Publikuar me : 12.02.2012 Ne :
Sport - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Xhek Preçetaj
Kriza ekonomike ka përfshirë vendet më të fuqishme të botës. Duke detyruar banka, industri dhe shtete si Greqia të falimentojnë. Por me sa duket Futbolli, është krejtësisht “indiferent” ndaj kësaj krizeje. Në një kohë ku ekipe si Mançester Siti, Parsi Sën Zhërmen, Malaga, Barcelona, Real Madrid, Çelsi, etj., janë gati të ofrojnë mbi 50 milion euro për të blerë një lojtar. Krizë ekonomike për ta nuk mundet të ketë. Paradoksi vjen nga Spanja. Vetëm pak ditë më parë u bë i njohur lajmi për ofertën prej 40 deri në 50 milion euro, për mbrojtësin brazilian të Milanit, nga ana e ekipit katalanas, Barcelona.
Një ofertë e cila krahasur me vështiresite që po kalon Spanja, është shumë kontradiktore. Por ajo çka ndodh në frontin e ekipeve të sheikëve arab është akoma dhe më e çuditshme. Oferta prej mbi 60 milionësh për lojtar nga më të ndryshëm. PSG në verë bleu nga Palermo Pastoren vetëm 22 vjeç për 46 milion euro. Mançester Siti paguajti afro 40 milion euro për Agueron dhe afro 30 milion euro për Dzekon. Pa përmendur këtu edhe lojtarët e tjerë të cilët përgjithësisht kanë një kosto mbi 15 milion euro. Por duke lënë pas çmimet e transfertave të lojtarëve nga një klub në tjetrin dhe duke parë pagat e individëve të caktuar, habitesh akoma dhe më shumë.
Ekipi i Çeçenisë Anzhi, paguan plot 20 milion euro në vit, rrogë për Samuel Eto. Një shifër e frikshme tek mendon që me 20 milion euro në vit, klube të nivele më të larta se Anzhi paguajnë të gjitha rrogat e futbollistëve në dispozicion. Pas tij vjen lojtari i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, i cili përfiton 12 milion euro në vit. Në vendin e tretë është sulmuesi anglez i Mançester Junaitid, Uejn Runej. Ky i fundit merr në vit 11.5 milion euro. Ndërkohë vetëm vendi i katërt për 3 herë fituesin e topit të artë dhe udhëheqësin e Barcelonës, Lionel Mesi, i cili paguhet 11 milion euro në vit. Lista vazhdon me Yaya Ture (Man. Siiti, 10.8 milion euro/vit), Bastian Shvajstaiger (Bayern Mynih, 9.7 mil euro/vit), Ibrahimoviç (Milan, 9 mil euro/vit), KAKA (Real Madrid, 9 mil euro/vit), Xhon Terry (Çelsi, 9 mil euro/vit), Emanuel Adebajor (Totenhem, 8.4 mil euro/vit), Frank Riberi (Bayern Mynih, 8 mil euro/vit), Fernando Torres (Çelsi, 7.8 mil euro/vit), Stivën Xherard (Liverpul, 7.6 mil euro/vit), Karlos Teves (Man. Siti, 7.6 mil euro/vit) dhe Frenk Lampard (Çelsi, 7.5 mil euro/vit). Të keqen e krizës ekonomike. Futbolli ka një tjetër krizë, atë të idesë ku të shpenzojë paratë e tepërta.