Publikuar me : 01.11.2011 Ne :
Kronike - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pas disa shtyrjesh për shkak të mungesës herë të avokatëve e herë të gjyqtarëve, sot në Gjykatën e Tiranës është përfunduar leximi i pretencës për 29 të akuzuarit e tragjedisë “Gërdeci”.
Prokurorët kanë kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit kryesorë: Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli.
Duke i cilësuar fjatorë për tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 veta, Prokuroria ka kërkuar burgimin përjetë të ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari; të pronarit të kompanisë “Albademil”, Mihal Delijorgji, dhe administratorit Dritan Minxolli, ndërsa ka kërkuar 23 vjet burg për Sokol Ngjeçin.
Pretenca e prokurorisë për të pandehurit e tjerë
1. Shkëlzen Madani 8 vjet burg
2. Luan Hoxha 8 vjet burg
3. Shpëtim Spahiu 8 vjet burg
4. Dashnor Caushi 8 vjet burg
5. Ardian Mullai 7 vjet burg
6. Zija Baja 6 vjet burg
7. Agim Lala 4 vjet burg
8. Ilmi Laçaj 4 vjet burg
9. Ilir Babameto 4 vjet burg
10. Arman Tartari 4 vjet e 6 muaj burg
11. Ndue Marku 3 vjet burg
12. Rezart Tërshana 4 vjet burg
13. Besnik Dauti 3 vjet e 6 muaj burg
14. Gëzim Oshafi 3 vjet e 6 muaj burg
15. Fatbardh Kuçi 3 vjet e 6 muaj burg
26. Adriatik Mema 1 vit burg
17. Juliana Margatiti 2 vjet e 6 muaj burg
18. Fiqiret Mato 2 vjet burg
19. Zenun Sero 4 vjet e 6 muaj
20. Hysni Çoçka 4 vjet burg
21. Bahri Toska 4 vjet burg
22. Denis Hajdari 3 vjet e 6 muaj burg