Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Fule paraqet neser paketen e zgjerimit 2011, Shqiperia nuk ka shprese

Publikuar me : 11.10.2011 Ne : Politike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Të mërkurën, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fule do të raportojë fillimisht në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian dhe më pas do të mbajë një konferencë të posaçme për shtyp, ku do të prezantojë paketën e zgjerimit për vitin 2011. Por çfarë pritet të thotë Fule për Shqipërinë? Vendi ynë ka dorëzuar formalisht kërkesën për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009 dhe duket se do të pritet akoma për këtë gjë ndërsa Serbia, e cila ka dorëzuar një kërkesë të tillë gjatë këtij viti pritet t’i ndizet drita jeshile.

Serbia “merr statusin” kandidat, Turqia vazhdon të “mbetet ende larg” standardeve të BE-së, Kroacia e “gatshme” për të hyrë në union, Maqedonia dhe Mali i Zi dy vendet me “më shumë progres” ndërsa Shqipëria me “progres të kufizuar”, Bosnje Hercegovina vend i “paralizuar dhe me konflikte”, ndërsa Kosova është e kundër e Islandës, vend i cili është i gatshëm të jetë pjesë e unionit – kjo është prognoza për progres-raportin e Komisionit Evropian për vendet kandidate dhe ato potenciale për të qenë anëtare të Bashkimit Evropian.

Disa pjesë të progres-raportit janë zbuluar nga agjencia për lajmeve për BE-së “EuObserver”. Kjo agjenci shkruan se Shqipëria pritet të marrë thuajse të njëjtin raport të vitit të kaluar sepse pak gjëra kanë ndryshuar që atëherë.

AFP raporton se për Malin e Zi pritet të caktohet data për hapjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa për Maqedoninë, e cila ka marrë statusin kandidat që prej vitit 2005, pritet të rihapen për herë të tretë negociata për anëtarësim. Ashtu siç “Euobserver” thotë se Kosova është e kundërta e Islandës, AFP shkruan se Shqipëria është thuajse në të njëjtën situatë me Bosnje-Hercegovinën. “Do të jetë e vështirë të marrësh lajme të mira nga Brukseli”, – citon AFP, Lufti Dervishin, drejtor i Transparency International për Shqipërinë.

 

 

Ndihma e Bashkimit Europian për Shqipërinë në shifra

Shqipëria ka përfituar nga asistenca financiare e BE-së që nga viti 1991. Në total, në periudhën 1999-2010, BE-ja akordoi mbi 565.7 milion Euro për Shqipërinë. Në periudhën 1999-2006, Shqipëria përfitoi 259.6 milion Euro nga asistenca CARDS e BE-së. Që nga viti 2007, CARDS është zëvendësuar me programin e Instrumentit për Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA), në kuadër të të cilit, Shqipëria ka përfituar asistencë në vlerën 306.1 milion Euro, në periudhën 2007-2010.

 

Burim: Raport Progresi Për Shqipërinë Komisionit Europian 2010.

http://www.mie.gov.al/

 

 

FONDET STRUKTURORE TË BASHKIMIT EUROPIAN

Fondet Strukturor të BE-së janë instrumente financiar të krijuar dhe financuar nga Bashkimi Europian për të financuar projekte zhvillimi për në vendet anëtare të BE-së. Objektivat e këtyre fondeve janë reduktim i pabarazisë rajonale për sa i takon pasurisë dhe mirëqenies, rritje e kompetivitetit dhe punësimit dhe mbështetje për bashkëpunimin kufitar. Sot këto fonde përbëjnë 37.5 perqind të bilancit të Bashkimit Europian ose ndryshe 335 miliard euro

 

Burimi:Buxheti i Bashkimit Europian në shifra

http://www.ec.europa.eu

 

SHEMBULL: JA SA KANË PËRFITUAR OSE DO TË PËRFITOJNË DISA RAJONE ITALIANE NGA FONDET STRUKTURORË TË BE-së 2007-2013

Në periudhën 2007-2013 Sicilia ka mundësi të përfitojë 3.7 miliard Euro financime nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal, Puglia 2.6 miliard Euro dhe Campania një shifër të barabartë me 3.9 miliard Euro.

Italia Jugore është një nga përfituesit kryesor nga zbatimi i politikës europiane në fushën e kohezionit. Për të zbatuar programet e parashikuara për periudhën 2007-2013 janë vënë në dispozicion të Jugut të këtij vendi investime të kombinuara kombëtare dhe europiane më një vlerë prej 43 miliard euro.

Vetëm për periudhën 2000-2006 në saj të politikës europiane të kohezionit është bërë e mundur:: financimi I rreth 20000 ndërmarrjeve, nga të cilat 202 të reja, janë projektuar 2400 km hekurrudha, 690 km rrugë automobilistike, janë bërë funksional 63 impiante të rinj për trajtimin e mbetjeve etj, etj.

 

Burimi: Komisioni Europian, Bashkimi Europian në Itali

http://ec.europa.eu/italia/attualita

 

 

BUJQËSIA

Në parashikimin buxhetor 2014-2020 të Bashkimit Europian vetëm për bujqësinë parashikohet

386.9 miliard euro

 

Burimi: EUROREPORTER

http://www.euroreporter.eu

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 81 here.
Totozani  Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falasAvokati i Popullit, Igli Totozani Avokati i Popullit, Igli Totozani, është shprehur se personat që hyjnë në kategorinë e shtresave në nevojë t’i bëhet trajtimi falas përmes ndihmës ligjore . Në tryezën e rrumbullakët mbi perspektivën e ndihmës ligjore në Shqipëri, Totozani kërkoi bashkëpunim të ngushtë të institucioneve. “Institucioni i Avokatit të Popullit, është maksimalisht i angazhuar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore, sidomos garantimin e...Lexo te gjithe artikullin »


» Sekretari i KiE-s vjen neser ne Tirane
» Rama ne Gjermani Dua te beja me shume ndryshime si kryeminister
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri
» Kuvend, neser nisin procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Neser Kuvendi hap procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit
» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit