Atje poshte, atje lart/ te Urat ne Dunavat/ po kur hene ka kudo/ pse i ndez ne Palorto...
Dikur banoret e Gjirokastres e kishin kthyer ne kenge-parodi bashkebisedimin e tyre me kryetarin e bashkise per perzgjedhjet e tij ne lidhje me ndricimin e njeres apo tjetres pjese te qytetit. Vargjet jane te njohura edhe pas kalimit te dekadave. Historia e ndricimit rrugor ne njerin prej qyteteve te pare shqiptare te elektrifikuar rrjedh pothuajse ne te njejtin shtrat, ku asnjehere ai nuk u ndricua njelloj, deri ne ditet e sotme, kur pas mesnates, pasuria e UNESKO-s zhytet ne erresire.
Histori ndricimesh
Banoret e Gjirokastres kane filluar te rikthejne tashme historite e vjetra qe lidhen me qytetin dhe driten. Mund te quhen shkurt histori ndricimesh. Jane sa te ndryshme persa u perket preferencave, por njekohesisht thuajse identike per menyren dhe politikat e ndjekura prej kryebashkiakeve.
Data 28 nentor e vitit 1937 sjell driten e pare elektrike ne qytetin e Gjirokastres, nje nder qendrat e para urbane ne Shqiperi qe u elektrifikuan, nje element qe sipas studiuesve dhe intelektualeve, tejkaloi periudhen otomane dhe shenoi kthesen drejt kultures perendimore. Ndertimi i centralit elektrik qe vijon te jete ende funksional perfund qytetit, solli ndezjen e llampes se pare ne lagjen Palorto, ndersa per here te pare energjia elektrike eshte instaluar falas ne shtepine e Mulla Teki Karabines, nga shoqeria italiane e kesaj kohe qe ndertoi dhe qe ishte edhe pronarja e centralit elektrik.
E ne fakt historia e ndricimit ne Gjirokaster eshte sa interesante, aq edhe e lidhur me te zgjedhurit qe drejtonin qytetin. Nje kryetar bashkie ndriconte nje objekt te caktuar, monumental apo fetar, dikush nje lagje apo nje zone, ku sigurisht banonte vete. Per intelektualet, drita shenoi njekohesisht historine moderne te qytetit.
Ku fillon historia moderne e Gjirokastres? Me daljen e qytetit nga marredheniet e mbyllura feudale ne komunikimin e saj me qendrat evropiane, me hyrjen e ideve te revolucionit borgjez francez dhe krijimin e shoqerive kulturore- politike, me hapjen e shkollave dhe keshtu mund te rendisim 100 pyetje te tjera. Por, pa asnje diskutim, lidhja e qytetit me ndricimin eshte nje histori interesante dhe moderne, qe e beri edhe Gjirokastren te tille. Jane te njohura historite e kryetareve te bashkise ne Gjirokaster dhe politikave te ndjekura prej tyre ne lidhje me ndricimin e qytetit. Disa ndriconin kalane, disa pazarin, disa kishen, disa ndriconin xhamine, disa te tjere shtepine apo lagjen e tyre,- shprehet Vladimir Qirjaqi, historian e arkeolog.
Ndricimi sot
Por, per fat te keq apo te mire, aktualisht historite e vjetra te para Luftes se Dyte Boterore qe lidhen me ndricimin, nuk tingellojne aspak si te dala jashte mode apo jashte realitetit. Sot Gjirokastra pas mesnates zhytet ne erresire te plote, ndersa ne oret e mbremjes vetem nje pjese e lagjeve kane ndricim rrugor, ne te tjera, ne menyre te vecante ne pjesen e siperme eshte thjesht nje sherbim i munguar. Mungesa e ndricimit rrugor eshte e pranishme ne te gjitha zonat e qytetit, madje edhe ne shume pjese te Qendres Historike te Gjirokastres, duke bere qe me perendimin e diellit vlerat e rralla arkitektonike te humbasin, nje gjendje qe vazhdon te jete e tille prej dy vjetesh.
Nese udheton ne rrugen kombetare Gjirokaster- Kakavije pas mesnates, zonat rurale qe e rrethojne Gjirokastren duken si qytete per shkak te numrit te konsiderueshem te llampave te ndezura, ndersa krejt e kunderta ndodh me qytetin, i cili te jep pershtypjen e nje fshati me 10- 20 shtepi.
E ndersa banoret ankohen per kete sherbim sa te nevojshem aq edhe te munguar e qe paguhet per cdo muaj prej tyre, pavaresisht se ne shume raste nuk e kane thuajse asnjehere, intelektualet e cilesojne ate si nje nderhyrje dhe cenim te jetes se secilit ne kete komunitet dhe kerkojne ndryshimin e menjehershem te ketij realiteti. Nese del nga nje mjedis festiv apo i ngrohte dhe perballesh me erresiren e plote ne rruge, menjehere te krijohet ndjesia e boshllekut, qe eshte mbytese. Imagjino kur te duhet te dalesh naten per nje hall familjar apo dicka te rende, se cfare ndjesie negative merr. E pervec kesaj, nje nga vlerat me te medha te Gjirokastres eshte pamja, pas se ciles jane mahnitur jo vetem studiuesit, shkencetaret, personalitetet apo udhetaret, por edhe njerezit e artit, piktoret, skulptoret, fotografet; ne buzembremje e me tej edhe atyre u humbasin pamjet, shprehet Llambi Margariti, piktor.
Germadhe mund te cilesohet ne leksikun vendas Gjirokastra pas mesit te nates, duke e bere kete realitet nje fakt mjaft trondites. Ndricimi eshte nje pjese e rendesishme e teorise se evidentimit te vlerave te pasurive te UNESKO-s. Specialiste te fushes, arkitekte, inxhiniere kane dhene projektet e ndricimit, si artistik, ashtu edhe funksional te vlerave te qytetit. Nderkohe, here pas here shtepia e Zekateve ndricohet ne menyre profesionale nga dashamiresit e saj, por ndricimi eshte nje problem i madh qytetar dhe nuk zgjidhet ne menyre spontane dhe individuale. Politika ne nivelin e pergjegjesise se ruajtjes dhe ekspozimit te qytetit muze duhet ta ndricoje ate. Te zgjedhurit lokale ne emer te atyre qe kane thene duhet te bejne detyrimisht rekuperimin e kesaj situate. Ne qytete moderne perpjekjet behen per te shmangur ndotjet e mjedisit nga dritat dhe zhurmat e forta dhe lufta per orare te reduktuara, ndricime te reduktuara, zera te reduktuar, por them me bindje se ajo qe ndodh ne Gjirokaster eshte me e rende akoma, erresira dhe boshatisja e qytetit pas mesnates te krijon ankthin e vdekjes, thekson me tej Vladimir Qirjaqi, arkeolog.
Pasurite boterore te permasave si Gjirokastra kane te drejten te pretendojne per shume perkujdesje, interes e vemendje; qytetit te gurte i mohohet edhe e drejta e ndricimit, simbol i zhvillimit, jetes, vazhdimesise. Nderkohe, nga ana e kreut te bashkise per kete problem vetem heshtet dhe nuk pranohet te jepet asnje pergjigje.