Sali Berisha
Çeshtja e ndertimit te parlamentit eshte domosdoshmeri. Piramida qe perjetesonte kujtimin e diktatorit me te eger tani do ti leshoje vendin parlamentit, tempullit te demokracise.
Komiteti te ngrihet sa me shpejt, ajo do te jete ndertesa me dinjitoze e kryeqytetit. Nje konkurs nderkombetar me studiot me serioze te botes, qeveria do te mobilizoje cdo gje. Komiteti te racionoje kohen cdo dite, ne menyre qe qytetaret ta shohin parlamentin e ri sa me shpejt te ndertuar.
Nexhmije Hoxha, bashkeshortja e ish-udheheqesit komunist
Nexhmije Hoxha perpiqet te duket indiferente per kryelajmin e dites prishjen e piramides, muze i bashkeshortit te saj ne vitet 1988-1990 dhe ndertimin aty te nje godine te re parlamentare. Ka shume kujtime rreth evenimentit qe 22 vite me pare, te fiksuara ne celuloid, por nuk ka ndermend ti beje publike ato, duke i ruajtur me fanatizem si pasuria e vetme qe nuk i eshte shperdoruar apo zhdukur.
Brenga e saj jane qindra objektet e dala nga shtepia mese dy dekada me pare, per te mbushur muzeun per Enver Hoxhen, por qe prej vitit 1991 jane shkaterruar, pervetesuar, apo humbur pa lene gjurme, ndersa vetem familja nuk ka patur te drejte ti rimarre ato si sende personale te ish-udheheqesit te Shqiperise ne vitet 1945-1985.
Piramiden mund ta bejne, ta prishin, sic bene me te gjitha objektet, industrine e mbare vendin, por eshte nje marrezi.
Ne fakt eshte gjynah, sepse eshte nje veper origjinale e pelqyer nga te huajt-thote me trishtim zonja Hoxha per ish-muzeun ne bulevardin Deshmoret e Kombit,ne krah te djathte te selise se qeverise shqiptare. Kjo e fundit eshte e vendosur ti shkoje deri ne fund projektit per te ndertuar aty nje kompleks te ri parlamentar, duke prishur vepren impozante te ndertuar ne vitet 1986-1988, me nje kosto rreth 4 milione dollare.
Kryeministri Sali Berisha, e kish deklaruar kete ide ne hapje te sesionit te ri parlamentar ne shtator, ndersa 140 deputetet u futen ne salle qe sapo ishte rinkonceptuar me nje fond prej rreth 1 milion eurosh.
Qeveria mendon te ftoje firma te juaja per projektin, pak a shume sic beri dy vite me pare me konkursin per godinen e re te kryesia e Kuvendit, por qe deshtoi, edhe pse disa dhjetera mijera euro u shpenzuan per garen dhe fituesit, qe propozuan nje klonim te salles se Bundestagut ne Berlin, pjesa e siperme e te cilit do te dilte mbi ndertesen aktuale ku kishte seline ish-komitetit Qendror I PPSH-se ne vitet e komunizmit.
Deri tani mjaft e kane prishur, dhe nuk e kane mirembajtur. U tha se do ta bejne teater, mire le ta bejne. Ne nuk perzihemi me kete histori, le te bejne cfare te duan-thote gruaja e ish-udheheqesit komunist. Ajo ka te njejtat fjale si Teuta, nusja e djalit te madh te Enver Hoxhes, Ilirit, e cila pak dite me pare perseriti
kerkesen e hershme te familjes Hoxha qe ti kthehen sendet personale te Enver Hoxhes, qe jane dhuruar nga familja per muzeun. Piramida nuk eshte e jona, tonat jane sendet personale qe derguam atje per muzeun-thote Nexhmije Hoxha.
Ajo thote se ishin rreth 600 objekte qe kishte perdorur udheheqesi komunist i Shqiperise dhe qe familja i dha si relike.
Sendet e mbetura jane ende ne nje qoshe te piramides, nje pjese i ka marre Muzeu Historik. Ne i kemi thene muzeut, se sa i mban ti ne bodrum, na i jep neve se i mbajme vete-shprehet zonja Hoxha. Sipas rrefimit te saj jane tere kostumet ushtarake te perdorura nga Enver Hoxha si dhe sendet personale.
Ajo thote se tani ato jane demtuar shume dhe shumica kane dale jashte perdorimit, si kolltuku, jasteku apo sende te tjera personale. Ajo qe ka ndodhur me Piramiden ne qender te Tiranes, zonja Hoxha nuk e shikon si te shkeputur me zhvillimet e tjera.
Ajo thote se metoda te tilla per te shkaterruar gjithcka qe lidhet me emrin e bashkeshortit te saj eshte bere edhe ne shtepine e lindjes se tij ne Gjirokaster. Turistet vijne kastile per te pare dy shtepite me te famshme muze te qytetit te gurte, ate te Hoxhes dhe te Kadarese.
