Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Geraldina me bar nju-jorkez, Leka me Micky Mouse

Publikuar me : 21.08.2011 Ne : Sociale - 30 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kristi Pinderi

Nëse nuk do të kishte ndodhur pushtimi Italian në vitin 1939, familja mbretërore e Ahmet Zogut do të kishte mundur të jetonte në një pallat mbretëror që sipas të gjithë specialistëve, ishte pallati më i denjë, më i bukur dhe më modern në të gjithë Europën.
Ashtu siç mund të shikoni dhe në këto skica të publikuara në fillim të viteve 40-të nga revista amerikane “Life”, familja mbretërore shqiptare e cila pak para se të arratisej nga Shqipëria kishte porositur ndërtimin e një pallati të ri që sot quhet “Pallati i Brigadave”, do të jetonte në një luks të paimagjinueshëm nga shqiptarët e asaj kohe, por edhe nga vetë ata…

Ishte viti 1939 kur me një shumë prej 1.500.000 dollarë, Mbreti Zog dhe Geraldina porositën ndërtimin e pallatit të tyre të ri. I ashtuquajturi Pallat mbretëror në të cilin jetuan derisa ikën nga Shqipëria, ishte në të vërtetë një vilë e vogël më shumë orientale se një pallat i mirëfilltë mbretëror.

Vila ku jetuan, kishte 10 dhoma gjumi, një kuzhinë të përbashkët, një banjë, vetëm një të tillë, dhe një zyrë për mbretin. Mbrëmjeve mblidheshin të gjithë së bashku, Geraldina, Zogu dhe motrat e këtij të fundit dhe shikonin filma amerikanë që i projektonin në një cep të sallonit e ku u duhej të ngjisheshin me njëri tjetrin në mënyrë që të shikonin të gjithë!

Por projekti për pallatin e ri, i vetmi pallat mbretëror në Shqipëri që edhe sot ruan autenticitetin e vet, si një ndërtim unik, do të ishte një projekt ëndrrash!

Një “Broadway bar” për Mbretëreshën me origjinë amerikane!

Për mbretin dhe mbretëreshën do të ndërtohej një dhomë ngrënie luksoze ku mund të ftoheshin deri në 300 vetë. Në katin e nëndheshëm të pallatit, familja mund të argëtonte të ftuarit e vet në një cocktail bar, tip i bareve nju-jorkeze, ngjitur me të cilin do të ishte dhe një teatër me skenë, foni dhe me të gjitha lehtësirat e tjera, me të paktën 400 vende! Dhoma e Princit (Mbretëresha ishte shtatzënë në atë kohë), ishte planifikuar që të dekorohej nëpër mure me imazhet e Micky Mouse apo dhe me të tjerë personazhe të Walt Disney.

Pishinë, ngjitur me zyrën e Mbretit!

Në katin e parë të atij pallati, familja planifikonte të ndërtonte një korridor të gjerë prej mermeri që i rrethonte të katër cepat e pallatit, e që të drejtonte në zyrën e Mbretit, në një pishinë të vogël e të mbyllur, në një bar (i preferuari i Geraldinës) e në disa dhoma konferencash.

Në katin e dytë, Geraldina do të kishte nëj dhomë gjumi përrallore, ngjitur me atë të vetë mbretit e të bashkuara të dyja nga një verandë madhështore me pamje nga ana e pasme e pallatit. Kjo pra do të ishte shtëpia e tyre e ëndrrave, e në fund të fundit, krenaria e gjithë Shqipërisë. Geraldina dhe Zogu i kishin diskutuar kokë më kokë, të gjitha detajet, meqë “pallati i vjetër ishte i parehatshëm për një mbret, dhe i papërshtatshëm për një mbretëreshë”, siç shkruan në ato kohë revista prestigjoze amerikane “Life”.

Zogu Geraldinës: “Kujdes mos të dëgjon Musolini”

Për të mobiluar pallatin e tyre të ri, çifti mbretëror provoi të bashkëpunonte fillimisht me një italian, pastaj me një francez, pastaj me një anglez e në fund sikur ra rehat me shijet e një arkitekti çek! Me idetë e italianit, Geraldina ishte shumë e zhgënjyer dhe e kritikoi atë ashpër.

