Gazsjellesi perfshin 143 zona kadastrale, sot raundi i dyte i negociatave me ministrine
Publikuar me : 13.12.2011 Ne :
Politike - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

( I përditësuar)- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) bënë të ditur se sot do të zhvillohet raundi i dytë i negociatave për projektin e gazsjellësit Trans- Adriatika- Pipeline (TAP).
Sipas METE-së sot në orën 17: 30, do të ketë një prononcim për mediat lidhur me fillimin e projektit “Për rritjen e kapaciteteve të qeverisë shqiptare për infrastrukturat e Mëdha të Gazit”, i cili financohet nga qeveria Zvicerane dhe qeveria Norvegjeze.
Sipas infromacioneve te fundit TAP do të ketë një territor prej 200km në vendin tonë, i cili do të përfshijë dhe 143 zona kadastrale.
*****
TAP, shqyrton dosjet e pronarëve shqiptarë për ndërtimin e gazsjellësit
Përfaqësuesit e projektit të gazsjellësit Trans- Ardiatik në Shqipëri kanë filluar të bëjnë përgatitjet për selektimin e territorit shqiptarë, i cili do të përdoret për ndërtimin e gazsjellësit.
Lajmi është bërë i ditur nga njëri prej drejtuesëve të projektit TAP për Shqipërinë Albert Haak, për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve UPI.
Sipas Haak është nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë shqiptare, sipas së cilës përfaqësuesit e projektit në vendin tonë, kanë akses në të gjitha informacionet e pronarëve të tokave. Në bazë të kësaj marrëveshje Trans- Adriatika do të zgjedh dhe territorin më të përshtatshëm për ndërtimin e gazsjellësit.
“Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi të dhëna të sakta në lidhje me pronarët, apo dhe përdoruesit e territorit që do të shfrytëzohet. Kjo për arsye që të organizohen negociatat për kompensimet. Të gjitha këto të fundit me transparencë të plotë ligjore”, sipas UPI-së, kështu është shprehur Albert Haak në një deklaratë për mediat.
TAP do ta lëvizë gazin natyror nga rajoni i Kaspikut në tregjet evropiane. Kjo do të fillojë në afërsi të Selanikut, Greqi, duke kaluar më pas përmes territorit shqiptarë, nëpër detin Adriatik dhe të arrijë në fund, bregun në jug të Italisë. TAP mund bëhet realitet në vitin 2017.