Atje kemi dhene nje senduk dhe disa sende te tjera personale, por ata i kane hequr qe te gjitha reliket dhe tani duan ta bejne vend per te pire kafe, duke e prishur si muze etnografik-thote zonja Hoxha.
Qindra objekte dhe vepra arti ne meshire te fatit dhe te shkaterruara
Sendet e Hoxhes, ne nje qoshe te Piramides
Vendimi per ngritjen e muzeut per Enver Hoxhen ishte marre pas vdekjes se tij ne 1985. Pas rrezimit te sistemit komunist, si shume vende te tjera simbol te ish-udheheqesit komunist, ai u shkaterrrua, ndersa pasuria e tij u grabit, apo u la ne meshire te fatit.
Ne hollin e Piramides ishte nje skulpture mjeshterore e skulptorit te madh Kristaq Rama, ndersa ne seksionet e muzeut kishte me qindra sende personale qe ishin perdorur nga Enver Hoxha, madje edhe nje Fiat i viteve 30 qe ishte perdorur nga Hoxha gjate kohes se ilegalitetit, dhe qe ishte perdorur edhe ne disa filma te realizuar nga Kinostudio Shqiperia e re.
Prej gati 20 vitesh shumica e sendeve te sekuestruara te Enver Hoxhes, figurojne si prona te MTKRS-se, e cila ka nen varesi qendren Kulturore Pjeter Arbnori.
Lista permban 466 grupime te ndara ne 616 kartela me sende te ndryshme ne nje ose me shume kopje. Ne te gjen qe nga karriget e kashtes, tavolinat e gdhendura ne dru apo te lara ne ar, me koke luani apo me motive floreale, deri te bisturite, orat e shtrenjta te dores, portofolet, ditare, xhamadane tropoje, kostume ushtarake, pallto e cizme me gezof, qeleshe, pardesy, ore xhepi me qostek, radio dore me tranzistor, diktofone, kalendare elektronike.
Per te vecuar ketu nje tjeter kategori si oret firmato Seiko, stilolapsat e pafund te markave me ne ze te kohes Pelikan, Aurora, etj., te dhuruara nga personalitete te ndryshme per Hoxhen, deri tek takemet e argjendit, e bronzit dhe punimet e shumta te artistikeve, apo vepra autoriale te artisteve te njohur shqiptare.
Me tej lista vazhdon me emertimet e tjera te objekteve te sekuestruara te Enver Hoxhes dhe numrin e tyre si hyrje ne magazine ku mund te permendim dylbi te vogla per teater, pipa druri te llojeve te ndryshme, me kellefe e pa kellefe, me gdhendje apo te thjeshta, deri te gjerat me te thjeshta si mbajteset e cigareve, filtrat, kutite e shkrepseve e cakmaket, blloqet e shenimeve ne lekure, kartvizitat, etj.
Nder librat, me interesante jane nje sere autoresh franceze, botime te viteve 1902-1927, por edhe botime te tjera ne gjuhen arabe, angleze, etj. Me tej inventari i pasurise se sekuestruar te Enver Hoxhes vijon mes te tjerash me kuti te ndryshme metalike, apo te lara ne ar e argjend, nga vendi, Kina, Rusia, si dhe dhurata te tjera te kesaj natyre.
Nje kategori e rendesishme, se ciles nuk i dihet fati dhe as destinacioni se ku kane perfunduar pas sekuestrimit, eshte ajo e bizhuve, takemeve te lara ne ar, apo veshjet e shtrenjta, copat e mendafshta, zinxhiret e argjendte e te arte, unazat me gure te cmuar.
*******************************************
Ish-presidenti, kunder idese se kryeministrit
Alia Smund te prishesh nje gje per te ndertuar nje tjeter
Vendimi per prishjen e ish-piramides dhe per te ndertuar ne vend te saj nje Parlament te ri eshte cilesuar nga presidenti i fundit i komunizmit, Ramiz Alia, si vazhdim i veprimeve qe po ndermerren prej kohesh sa here qe ne pushtet eshte Berisha.
I kontaktuar nga Shekulli ne lidhje me kete ceshtje, Ramiz Alia eshte shprehur se ka ndjekur ne distance te gjithe debatin dhe se eshte ne dijeni te asaj qe po ndodh.
Per mendimin tim, te shkaterrosh nje gje per te ndertuar nje gje tjeter nuk mund te jete e mire. Çfare mund tju them tjeter une per kete ceshtje, ju po i shikoni vete gjerat,- tha duke buzeqeshur ish-presidenti Ramiz Alia.
