Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjithcka qe duhet te dini per depozitat fikse

Publikuar me : 11.08.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 117 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Çfarë është një depozitë fikse?

Depozita fikse (DF) ose Depozita me Afat ashtu siç i referohemi herë pas here, është një metodë e investimit të një shume të caktuar parash (fillestare) në një bankë për një periudhë të caktuar kohe me një normë interesi fikse. Norma e interesit është e njohur para hapjes së llogarisë DF. Kini parasysh se në një depozitë me afat ju nuk mund të bëni tërheqje deri në përfundim të afatit të depozitës.

Si funksionon?

Të mbyllësh paratë e tua në një depozitë fikse është njësoj si t’ia japësh hua paratë e tua bankës. Banka në anën tjetër do t’ia japë hua paratë një aplikuesi të besueshëm për hua, por me një normë më të lartë interesi. Diferenca ndërmjet normës së huasë dhe interesit që ju jepet ju është diferenca e përfitimit të bankës.

Çfarë duhet?

Ju duhet të jeni 18 vjeç ose më shumë për të hapur një DF. Ju duhet të tregoni në bankë një kartë identiteti ose pasaportë si mjet identifikimi.

Përse duhet të përdorni Depozitat me Afat



Nëse je duke menduar për një rrugë të sigurtë për të investuar kursimet e tua dhe kërkon të jesh i qetë që nuk ke për ti humbur këto para, atëherë depozita me afat është gjëja e duhur. Është një mënyrë shumë e mirë për të investuar 6-12 muaj në bazë të nevojave tuaja dhe është një strategji e shkëlqyer për të mos u përfshirë nga kriza ekonomike. Arsyeja kryesore për të përdorur depozitat me afat është se ju e dini se paratë tuaja janë të sigurta. Tregu nuk ndikon në normën me të cilën ju fitoni, dhe askush (as edhe ju vetë) nuk mund ti prekë paratë tuaja deri sa të ketë mbaruar afati. Kjo është veçanërisht shumë e mirë për ata të cilët e kanë zakon të fusim duart herë pas here në llogarinë e kursimeve. Në këtë mënyrë ju nuk mund të humbni para, dhe për më tepër mund të fitoni më shumë nga paratë tuaja pasi në përgjithësi bankat ofrojnë norma interesi më të larta për këtë tip depozite.



Për tu patur parasysh

Ju mund të depozitoni shuma që fillojnë nga 25.000 lek të reja, Nuk ka një limit të sipërm për sasinë që ju depozitoni. Kohëzgjatja mund të ndryshojë nga 1 muaj deri në 10 vjet. Interesat që ofrohen për depozitat 6-24 mujore janë zakonisht 4-7 perqind për lekun dhe 3-4 perqind për Euron. Interesat në dollarë janë tepër të ulta. Për shuma të konsiderueshme apo për kontrata me kohëzgjatje mbi 2 vjet  shumë prej bankave e negociojnë normën e interesit. Kështu që para se të mbyllni kursimet tuaja është gjithmonë një praktikë e mirë të studioni disa banka  për të ditur cila ofron normën më të lartë të interesit. Për këtë qëllim në tabelën bashkëngjitur gjeni listën dhe kontaktet e të gjitha bankave që operojnë në Shqipëri.

 

Depozitë me Afat apo Depozitë fleksibile.

Një pyetje shumë e rëndësishme është: cila është më e mirë, një llogari depozitë me afat apo një depozitë fleksibël. Përgjigjia zakonisht varet nga personi. Nëse jeni mirë me para, por e dini që mund t’ju duhet të tërhiqni paratë në një moment të caktuar (emergjencë, shpenzime të paparashikuara), atëherë një depozitë fleksibël mund të jetë më e mira për ju. Nëse nuk jeni shumë i mirë me paratë, dhe shpesh e gjeni veten duke futur duart në kursimet tuaja, atëhere ndoshta ju duhet të zgjidhni depozitën me afat duke qënë se ju nuk mund ta prekni atë.

Këto llogari janë mënyra të shkëlqyera për të kursyer para. Ato kanë perfitimin joshës të të qënit të paprekura nga ekonomia, prandaj nuk ka arsye për tu shqetësuar për humbjen e tyre. Kur të investosh  tradicionalisht mund të humbasësh para shumë shpejt (sidomos në ekonominë tonë të paparashikueshme), ndërsa një depozitë me afat nuk mund ta humbë kurrë vlerën. Nëse ju fusni 1.000.000 lek në një llogari me 10 perqind, ju do ta merrni atë 10 perqind-ësh padiskutim.

FJALA E FUNDIT

Në fakt në shembullin e mesipërm ju nuk do të merrni 10 perqind të shumës, pra 100.000 lekë, por vetëm 9 perqind ose 90.000 lekë të reja. Pjesa tjetër i shkon Qeverisë. Do dhe ajo pjesën e saj, prandaj ka urdhëruar deputetët të ngrenë kartonat e të votojnë tatimin mbi të ardhurat personale. Kështu veç shumë taksave, tatimeve, sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe fondeve të pensionit, duhet ti japim Qeverisë edhe një të dhjetën e çdo të ardhure që përfitojmë. Këtu hyjnë dhe të ardhurat nga interesat. Ne i japim hua bankës kursimet tona për të cilat kemi paguar më parë taksat dhe në momentin qe banka na paguan interesat për lekët tona, ndërhyn qeveria qe i thotë bankës të bëjë taksidarin dhe 10 perqind të interesave tia kalojë qeverisë në llogarinë e saj.

Në përfundim

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë më pak të rrezikshme për të rritur kursimet tuaj, shikoni njëherë këto llogari depozite me afat. Ato mund të jenë pikërisht bileta që ju po kërkoni.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit