Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gerdeci, pika jone e perbashket

Publikuar me : 28.04.2011 Ne : Kulture - 319 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Tragjedia e Gerdecit, ndodhur me 15 Mars te 3 vjeteve me pare, eshte simboli me i qarte i asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi gjate ketyre 20 vjeteve. Kjo tragjedi bashkon ne menyre te perkryer demokracine tone perfaqesuese, neoliberalizmin ekstrem te aplikuar ne vend, e mbi te gjitha degradimin shpirteror te nje shoqerie e cila duke lundruar nga nje tragjedi ne tjetren, e vetmja gje qe i mbetet te beje, eshte te enderroje zhvillimin nepermjet enderrimeve te marra hua tjeterkund sepse ketu, nje jete e denje as ne enderr nuk mund te shihet. E kemi marre kete forme social-politike te menaxhimit te shtetit si te mireqene dhe te pandryshueshme.


Shperthimi qe mori jeten e 26 banoreve te ketij vendi, pa llogaritur ata qe u plagosen dhe ata qe me pas vrane veten nga traumat, eshte vetem maja e ajsbergut te nje sistemi totalisht te kalbur e pa asnje ide zhvillimi, perpos perfitimit kolosal te nje pakice ne kurriz te shumices, te terrorit te bukes se perditshme qe nuk i le shoqerise asnje mundesi per te enderruar nje te ardhme me te mire.


Partite e sotme, duke mos qene politike, e ndertojne marredhenien me qytetarin nepermjet blerjes se votes e cila ne rastin tone nuk eshte me nje shprehje e metafores korruptive, por perkundrazi eshte pikerisht ashtu sic shkruhet, vjedhje e votes. Sekseret e partise qe me dashamiresi quhen kandidate gjate kohes qe konkurojne, nuk bejne debat mbi ide te ndryshme, gjithe loja eshte kush paguan me shume njerez ne zone.

Nepermjet ketyre pagesave qe variojne nga 5 mije leke te vjetra ne familjet e varfra deri tek milionat e eurove per biznesmenet, keta kandidate sigurojne voten e elektoratit. Ne kete aspekt nuk behet me fjale per baze partiake, por vetem dhe thjesht per nje marredhenie financiare mes kandidatit dhe banoreve te zones.


Rasti klasik i aplikimit te neo-liberalizmit ne Shqiperi eshte Fabrika e Gerdecit, e cila per sa kohe menaxhohej nga shteti nuk perbente rrezik, se shteti ishte i detyruar te perdorte specialiste e jo fshatare te thjeshte. Por ketu del nje problem, sepse duke e menaxhuar shteti, pasurohet po shteti, fitimi pra trasformohet ne nje te mire te perbashket, nderkohe qe pikerisht kete te perbashketen nuk e mban dot brenda neo-liberalizmi.

Keshtu qe zgjidhja gjendet menjehere, dhe eshte me logjikja per politiken shqiptare. Shteti e shet veten tek Delijorgji i cili me pas i kthen parate tek Mediu, qe me keto para blen elektoratin qe i duhet per tu zgjedhur e rizgjedhur deputet sa here qe ti doje qejfi.

Por qe Delijorgji te kete para per ti dhene dhe Mediut duhet te fitoje dhe vete, keshtu qe pushohen nga puna specialistet, dhe mbetet ne dore te amatoreve qe paguhen shume me pak se specialistet, por krijojne surplusin e domosdoshem per vazhdimesine politike te Medive, Berisheve e te tjereve.


Vdekja e 26 veteve si pasoje e ketij transaksioni shihet vetem si dem kolateral qe duhet ta paguaje shoqeria, sepse kjo teori permban brenda vetes dhe kete defekt, por eshte e vetmja qe i garanton politikaneve pasurim te shpejte. Per kete arsye askush prej politikaneve nuk e konsideron kete teori dehumanizuese, por tragjedine e barazojne me korrupsionin. Duke e konsideruar korrupsion, e kane me te thjeshte te ruajne perfitimet dhe vazhdimesine e ketyre transaksioneve me pasoje jete njerezish.


E gjendur ne keto kushte, shoqeria mund te revoltohet ose te dehumanizohet. Por meqe revolta ka nevoje per angazhim atehere zgjedhim te dehumanizohemi. Duke e konsideruar Gerdecin si nje koincidence fatkeqe qe mund ti ndodhte kujtdo, e jo si nje perjashtim nga rregulli i pergjithshem i vlerave humane qe duhet te drejtoje cdo shoqeri qe aspiron nje dite me te mire. Tek shumica e njerezve per Gerdecin ndihet keqardhje, jo revolte, e per kete arsye prej 2 vjetesh askush nuk denohet per kete krim, se keqardhja nuk kercenon askend.


Mediu sot nuk ndjehet i kercenuar se sheh qe te gjithe koleget e tij jane medij qe bejne medizma gjate gjithe kohes, veprime qe certifikohen me voten tone dhe legjitimojne teorine e tyre. Per kete arsye Mediu nuk perben perjashtim nga rregulli, ai qendron mbi ligjin ashtu si te gjithe koleget e tij e nuk e kupton per cilen arsye duhet ti bindet ligjit.


Qe medijte ta kuptojne kete gje, na duhet te trasformojme keqardhjen ne revolte. Vetem kjo do te sillte nje ndryshim substancial te situates, por qe te ndodhe revolta, shoqeria duhet te funksionoje mbi vleren e solidaritetit dhe drejtesise, e jo mbi kultin e parase dhe pushtetit, sepse keto kulte e kane krijuar kete grup super te pushtetshmish qe nuk kane asnje skrupull, qe milionat i bejne duke ecur mbi trupat e punetoreve te Gerdecit.


Lakmia e tyre nuk njeh asnje kufi njerezor, aq e pakufishme po behet sa as ata vete nuk e kontrollojne dot me, e per kete arsye duhet ta ndalojme me cdo forme, ligjore ose jo. Ata sot na kontrollojne ne, por me e tmerrshmja eshte se ata sot nuk kontrollojne dot veten e tyre.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit