Publikuar me : 29.11.2011 Ne :
Kronike - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 98 kilogramë kanabis sativa në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Operacioni i koduar “Ngrica 2” është zhvilluar në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku është sekuestruar sasia e lëndës narkotike së bashku me mjetin në të cilin transportohej, Benz pa targa.
Drejtuesi i automjetit, V.A. 26 vjeç, i cili ka mundur t’i shpëtojë policisë duke u larguar në drejtim të paditur, është shpallur në kërkim. Sipas policisë, lënda narkotike kishte si destinacion Leskovikun e më pas kufirin jeshil me shtetin grek.
Ndërkohë, po punohet për kapjen e autorit dhe identifikimin e të tjerë personave të implikuar në këtë trafik dhe për origjinën e lëndës narkotike.