Publikuar me : 06.12.2011 Ne :
Kronike - 25 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Droga e sekuestruar
Policia Kufitare e Kakavijës sekuestroi në orët e para të mëngjesit të sotëm 6 kg marijuanë dhe prangosi poseduesin e saj.
Sipas policisë të pikës doganore në Kakavijë në automjetin tip Benz me targa TR 21 20 I, që drejtohej nga shtetasi Anesti Nikolla , poshtë sediljes së pasme janë gjetur 6 pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban, me lende narkotike të llojit marijuanë, që do të trafikohej në shtetin grek.
Bëhet e ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Anesti Nikolla, 40 vjeç, lindur në Memaliaj dhe banues në fshatin Jorgucat të Dropullit të Sipërm. Pas arrestimit të tij policia ushtroi kontroll dhe në bazesën e 40- vjeçarit ku ka zbuluar dhe 2 kg të tjera lëndë narkotike.