Ai eshte nje nder personat qe eshte marre direkt me ndertimin e piramides ne qender te Tiranes por tashme ka vendosur te qendroje larg debatit ne lidhje me kete ceshtje, edhe per faktin qe qeveria dhe parlamenti e kane marre vendimin e tyre dhe askush nuk mund ta zhbeje kete vendim.
*********************************
Muje Bucpapa, drejtor i QNK-se thote se ka deshtuar projekti i shnderrimit ne teater
Pandeli Majko Prishja e piramides, e turpshme
Pas dy vitesh kur ne Shqiperi do festohet 100-vjetori i pavaresise, deputetet e Kuvendit te Shqiperise do te mblidhen ne nje parlament te ri, - shkruan BBC ne shqip ne nje artikull te diteve te fundit, duke shtuar Vendin e ish-Piramides, ish-muzeut te diktatorit komunist Enver Hoxha do ta zere ndertesa e re e Parlamentit te Shqiperise.
Ne fillim ishte grupi parlamentar i Partise Demokratike qe ne Kuvend zgjodhi vendin ku sot eshte e ashtuquajtur piramide per te ndertuar kete ndertese.
Kryeministri Berisha nderkohe tha se nuk mundet qe ne mes te Tiranes te nxije piramida e ndertuar per te perjetesuar sipas tij, kujtimin e diktatorit me te eger te Evropes se pas luftes.
Ne bisedimet paraprake, pala tjeter ishte dakord ne te gjitha, por me pas nje ze na vjen nga piramida dhe ata nuk mund ta pranojne. Megjithate parlamenti do te jete, i gjithe shqiptareve, nje nga ndertesat me te bukura me moderne te kryeqytetit dhe do te behet cdo gje qe ta inaugurojme ne nderim te 100- vjetorit te pavaresise se vendit, ne nderim dhe respekt te madh te atyre burrave, - deklaroi Berisha.
Por, ish-kryeministri socialist Pandeli Majko thote se nuk po prishet ish-muzeu i diktatorit komunist Enver Hoxha, por po prishet Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori.
Mendoj se nese do ta shikonim nga pikepamja e simbolikes, pra po prishim nje simbol te komunizmit per te vendosur nje simbol te demokracise, me e pakta fjale qe mund te them eshte se kjo qe po behet eshte e turpshme.
Mendoj se piramida perben nje veper te arrire arkitekturore dhe qe ne thelbin e vet, duke marre me pas emrin Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori, ka te gjithe simboliken e nderthurjes se asaj qe ka qene me ate qe ka ndodhur ne Shqiperi.
Eshte i njohur fakti qe Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori do te jete shume funksionale, eshte investuar nga ana e disa qeverive per te ndertuar atje nje teater kombetar te ri dhe mendoj se cdo diskutim i natyres qe a duhet te qendroje si simbol i komunizmit, duhet perfunduar ketu, - deklaroi Pandeli Majko.
Por, Mujo Bucpapa, drejtor i Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori thote se ka deshtuar tashme projekti i shnderrimit te kesaj qendre ne nje qender te performimit te arteve.
Megjithese eshte nje vendim qe ka sjelle debate, pervec te tjerash, edhe pse Tirana eshte e zhveshur nga institucionet e kultures dhe po pritej qe te perfundonte ky projekt, une personalisht kam investuar prej 4 vitesh per nisjen e tij, per nxitjen, per nxjerrjen e atyre fondeve dhe perfundimin e saj.
Por kam pare me shume deshperim qe edhe pas dy vite e gjysme, me shume qe ka filluar, rikonstruksioni, rindertimi apo pershtatja nese mund ta quajme e ish-piramides ne nje qender te performimit te arteve.
Punimet kane shkuar rreth 30perqind dhe thuajse ishin ne nje prag te deshtimit te plote dhe nuk po shikonim nje fund te ketij projekti, -thote Muje Bucpapa, drejtor i Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori, i cili perkrah vendimin e qeverise shqiptare dhe te grupit parlamentar Demokrat per ngritjen e Parlamentit te ri ku sot eshte muzeu i diktatorit komunist Enver Hoxha.
Nje simbol i diktatures sic ishte ndertuar piramida, pra per te ushtruar pushtetin e njeshit dhe pushtetin absolut mbi qytetaret po shnderrohet ne nje simbol domethenes mbi te cilin bazohet demokracia liberale, sic eshte parlamentarizmi dhe fryma qytetare, si nje pushtet pluralist i perfaqesuar nga deputete te zgjedhur nga zgjedhje te lira.
Njekohesisht po ndertohet nje ndertese, parlamenti ne 100-vjetorin e Pavaresise cfare permban mesazhe shume te forta dhe zhvillime te rendesishme jane duke e pritur kombin shqiptar ne keto vite qe po vijne dhe ky parlament. Shpresojme qe te jete nje zgjidhje e bukur arkitektonike qe te qendroje dhe ti sherbeje vendit dhe kombit per 100 apo 200 vjet sic ka ndodhur me te gjitha parlamentet e tjera.
