Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gati kontrata e re, si do zgjidhen mosmarreveshjet me CEZ-in

Publikuar me : 06.09.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

CEZ Shpërndarja do të dëmshpërblejë qytetarët në rastet e dëmtimit të orendive shtëpiake për shkak të luhatjeve të tensionit. Kontrata e re e energjisë elektrike midis kompanisë dhe konsumatorëve e propozuara nga ERE ka një klauzolë të veçantë për këtë çështje duke përcaktuar me detaje edhe detyrimet dhe përgjegjësitë e palëve.

Draft-kontrata u diskutua dje në një tryezë të organizuar nga Enti Rregullator i Energjisë, për të marrë edhe mendimin e palëve të interesuar para miratimit të plotë të saj. Data e hyrjes së saj në fuqi është shtyrë disa herë, ndërkohë që me shumë gjasa ajo pritet të fillojë së zbatuari që prej ditës së parë të vitit të ardhshëm. Në rastet e dëmtimit të pajisjeve, kontrata parashikon dëmshpërblimin automatik të kompanisë pas verifikimeve në terren, ndërkohë që CEZ Shpërndarja sugjeron që dëmshpërblimi të mos jetë automatik, por pas një vendimi të gjykatës.

Një pikë tjetër e rëndësishme e kontratës është kamatëvonesa për ata që e paguajnë faturën jashtë afateve të përcaktuara. Aktualisht, qytetarët penalizohen 0.5 për qind të vlerës së faturës për çdo ditë të kaluar pa paguar, me kushtin që vlera e penalizimit të mos jetë më e madhe se shuma e faturuar.

Nga ana e saj, ERE ka propozuar uljen e penalizmit, duke e bërë 0.1 për qind për qind të vlerës së faturës për çdo ditë të kaluar, me kushtin që shuma totale të mos kalojë më tepër se 50 për qind e faturës. Ishte pikërisht kjo një ndër pikat më të kundërshtuara nga CEZ Shpërndarja, përfaqësuesit e të cilës shprehen shqetësimin se një lehtësim i tillë t’i shtynte qytetarët drejt mospagesës së faturave. Pjesë përbërëse e kësaj pike të kontratës është edhe afati kohor për shlyerjen e faturës së energjisë elektrike.

Nga ana e saj, CEZ Shpërndarja kërkoi ndryshimin e praktikës aktuale të pagesave duke bërë që detyrimi i shlyerjes së jetë 30 ditë duke filluar nga data kur abonenti është faturuar. Aktualisht, abonentët kanë afat limit për shlyerjen e faturës fundin e muajit pasardhës. Kamatëvonesa fillon pasi të ketë kaluar ky afat. Në thelb, propozimi i CEZ Shpërndarjes shkurton afatin kohor brenda të cilit duhet paguar fatura.

Një tjetër problem, të cilin kontrata synon ta zgjidhë është ai i mbifaturimeve, ku në mjaft raste qytetarët dyshojnë se në faturat e tyre rezulton energji e faturuar, të cilën ata nuk e kanë harxhuara. Këtë rast, kontrata e paraqitur nga Enti Rregullator i Energjisë e zgjidh në këtë formë: Nëse dyshon se është mbifaturuar, qytetari ankohet tek CEZ Shpërndarja, nëse nuk gjen zgjidhje ai mund t’i drejtohet edhe ERE-s.

Pagesa e faturës pezullohet deri në shqyrtimin e çështjes. Nëse pas verifikimeve del që qytetari ka të drejtë, CEZ Shpërndarja kompenson atë duke zbritur energjinë e mbifaturuar nga faturat e muajve të mëpasshëm, nëse kompania ka të drejtë qytetari paguan faturën. Në lidhje me këtë, CEZ Shpërndarja kundërshtoi pezullimin e pagesës deri në verifikimin e pretendimit të qytetarit duke këmbëngulur në faktin se fatura duhej paguar dhe më pas të niste verifikimi.

Kompania zhdëmton abonentin në rast të dëmtimit të pajisjeve nga luhatja e tensionit. Nëse problemi vjen nga KESH apo OST, janë ata që paguajnë dëmin

Abonenti nuk paguan faturën deri në shqyrtimin e ankesës së tij në rastet kur ai pretendon se është mbifaturuar

Abonenti duhet të paguajë faturën deri ditën e fundit të muajit ku ndodhet. Në të kundërt aplikohet kamatë vonesë. Kamata është sa 0.1 për qind e vlerës së faturës për çdo ditë vonesë

Kompania duhet të lajmërojë 24 orë para abonentët në rastet e shkëputjeve të planifikuara të energjisë elektrike

Abonenti duhet të mbrojë matësin nga dëmtimet e mundshme

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit