Dandin te Molierit. Atekohe diskutonim per vepra te mundshme te ardhmen dhe ai konkludoi se ishte mire te vihej Leksioni per mesazhin politik qe i fliste kohes dhe vendit tone dhe sepse une i dukesha e pershtatshme per rolin e nxeneses. Personazhi im eshte i ndertuar ne shumellojshmeri situatash. Eshte hera e pare qe dal ne skene me Vasjan Lamin. Pervecse i duhet te me kafshoje veshin ne rol sepse nuk duron qe nuk e degjoj, jashte skenes eshte prape i rrepte, kerkon korrektese ne orare e disipline. Eshte nder per mua qe luaj me nje aktor si ai.
U be kater vjet qe kam mbaruar Akademine e Arteve dhe nuk mund te mos jem e kenaqur me angazhimin qe kam pasur deri tani pare me shanset qe te jep teatri ne Tirane aktualisht.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit