Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Kronike - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 79-vjeçar nga Gjirokastra i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushëbardhë, ku Maze Basho është vetëvrarë me çifte në shtëpinë e tij.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe sipas informacioneve paraprake, shkak i vetëvrasjes mendohet të jetë depresioni që i moshuari po kalonte kohët e fundit.
Mësohet se ai jetonte vetëm me fëmijët e tij, pasi e shoqja kishte ndërruar jetë para disa kohësh.