Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Kronike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Një motorr është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorrit, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër tregut industrial të qytetit bregdetar.
Mësohet se pas kësaj përplasje fatale, i plagosuri është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa gjëndja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët kanë marrë në pyetje edhe drejtuesin e furgonit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.