Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Genc Pollo Regjistrimi i Popullsise, ligji miratohet brenda javes

Publikuar me : 29.06.2011 Ne : Politike - 241 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Qeveria shqiptare ka miratuar me një urgjencë të pashpjegueshme shpejtimin e procedurave për ligjin e regjistrimit të popullsisë mbi bazë të etnisë dhe fesë. Ajo ka bërë disa ndryshime për “t’i hedhur hi syve” kundërshtuesve të këtij ligji dhe tashmë e ka dërguar në parlament. Kalimi i projektligjit me procedurë të përshpejtuar do të thotë që brenda pak ditësh ai do të miratohet në parim nga të gjitha komisionet parlamentare dhe, sipas të gjitha gjasave, javën tjetër miratohet përfundimisht. Kjo procedurë përshpejtohet edhe nga mungesa e opozitës në parlament.

Ndryshimi i parë i bërë nga qeveria në këtë projektligj është ai i emrit. Që tani nuk do të quhet më regjistrimi i popullsisë por “censusi”. Sipas qeverisë, census nënkupton mbledhjen e informacionit me anë të pyetësorëve. Projektligji përcakton se të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët në çastin e regjistrimit ndodhen në territorin e Shqipërisë, janë të detyruar të japin në mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme informacionin e përcaktuar si të detyrueshëm në pyetësorët. Të dhënat e mbledhura nga censusi nuk do të përdoren për hartimin e listave zgjedhore si dhe për pasurimin e regjistrave të gjendjes civile. Por, sipas nismëtarit të këtij projektligji dhe ministrit përgjegjës, Genc Pollo, ndryshimet që do të realizohen këtë muaj në ligjin për regjistrimin e popullsisë nuk kanë lidhje me Regjistrin Kombëtar Civil. Pollo tha se të dhënat që do të përftohen nga anketimi do të kenë vetëm kuptim statistikor dhe nuk mund të lidhen me identitetin e personit apo të banesës.

Ky projektligj është mbështetur fuqimisht nga qarqet pro greke në Shqipëri dhe është kundërshtuar nga historianë e juristë. Këta të fundit janë shprehur absolutisht kundër vetëdeklarimit të kombësisë. Madje ata kanë akuzuar qeverinë se po zbaton një marrëveshje të vjetër me Greqinë për të shtuar artificialisht numrin e minoritarëve. Historianët dhe juristët janë shprehur se është e jashtëligjshme që njerëzit të përcaktojnë vetë kombësinë e tyre, pasi ndryshimi i kombësisë bëhet vetëm nga gjykatat. Për këtë çështje Pollo është shprehur se qeveria e ka gjetur zgjidhjen duke dënuar me 100 mijë lekë gjobë ata që japin të dhëna të rreme. “Projektligji parashikon edhe një gjobë për këdo që shkel normat ligjore apo për cilindo që bën deklaratë të rremë në procesin e censusit. Spekulimet që kanë bërë personazhe të ndryshëm, me natyrën dhe përmbajtjen e këtij projektligji janë thjesht të pavërteta”, tha ministri Pollo. Për miratimin e këtij ligji, qeverisë i duhen edhe dy votat e çamëve. “Ne do të votojmë ligjin për regjistrimin e popullsisë, por vetëm me një kusht që nuk do të ketë në formular pyetje me vetëdeklarim të pabazuar në fakte dhe në prova për kombësinë dhe fenë. Nëse një ligj që përmban pyetje të tilla do të votohet do të jetë antishqiptarizma më e madhe që do të bëj ky parlament” , tha deputeti çam Dashamir Tahiri.

Përpara seancës së djeshme parlamentare, në dyert e kuvendit ishin mbledhur qindra aktivistë të Aleancës Kuqezi, të cilët kundërshtojnë miratimin e projektligjit. Ata kundërshtuar procedurën e ndjekur nga parlamenti për miratimin me shpejtësi të një projektligji të tillë në një kohë kur Aleanca ka dorëzuar në Kuvend një projektligj të firmosur nga më shumë se 20 mijë njerëz, të cilët kërkojnë ndryshimin e ligjit në fjalë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 81 here.
Totozani  Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falasAvokati i Popullit, Igli Totozani Avokati i Popullit, Igli Totozani, është shprehur se personat që hyjnë në kategorinë e shtresave në nevojë t’i bëhet trajtimi falas përmes ndihmës ligjore . Në tryezën e rrumbullakët mbi perspektivën e ndihmës ligjore në Shqipëri, Totozani kërkoi bashkëpunim të ngushtë të institucioneve. “Institucioni i Avokatit të Popullit, është maksimalisht i angazhuar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore, sidomos garantimin e...Lexo te gjithe artikullin »


» Sekretari i KiE-s vjen neser ne Tirane
» Rama ne Gjermani Dua te beja me shume ndryshime si kryeminister
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri
» Kuvend, neser nisin procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Neser Kuvendi hap procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit
» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit