Publikuar me : 19.08.2011 Ne :
Sport - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
F
ederata Shqiptare e Futbollit , në një komunikatë për shtyp të publikuar në faqen e saj të internetit, fajëson tifozët “Tirona Fanatics”, si përgjegjës për aktet e dhunës që rrezikuan të anullonin ndeshjen e Superkupës Skënderbeu – Tirana. Më poshtë, teksti i plotë i deklaratës së FSHF-së:
Komunikatë për shtyp
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë opinionin futbolldashës, median dhe anëtarët e saj në lidhje me incidentet e ndodhura përpara dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë midis “Skënderbeut” dhe “Tiranës”, luajtur më dt. 18 Gusht 2011 në stadiumin “Skenderbeu” te qytetit të Korçës.
Përpara fillimit të ndeshjes, një grup tifozësh të Tiranës kanë tentuar të hyjnë pa bileta në vendin e caktuar për ta ne tribunen perkarshi. Më pas, një pjesë e tyre që ishin vendosur ne stadium ne pjesen e caktuar per ta edhe sipas marrëveshjes me klubet, dolën jashtë stadiumit duke u bashkuar me grupin tjetër të cilët këmbëngulnin të hynin në stadium pa bileta.
Delegati i ndeshjes dhe drejtuesit e FSHF present ne stadium, morën kontakt me drejtuesit e të dy klubeve dhe policine per te siguruar hyrjen normale te tifozeve te Tiranes ne stadium dhe fillimin e ndeshjes. Drejtuesit e Tiranes u garantuan se vendet e caktuara per tifozat e Tiranes mbeteshin ne dispozion te tyre nderkohe sportelet e shitjes se biletave ishin ne funksionim normal.
Megjithekete, ekipi dhe drejtuesit e “Tiranës” nuk pranuan të fillonin lojën me pretekstin se kerkonin vendosjen ne stadium te tifozeve te tyre. Ndërkohë skuadrat kishin dalë në fushën e lojës dhe ishte ekzekutuar edhe himni i flamurit.
Pas insistimit te drejtuesve të Federatës dhe nderhyrjes se presidenteve te klubeve loja filloi me nje ore vonese nderkohe qe grupi prej rreth 200 vete te tifozeve te TIranes ishte instaluar po ne pjesen e caktuar per ta ne tribunen perkarshi.
Dhjetë minuta nga fillimi i ndeshjes, loja u nderpre për shkak se nga grupi i tifozëve te Tiranes u hodhen ne fushe dhe drejt vendeve te tifozeve korcare fishekzjarrë dhe gazlotsjellës. KJo u shoqerua me pas dhe me invadimin e fushes nga tifoze te dy paleve. Pas kesaj, skuadra e Tiranës u largua nga fusha ndersa tifozat e saj dolen nga stadiumi. Pas kumunikimit me Delegatin e ndeshjes, ekipi i Tiranes u rikthye ne fushe dhe loja filloi dhe u zhvillua normalisht deri ne perfundimin e saj.
Federata Shqiptare e Futbollit, thellësisht e shqetësuar për kete ngjarje e cila nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe frymën “Fair Play”, dënon ashper ideatoret dhe e siguron opinionin futbolldashës se kjo ngjarje do të merret ne shqyrtim nga organet e disiplines dhe rregullorja do te zbatohet pa asnje leshim. Ne te njejten kohe, FSHF angazhohet per perpjekje me intensive me klubet, policine, sportdashesit dhe gjithe faktoret e tjere per shmangjen e situatave te tilla ne te ardhmen.
Duke shprehur edhe një herë mbështetjen për lojën e ndershme dhe futbollin e pastër, FSHF bën thirrje per ndergjegjesimin e te gjitheve se akte të tilla demtojne rende imazhin dhe te ardhmen e futbollit tone.
Federata Shqiptare e Futbollit