Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Kronike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

50 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa kanë vënë në pranga një person.
Sipas burimeve zyrtare nga policia e këtij qarku, mësohet se në vendin e quajtur “Fusha e Glinës”, dy persona po transportonin në drejtim të kufirit grek dy çanta të mëdha shpine, në të cilat dyshohej se kishte këndë narkotike.
Pas sinjalizimit dhe marrjes së informacionit, mësohet se këta shtetas kanë braktisur çantat dhe janë larguar në drejtim të fushave të Glinës, duke u hedhur më pas në lumin Drino. Aksioni i policisë ka vijuar gjatë gjithë paraditës së sotme, duke u finalizuar me kapjen e njërit prej autorëve, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
Ndërkaq, pas burimeve të marra në rrugë operative, ka rezultuar se lënda narkotike është blerë në fshatin Lazarat dhe me destinacion shtetin grek.