Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Kronike - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një punonjës i policisë rrugore ka mbetur i plagosur sot në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, si pasojë e goditjes nga një motor.
Efektivi i policisë rrugore, Besnik Mustafa, ka qenë duke kryer punën e tij në afërsi të urës së Gjolës, kur është përplasur nga një motoçikletë, e cila drejtohej nga shtetasi Dritan Muça.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.