Nje arsye tjeter ka qene sepse kjo piramide ishte ndertuar si nje muze per ish-diktatorin, jo thjesht se ajo mori nje simbolike politike dhe qe sic konsiderohej si nje varr per ish-diktatorin dhe shpeshhere krijonte nje fare alergjie per shumicen qytetaret e Tiranes.
Menyra se si ishte ndertuar me nje baze shume te gjere dhe me nje lartesi te ulet, jo ne perjetesim te drejte me gjeresine e saj, pra ngjante gati e shemtuar dhe nga ana e tjeter kishte koeficientin me te ulet te shfrytezimit, nje ndertese prej 5-6 mije metrash katrore.
Kishte nje mbyllje ne forme piramidale qe jepte nje koeficient 15 apo 20perqind qe per inxhinieret dhe per tekniket ishte gati e paperfytyrueshme.
Por, per ish-kryeministrin Pandeli Majko, deputet i Partise Socialiste ne Kuvendin e Shqiperise, thote se aq me pak per simbolike kjo ndertese nuk duhet prishur.
Nese duhet te ecim me kete logjike qe duhet te prishim simbolet e se kaluares, sidomos nese dikush na frikesohet se mos shikon simbolin dhe na behet nostalgjik, atehere une po ju sjell nje shembull paralel te arkitektures.
Ju e dini shume mire se simboli i universitetit shqiptar qe eshte korpusi i inxhinierise politeknike eshte i ndertuar nga italianet, ne periudhen e fashizmit.
Aty eshte e qarte se ka shenjen M te Musolinit. Ne jemi qeverisur nga komunistet me dogmatike te lindjes. Arsyeja eshte se pse duhet te hiqemi ne me dogmatike se ata qe kane qeverisur duke krijuar nje diktature ne Shqiperi.
Ju e dini shume mire qe bulevardi Deshmoret e Kombit se bashku me stadiumin Qemal Stafa nga arkitektet italiane eshte ndertuar per te pasur pak a shume simbolin e sepates fashiste. Ne Lapardha ka qene nje grup pallatesh qe shenonin Viva Duce.
Por, keto nuk u prishen nga komunistet pavaresisht se ishin me dogmatiket e Lindjes, pasi mendoj se eshte prevaluar, eshte mbivendosur ndergjegjja shteterore. Ne kete pike mendoj se menyra e diskutimit qe per te prishur nje simbol te komunizmit duhet te ndertojme ketu nje simbol tjeter te demokracise nuk qendron.
Perkundrazi, eshte nje mekanizem, eshte nje artificializem, i cili sic e thashe qellimin kryesor e ka te godase median dhe te vazhdoje nje histori te re te dhe te vjeter te perdorimit te komunizmit shqiptar, nga ata qe ne periudhen e komunizmit nuk kane folur, perkundrazi kane heshtur, kurse te tjeret jane denuar per lirine e fjales. Prandaj mendoj se piramida me emrin e Pjeter Arbnorit e meriton te mos prishet.
Historiani Fatos Baxhaku thote se percaktues ne kete vendim duhet te jene arkitekte, ndersa per sa i perket atij si historian...
Ne kemi pasur 20 vitet e fundit nje tendence per te hequr gjerat qe na lidhin me vitet para 90-es. Duket sikur kemi nje lloj turpi per ate kohe, qe si ka mundesi qe ne e perjetuam ate kohe, e mbrojtem ate kohe dhe keshtu me radhe.
Ne kete kuptim, luftojme simbolet e saj, qe nga monumentet e ish-diktatorit dhe bashkepunetoreve te tij, madje edhe tek bustet e deshmoreve shkon kjo pune.
Domethene nuk merren me thelbin e problemit, nuk e zhdukin diktaturen ne mbeturinat e saj qe vazhdojne te jehojne ne jeten tone te perditshme, por ne simbolet qe ajo perfaqeson.
Ne kete kuptim, edhe mua vete personalisht nuk me ka pelqyer ndonjehere ajo arkitekture e lavdishme e piramides. Megjithate, une mendoj se ne jemi nje shtet relativisht i varfer dhe te bejme tani shembjen e nje godine e cila popullit shqiptar i ka kushtuar me miliarda dhe te harxhojme po aq miliarda per te ndertuar nje seli tjeter, nuk e di se si do te jete ajo, do te jete po aq e bukur, po aq marrezisht dhe jo e lavdishme.
Me duket nje gje e tepruar dhe jo ne kohen e duhur, ne kuptimin edhe ekonomik te fjales, Fatos Baxhaku.
Debati per ngritjen e parlamentit te ri te vendit ne vendin ku sot eshte ish-muzeu historik i diktatorit komunist Enver Hoxha pritet te zere vend edhe ne sallen e parlamentit te Shqiperise.