Publikuar me : 10.09.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 72 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Jurgen Stark
Masat që duhen ndërmarrë për të ndihmuar disa vende të eurozonës të prekur nga kriza financiare, ka përçarë Komitetin Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Anëtari gjerman i këtij Komiteti, Jurgen Stark, njeriu kyç i politikave ekonomike të BQE-së, dha sot dorëheqjen pas kundërshtive të forta që kishte në lidhje me planin e ndihmës.
Plani parashikonte blerjen e borxhit të vendeve në rrezik. Edhe pse në një njoftimin zyrtar të BQE-së thuhet se Stark është larguar për motive personale, mediat gjermane shkruan se largimi i tij është i gjithi i lidhur me planin e shpëtimit të vendeve në krizë të eurozonës.
Dorëheqja e tij tronditi bursat, me frikën se dorëheqja e Stark është shenjë se Gjermania do t`i thotë jo planit të shpëtimit të vendeve në krizë, duke i qëndruar mendimit të disa ekonomistëve, “se punëtorët gjermanë s`kanë pse të paguajnë për faj të peshkatarit grek”.