Publikuar me : 29.11.2011 Ne :
Kronike - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Drejtori i një shkolle 9-vjeçare në Gjirokatër është vetëvrarë në rrethana misterioze ndërsa kishte dalë për gjueti.
Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi Dritan Kllapi përfundoi mesditen e sotme i plagosur, ndërsa kishte dalë për gjueti. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se plagët ishin shkaktuar nga saçmat e çiftes.
Ndihma e parë për Kllapin është dhënë nga banorët e zonës që e kanë gjetur të përgjakur, ndërsa me një helikopter është transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku dhe pas trajtimit të marr nuk ka mundur t`i shpëtoj vdekjes.
Policia po heton rreth ngjarjes.