Publikuar me : 22.06.2011 Ne :
Rajoni - 152 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministrat e bujqësisë të 20 vendeve me ekonomi të zhvilluar apo në zhvillim e sipër, kanë filluar një takim dy ditor në Paris, për të diskutuar për mënyrat se si mund të frenohet paqëndrueshmëria e çmimeve të ushqimit.
Franca, e cila po kryeson G20-ën këtë vit, po bën trysni për më shumë rregulla për tregun e mallrave. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka fajësuar spekulantët për inflacionin e çmimeve.
Çmimet e ushqimeve bazike janë gjithashtu duke e rënduar urinë, ndërsa në botë ekzistojnë një nga shtatë persona, apo 925 milion në tërësi, që janë të uritur, të dhëna këto të organizatës Oxfam.