“Kujdes mos të të të dëgjojë Musolini këto fjalë”, citon revista “Life” të ketë thënë Zogu pasi dëgjoi kritikat e Geraldinës për arkitektin italian. Bedrich Gerstel, ishte arkitekti dizenjator që përmbushi kërkesat dhe aspiratat e çiftit për arredimin e Pallatit. Skicat që ju shikoni sot të botuara në “Shekulli”, janë pikërisht idetë e tij…

Dhoma e gjumit e Mbretëreshës

Do të ishte e pajisur me perde të rënda në ngjyrë bojëqielli. Krevati i madh do të kishte një tendë të varur mbi struktura hekuri që imitonin armët e vjetra ilire. Krevati do të mbulophej nga një copë në ngjyrë lejlaje e përbërë vetëm prej pambuku.
Vetëm dyshemeja kushtonte 87 mijë dollarë dhe ishte planifikuar që të përbëhej në formë mozaiku nga të paktën 10 lloje të ndryshme drurësh që rriteshin në Shqipëri. Në të gjitha dyert brenda dhomës do të vendoseshin pasqyra të mëdha me korniza ari, në mënyrë që mbretëresha të shikonte veten në çdo moment, madje që në çastin e parë kur do të ngrihej nga gjumi…

Në fund të pishinës, në katin e parë do të ndodhej dhe një bar me stola të lartë dhe me një banak prej mermeri dhe të ndriçuar nga dhjetëra neonë me ngjyrë bojëqielli.

Kush jetoi atje

Ndonëse i ndërtuar për mbretin shqiptar, Ahmet Zogu, pallati ka shërbyer si rezidencë mbretërore vetëm një herë, për një mbret italian, Viktor Emanuelin e Tretë. Si përfundoi së ndërtuari në vitin 1941, për herë të parë dhe të fundit pallati shërbeu si rezidencë mbretërore gjatë ditëve të qëndrimit të mbretit Viktor-Emanueli III, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në maj të 1941.

Për gjithë periudhën tjetër, deri në largimin e italianëve nga Shqipëria, ai shërbeu si rezidencë shqiptare e Mëkëmbësit të Mbretit, fillimisht Jakomonit dhe më vonë gjeneral Parianit. Të dy këto personalitete kanë banuar atje, bashkë me familjet. Me kapitullimin e Italisë, pallati rrezikoi të plaçkitej, por u arrit të shpëtohej pasi u mor shpejt në duar nga pushtuesit e rinj, ata gjermanë.

Oficeri shqiptar me shërbim në pallat atë ditë, për të mos lënë që flamuri zyrtar i Pallatit Mbretëror të binte në dorë të gjermanëve, e fshehu dhe e nisi në Itali, ku mbeti për 60 vjet. Në vitin 2003, u ble nga Artan Lame dhe u risoll në Atdhe

Stili dhe dizajni
Pallati është në stilin e “racionalizmit monumental” dhe sot ruan të njëjtin stil dhe dizajn, si në pamjen e jashtme ashtu dhe në arkitekturën e brendshme të interierëve, në mobilimin e ambienteve e deri në pajisjet më të vogla të jetës së përditshme (servise, pajisje, takëme, etj).

Ky fakt e bën këtë pallat të jetë unikal në llojin e vet, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë hapësirën e ish-perandorisë italiane. Sipas kujtimeve të arkitektëve që janë marrë me këtë proces, arsyeja që e ka shpëtuar nga ndërhyrjet ndryshuese këtë pallat, ka qenë vetoja e Enver Hoxhës kundër çdo ndryshimi.

 

1.500.000

Dollarë amerikanë do të ishte kostoja e ndërtimit të Pallatit të ri mbretëror që sot mban emrin “Pallati i Brigadave”. Ishte viti 1939 kur u porosit ai. Pallati është në stilin e “racionalizmit monumental” dhe sot ruan të njëjtin stil dhe dizajn, si në pamjen e jashtme ashtu dhe në arkitekturën e brendshme të interierëve, në mobilimin e ambienteve e deri në pajisjet më të vogla të jetës së përditshme (servise, pajisje, takëme, etj). Ky fakt e bën këtë pallat të jetë unikal në llojin e vet, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë hapësirën e ish-perandorisë italiane

87.000

Dollarë amerikanë do të kushtonte vetëm dyshemeja e dhomës së gjumit Geraldinës. Dhoma do të përbëhej në formë mozaiku nga të paktën 10 lloje të ndryshme drurësh që rriteshin në Shqipëri. Në të gjitha dyert brenda dhomës do të vendoseshin pasqyra të mëdha me korniza ari, në mënyrë që mbretëresha të shikonte veten në çdo moment, madje që në çastin e parë kur do të ngrihej nga gjumi…

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 45 here.
Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne boteAustrali, foto arkiv Australia është vendi më i lumtur në botë, sipas një studimi të ri. Australia doli përpara Norvegjisë dhe SHBA në Indeksin vjetor “jetë më të mirë”, i përpiluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Duke prekur problemet ekonomike aktualisht që sundojnë në Evropë, studimi i OECD rendit Australinë në bazë të kategorive duke përfshirë strehimin, punë, arsim, shëndetësi, mjedis dhe Balanca punë-jetë. Duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit