Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gardisti i 21 janarit nuk eshte me ne qeli

Publikuar me : 25.09.2011 Ne : Kronike - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flamur Vezaj /  Lindita Çela


TIRANË- Efektivi i Gardës së Republikës, i akuzuar si njëri nga vrasësit e demonstruesve më 21 janarit, shtetasi Sadik Çela i njohur ndryshe edhe si dajua i kryeministrit Sali Berisha, që u arrestua pak ditë më parë bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë, ka lënë qelinë. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, sipas të cilëve, punonjësit e Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tre ditë më parë e kanë dërguar në ambientet spitalore shtetasin Sadik Çela sepse nuk ndihej mirë me shëndet. Jo në spitalin e burgut por në Spitalin Ushtarak. I paraburgosuri Çela është dërguar kështu nga qelia e frohtë e burgut në ambientet spitalore, ndërkohë që po i afrohet fundi masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për të.

Kjo masë u dha më 11 Shkurt 2011 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. Por, pas 20 ditëve izolim, ishte Gjykata e Apelit e cila vendosi lirimin e gardistit Çela dhe dy shokëve të tij me masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje”. Për këtë vendim, Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë e cila pak ditë më parë vendosi kthimin në qeli të gardistit Çela. Ndërkohë, po kjo Gjykatë në maj të këtij viti kishte vendosur lënien në fuqi të vendimit të Apelit për gardistët bashkëpunëtor të Çelës, shtetasin Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli.

Tek dera e dhomës së pacientit Çela, mësohet se qëndrojnë 24 orë dy efektivë policie të armatosur. Burimet zyrtare të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, të pyetur për këtë fakt, ngritën dyshime për gjendjen shëndetësore të gardistit Çela. Ata dyshojnë se transferimi i gardistit Çela nga paraburgimi në dhomat e Spitalit Ushtarak, është bërë vetëm për faktin që efektivi i Gardës së Republikës të mos qëndroj në qeli. “Deri më tani, zyrtarisht ne nuk kemi marrë ndonjë njoftim apo shkresë ku tregojnë transferimin e të dyshuarit Sadik Çela nga dhomat e paraburgimit në ambientet e Spitalit Ushtarak. Nuk e dimë gjendjen e tij shëndetësore, por, dyshojmë se transferimi i tij është bërë vetëm për faktin e mos qëndrimit të tij në qelinë e burgut, deri ditën që do të dal sërish para Gjykatës së Shkallës së Parë për vleftësimin dhe caktimin e një mase të re sigurie”- thanë burimet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Gardisti Çela, ditën e demonstratës së 21 Janarit 2011 së bashku me gardistët Agim Llupo (i arrestuar), Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Agron Malaj ishin caktuar si grupi i “zjarrit” thënë ndryshe ishin të vetmit persona që do hapnin zjarr nëse do të cenoheshin institucionet shtetërore, konkretisht kryeministria. Por, edhe pse demonstruesit nuk hynë brenda ndërtesës, efektivët e Gardës së Republikës, konkretisht grupi i “zjarrit” qëlluan drejt turmës së demonstruesve me 118 plumba luftarakë, ku për pasojë gjetën vdekjen Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika si dhe u plagosen 6 të tjerë.

 

Familjarët në Spitalin Ushtarak: Nuk mund t’i flisni, hajdeni pas disa ditësh

Një infermiere pasi më mat nga koka të këmbët ëm thotë se “pacienti Sadik Çela” ndodhet në pavionin e kirurgjisë së Spitalit Ushtarak në dhomën nr 11. Hyrja në dhomën e këtij pavioni nuk është aspak e vështirë, megjithëse tre efektiva të forcave të ndërhyrjes së shpejtë shihen tek dera. Po kaq të lehtë për të hyrë dhe për të dalë nga dhoma e  kanë edhe familjarët, edhe pse Çela në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë  është nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në dhomën 11 të Pavionit të Kirurgjisë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, është fare e qartë që vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ka kurrfarë fuqie ligjore. Kërkojmë të shohim dhe të takojmë “për një prononcim” gardistin e shtruar.

“E ka të pa mundur të flasë. Nuk mund të komunikojë me askënd, është shumë rëndë. Nëse bëhet më mirë, jeni të mirëpritur”- më thotë një i afërm i gardistit pasi stepet dy tre sekonda kur i them që quhem Lindita Çela dhe jam gazetare e Shekullit.

Ai duket se bën roje më shumë se efektivat e policisë në dhomën e Sadik Çelës. Sipas familjarëve 45 vjeçari Sadik Çela ka probleme me zorrën e trashë dhe për shak të komplikacioneve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Mbetet pa përgjigje përse Sadik Çela nuk është dërguar në spitalin e burgut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por në Spitalin Ushtarak. Familjarët thonë se gardisti do të qëndrojë i shtruar në këtë pavion për të parë ecurinë e gjëndjes së tij shëndetësore.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se: “Personi nën hetim, Sadik Çela, është njeri nga efektivët e Gardës së Republikës që ishte i armatosur me “armë zjarri krahu” dhe që bënte pjesë në grupin e mbështetur të efektivit të Gardës së Republikës për ruajtjen e institucionit të Kryeministrisë. Rezulton se kanë mbetur të vrarë tre demonstrues e pikërisht shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda, ndërsa më vonë ka vdekur në spital (në Turqi) shtetasi Aleks Nika. Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar se vdekja e këtyre shtetasve gjatë demonstratës ka ardhur si rezultat i goditjes me armë zjarri, pasi secili prej tyre ka marrë nga një plumb. Pas ekspertimit balistik të të gjitha armëve të efektivave të gardës është vërtetuar se nga 131 gëzhojat e gjetura në vendngjarje, brenda rrethimit të Kryeministrisë dhe kryesisht në pozicionet ku ishin vendosur rojet e Gardës së Republikës, 117 prej tyre janë qitur nga 51 automatikë 9 mm të sekuestruar tek Garda e Republikës. Po sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, hetimet konkludojnë se: ekziston një “dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova” që ndaj tij të caktohet një masë sigurimi personal në funksion të hetimit të çështjes. Nisur nga këto hetime Gjykata e ka vendosur  rikthimin në qeli të gardistit Sadik Çela duke e konsideruar atë si një afat të mjaftueshëm dhe të arsyeshëm për organin e akuzës me qëllim që të kryejë veprime hetimore për individualizimin e përgjegjësisë penale të personit nën hetim Sadik Çela në lidhje me pasojën e ardhur në ngjarjen e 21 Janarit 2011.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 50 here.
Durres, grabitje me arme ne mes te qytetitËshtë grabitur në mes të ditës një pikë këmbimi në qytetin ë Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 15.00 në afërsi të vendit  të njohur  si ish-Lulishtja Grabitje me arme, foto arkiv 1 maj, ku ndodhet edhe tregu i dollarit  ku janë instaluar shumë axhensisë këmbimi. Nga të dhënat ë marra janë grabitur 40.000 euro në një pikë ku shërbenin 2 vetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe se person i grabitur...Lexo te gjithe artikullin »


» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer
» Papa ngushellim per tragjedine e Himares
» Ambasadorja e re e Frances viziton Shkodren
» Elbasan, bie ne kontakt me rrymen elektrike, vdes 62-vjecari
» Hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes 41-vjecarja
» Ballsh, 20-vjecari vetehelmohet me fotoksine
» Greqi, operacioni “Fshesa” kthen 9 shqiptare
» Pezullohet licensa e “Kristal-it”
» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit