Publikuar me : 09.10.2011 Ne :
Kronike - 43 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

18 kg marijuanë, një i arrestuar dhe një tjetër i shpallur në kërkim është rezultati i një operacioni të policisë së Gjirokastrës gjatë orëve të vona të natës. Sasia e lëndës narkotike ishte e mbështjellë në 15 pako dhe transportohej me një automjet drejt shtetit grek.
Policia arrestoi poseduesin e lëndës narkotike, Vilson Kalemi, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, ndërsa në kërkim u shpall drejtuesi i mjetit, Armando Azisi, 24 vjeç, i cili arriti të arratisej.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.