Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Genjejne per dashurine

Publikuar me : 29.04.2011 Ne : Kulture - 367 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pas ndarjes me njeriun qe priste te martohej, Deni, nje kirurg plastik i suksesshem, i shmanget angazhimeve serioze sentimentale, duke u shtirur sikur ishte i martuar. Unaza ,qe nuk e heq nga gishti, jo vetem nuk e pengon ne aventurat e tij, por e ka bere edhe me terheqes per femrat.


Kur njeh 23-vjecaren Palmer, kirurgu nderron mendje per jeten qe bente deri tani. I pelqen te kete nje lidhje dashurie me te. Heq unazen, por gjurmet mbeten. Shenja ne gisht nuk i pelqen te rese. Gjate nje fundjave ne Hawai vajza zbulon unazen e marteses.


Per ti bere qejfin Palmerit, Deni shtriret se eshte i divorcuar. Ajo veshtire ti besoje dhe kerkon ta degjoje te verteten nga goja e ish-gruas. Madje nuk pranon te qendroje me me te, pa takuar me pare ish gruan. Per ti shpetuar andrallave, Deni i pergjerohet asistentes se tij, Katerines, qe te luaje rolin e ish-gruas dhe keshtu rrjeti i genjeshtrave vetem zgjerohet e zgjerohet.


Por ai nuk eshte i vetmi qe genjen ne kete histori. Çfare ndodh? Zbulojeni ne komedine romantike Just go with it, qe shfaqet kte jave ne kinemane Millenium. Me regji te Dennis Dugan, skenar te Allan Loeb, Timothy Dowling, prodhim i ketij viti i Columbia Pictures.


Ky film eshte bazuar mbi nje prodhim te meparshem, ne filmin Lule Kaktusi me regji te Gene Saks, i realizuar ne vitin 1969. Aktorja Goldie Hawn eshte vleresuar me nje Oscar per realizimin e rolit te Palmerit ne kete film.


Just go with it vjen ne Tirane ne kinemane Millenium dy muaj pas premieres amerikane. Edhe kete here, regjisori Dennis Dugan ia ka besuar rolin e protagonistit aktorit te njohur te komedise Adam Sandler, me te cilin vitet e fundit ka bashkepunuar per filmat Grows Up, You dont Mess with the Zohan, I now pronounce you Chuck&Larry etj.


E ka pare te pershtatshem per rolin e Denit, ketij beqari te pakorrigjueshem, qe admiron grate e bukura. Po cfare ka thene per kete rolin qe i kane caktuar vete Sandler? Si mendon ai per personazhin dhe kete jete plot telashe?


Eshte teper e thjeshte qe te grate joshen nga burrat e martuar apo te fejuar. Edhe sepse shume prej tyre ankohen duke u thene se martesa e tyre nuk shkon aspak mire, se ajo e trajton keq ose e tradheton. Ne nje situate te tille atyre u zgjohet interesi dhe mendojne se jane duke shpetuar nje njeri.


Ato veprojne ne kete menyre pa menduar se i bejne keq dikujt e ne fakt i bejne keq vetes. E keshtu lindin personazhe si Deni, i cili duke kuptuar sesi shkojne keto pune, shpik nje martese te rreme pikerisht per ta perdorur si nje justifikim kur ti duhet me shume kohe per veten ose per ti dhene fund nje lidhjeje kur nuk funksionon.


Partnerja qe e ndihmon Denin ne aventurat e tij eshte Katerina, nje rol per te cilin eshte zgjedhur aktorja Jennifer Aniston. Ne rolin e vajzes tunduese (Palmer) eshte Brooklyn Decker aktore dhe modele amerikane. Regjisori Dugan ka rikthyer pas shume vitesh ne filmin komedi aktoren Nicole Kidman, ne rolin e Devlin Adams. Kidman duket e kenaqur edhe me kasten e tjere te aktoreve me te cilet interpreton.


Ka bashkepunuar me Adam Sandler-in te Saturday Night Live dhe ne nje interviste dhene per mediat e huaja ajo shprehet Adam me mori ne telefon dhe me tha Shiko, kam nje rol antipatik, deshiron ta besh?. Keto filma me pelqejne shume dhe kam punuar vite me pare me te. Eshte mjaft i zoti dhe e vleresoj per oferten. Me pelqen shume qe te interpretoj komedi, edhe pse nuk me kerkojne shpesh per kete gjini.


Kinema Millenium iu fton kete jave te ndiqni kete komedi romantike mbi dashurine, besimin, tradhtine dhe genjeshtren.

Skeda e filmit


Titulli Just Go with It
Gjinia Komedi, Romance
Kohezgjatja 110 minuta
Regjja Dennis Dugan
Skenari Allan Loeb, Timothy Dowling
Me aktoret Adam Sandler, Jennifer Aniston, Nicole Kidman, Bailee Madison, Kevin Nealon, Dave Matthews, Brooklyn Decker, Rachel Specter, Minka Kelly, Rachel Dratch


Oraret Çmimet per kinemane 2D


10.30 300 leke
13.00 300 leke
15.30 500 leke
18.00 500 leke
20.30 500 leke
23.00 500 leke


Te henen ne te gjitha oraret cmimi i biletes 300 leke
Per me teper informacion kontaktoni ne 04 22 53 654



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit