Publikuar me : 13.12.2011 Ne :
Kronike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia bënë të ditur se në pyllin e Bërxullit është gjetur një person i varur. Trupi i pajetë është gjetur në pyll nga fëmijët. Nga të dhënat e para mësohet se trupi ishte i varur me një tel tek një pemë.
Përveç dyshimit se viktima ka qëndruar i varur në pemë prej disa javësh ku si pasojë trupi është dekompozuar, policia nuk ka të dhëna të tjera për viktimën.
Po punohet për zbardhjen e identitetit të kufomës dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.