Publikuar me : 17.10.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve të G20-s, të cilët u mblodhën dy ditë më aprë në Paris, i janë drejtuar me një ultimatum Evropës: brenda 23 Tetorit, që përkon me e samitit e ardhshëm të BE-së, duhet të ketë hartuar një plan të plotë për t`i bërë ballë krizës së borxheve, e cila po vë në rrezik ekonominë botërore.
Duke marr parasysh tonet me të cilat është bërë kjo deklaratë përforcohet dhe një herë ideja se sa e vështirë është situata e ekonomisë evropaine.
Sekretari i Thesarit Timoti Gajtner tha se SHBA është e gatshme të mbështesë përpjekjet e Brukselit. “Jemi të përgatitur të mbështesim një strategji efektive në Europë, bashkë me FMN”. Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristina Lagard,pranoi se situata është përkeqësuar.
“Kemi ndjerë rrezikun e infektimit, veçanërisht nga ekonomitë e avancuara në vendet në zhvillim apo ato me të ardhura të ulëta”, tha kreu i FMN-së.