Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 59 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ardian Fullani
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani bëri sot prezantimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së. Guvernatori u shpreh se objektivi i BSH-së është për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik të vendit.
“Jemi të ndërgjegjshëm për misionin tonë. Objektivi ynë është të ruajmë stabilitetin makro-ekonomik”, u shpreh Fullani. I pranishëm në këtë prezantim ishte dhe ministri i Financave Ridvan Bode, i cili u shpreh që me anë të politikave të ndërmarra u bë e mundur që vendi ynë të kapërcejë krizën ekonomike globale.
“Ne kapërcyem me sukses goditjet e para të krizës pasi patëm një sistem ekonomik të qëndrueshëm si dhe nga politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë. BSH-ja duhet të përmbushë objektivin më kryesor, atë të rritjes ekonomike”, theksoi Bode.