Publikuar me : 21.07.2011 Ne :
Rajoni - 72 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gjermania dhe Rusia nënshkruan 15 marrëveshje, ku ndër to më e rëndësishmja ishte ajo energjetike. Këto marrëveshje janë nënshkruar në Hanover të Gjermanisë mes kancelares Angjela Merkel dhe Presidentit rus, Dimitri Medvedev.
Merkel tha se në Gjermani është shtuar interesi për gazin rus. Ajo u shpreh e kënaqur për nënshkrimin e 15 marrëveshje të ndryshme, ndër to edhe për bashkëpunim në sektorin e energjisë. Merkel tha se Gjermania për shkak të heqjes dorë nga energjia atomike, në të ardhmen do të ketë nevojë për më shumë gaz.
“Pas vendimit për heqje dorë nga energjia atomike kemi nevojë për burime të tjera energjie. Sa më i lirë që është gazi rus, aq më e madhe do të jetë mundësia që ta blejmë”, tha kancelarja. Përsa i përket çështjeve politike Merkel dhe Medvedev deklaruan se vendet e tyre do të vazhdojnë dialogun.