TIRANE- Familjaret e viktimave te Gerdecit i jane drejtuar sot Prokurorise me nje kerkese ku kane kerkuar heqjen e imunitetit te ish ministrit te Mbrojtjes aktualisht minister i Mjedisit, Fatmir Mediu. Familjaret kerkuan qe te regjistrohet ceshtja, dhe qe Prokuroria ti beje kerkese Parlamentit te heqe imunitetin e Mediut.
Sipas kreut te shoqates se viktimave te Gerdecit Feruzan Durda, kjo eshte hera e trete qe dorezojne kerkesen, ndaj kane kerkuar nga Prokuroria qe ta marre parasysh, ne te kundert do te hedhin ate ne gjyq.
***
Dy te plagosur ne tragjedine e Gerdecit kane depozituar pak kohe me pare ne Gjykaten e Starsburgut nje kerkese per gjykimin e Fatmir Mediut, minister i Mbrojtjes ne kohen e shperthimit dhe aktualisht kreu i Mjedisit.
Lajmi eshte bere i ditur permes nje njoftimi te shperndare nga studioja ligjore qe mbron interesat e familjareve te viktimave te tragjedise, qe mori 26 jete njerezish dhe la te gjymtuar 300 te tjere.
Sipas njoftimit, Gjykata e Larte pasi mori ne shqyrtim aplikimin e bere nga dy te demtuarit, R. Durdaj dhe A. Hazizaj e vleresoi te mjaftueshem dhe te qenesishem per te hetuar me tej ne kete proces. keshtu Gjykata evropiane e te Drejtave te Njeriut do te kete tani vleresuese i asaj shkeljeje ligjore qe mbrojti padrejtesisht nje individ nga hetimi, i cili vazhdon te pengohet nga imuniteti parlamentar- thuhet ne njoftim.
Sipas kryetarit te shoqates se Familjareve te Viktimave, Feruzan Durdaj, banoret e Gerdecit e pershendesin kete hap pozitiv dhe vazhdojne te besojne ende te drejtesia.
Ligji eshte i barabarte per te gjithe, perfshire ketu edhe Fatmir Mediun dhe Gjykata e Strasburgut eshte garancia e fundit per drejtesine e kerkuar ne emer te viktimave te pafajshme te Gerdecit- thuhet me tej ne njoftim.
___________
Familjaret ankimojne vendimin
TIRANE- Pas vendimit te Gjykates se Larte per pushimin e ceshtjes ndaj ish ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, aktualisht kreu i Mjedisit, familjaret e viktimave te Gerdecit i jane drejtuar ketij organi me nje ankimim.
Perfaqesuesit ligjor te Familjeve te Viktimave te Gerdecit kane depozituar prane Gjykates se Larte ankimin per vendimin e marre nga kjo gjykate per mos fillimin e ceshtjes ndaj Fatmir Mediut.
Ne fillim te ketij muaji, Gjykata e Larte shpetoi per te dyten here Fatmir Mediun, paditur nga te demtuarit e Gerdecit.
Pas nje seance te gjate, Kolegji Penal i Gjykates se Larte arsyetoi se dosja me 400 faqe e dy personave nga Gerdeci qe fajesojne Mediun per demin qe iu shkaktua nga shperthimi i 15 Marsit nuk ka asnje prove qe fajeson Fatmir Mediun dhe si rrjedhim nuk eshte me vend kerkesa per heqjen e imunitetit.
Pas kesaj, kane reaguar ashper familjaret e viktimave, duke e cilesuar te padrejte vendimin e Gjykates. Zamira Durda, nena e djalit te vogel qe humbi jeten si pasoje e shperthimit ka deklaruar se me kete vendim te padrejte nuk mbyllet beteja e tyre.
Ne nuk dorezohemi, do te vazhdojme betejen tone, deri sa te vendoset drejtesia. Ne ate tragjedi u plagosen 300 vete, ndaj do te kete kerkesa te tjera ne gjykate. Do vazhdojme pafundesisht te kerkojme drejtesi, ne te gjitha menyrat- ka thene ajo, pas mbylljes se seances se sotme.
Me heret, avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha, akuzoi Prokurorine e Pergjithshme se po nxit banoret e Gerdecit te padisin ministrin. Gjate seances se sotme ne Gjykaten e Larte, Visha u perball me banoret e Gerdecit te cilet akuzojne Mediun per plagosje ne rende shkaktuar nga pakujdesia. Ish-ministri i Mbrojtjes, aktualisht minister i Mjedisit nuk mori pjese ne gjyq. Nder te tjera avokati tha se kjo eshte nje ceshtje juridike, por politike.
Avokati kundershtoi dosjen me 69 prova qe fajesojne Mediun si pergjegjes per ngjarjen e rende ne Gerdec me 15 Mars te viti 2008. Kjo dosje eshte brume i gatuar keq nga Prokuroria e Pergjithshme qe ua servir familjareve per te bere petulla sipas deshires, u shpreh avokat Visha.
Kaq ka mjaftuar per te ngjallur debatin ne sallen e gjyqit. Banorja Zamira Durda, u shpreh se kjo seshte e vertete. Eshte djali im i vdekur nga vendimet dhe urdherat e Mediut, tha ajo.
Avokatet e banoreve paraqiten nje dosje voluminoze te format DVD me fakte qe ndodhen edhe ne dosjen e pare te pushuar nga Gjykata e Larte per shkak se Mediu fitoi imunitetin me 2 shtator.
Avokati i Mediut tha se Gjykata e Larte nuk mund te disponohet dy here mbi te njejtat prova.Nderkohe Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka marre ne dorezim provat dhe pritet qe rreth ores 12 30 te dale me nje vendim nese do te nise shqyrtimin e kesaj padie apo jo.
Seanca e sotme gjyqesore ne ngarkim te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili akuzohet tashme per plagosje te rende, shkaktuar nga pakujdesia ka nisur rreth ores 10 00.
Pala akuzuese qe ka paditur ish-ministrin e Mbrojtjes, pretendon se Mediu eshte fajtor per demin fizik qe iu eshte shkaktuar atyre.
Ne seancen e dates 15 shkurt nuk u arrit marreveshja e pajtimit mes te demtuares Alketa Hazizaj dhe ish-ministrit Mediu. Nuk e fal Fatmir Mediun. Keshtu ka deklaruar ne Gjykaten e Larte nje nga te plagosurat e tragjedise se Gerdecit. Ky eshte rasti i dyte kur tentativat e gjykates per te pajtuar Mediun me banoret deshtojne. Seanca pajtimore pason ate te 25 janarit, kur babai i 12 vjecarit Roxhers Durda nuk pranoi ta fale Mediun.