|
Gjermania Antikorrupsioni, joinkurajues, zgjedhja e Guvernatorit dhe Avokatit, shembull transparence
Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Politike - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, duke folur për radion DË, ka thënë se bilanci i qeverisë në luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivele të larta, nuk është inkurajues.
“Lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i shtetit ligjor janë elementë mjaft të rëndësishëm në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Korrupsioni në një shoqëri rritet si një masë tumoriale.. Bilanci i viteve të fundit nuk është aq inkurajues. I takon drejtësisë shqiptare dhe shoqërisë civile të jetë aktive, duke përfshirë këtu dhe mediat vigjilente dhe të pavarura, që luajnë një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit” – tha ambasadorja. Pyetjes: Çfarë vlerësimi do t’i bënit dinamikës politike të ditëve të fundit, znj.Holtkemper iu përgjigj: “…Unë mendoj se viti 2011 shënohet nga një dinamikë më së shumti pozitive. Qeveria dhe opozita kanë arritur të bëjnë një plan veprimi në përputhje me frymën dhe rekomandimet e Progres Raportit më të fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Deri më tani ka dhe hapa konkretë, për shembull zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Kombëtare, apo dhe për Avokatin e Popullit, ku janë realizuar procedura tejet transparente, në bazë të konkurueshmërisë dhe përshtatshmërisë së kandidaturave. Na mbetet të shpresojmë në vijim që edhe postet e tjera me të njëtën përgjegjesi të mund të përzgjidhen dhe të përcaktohen me të njëjtën transparencë…”
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|