Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjithnje vrasesi kthehet ne vendin e poezise

Publikuar me : 09.01.2012 Ne : Kuriozitete - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Koloreto Cukali*

 

E keni parasysh komshijen që nuk jua hap derën më 1 janar? Punë mbarësie. Thonë që ai që hyn i pari në shtëpi të heq këmbën e mbarë ose jo për krejt vitin. Ka shumë mundësi të mos jetë e vërtetë, thjesht një nga bestytnitë e shumta të një populli me pak ligje e shumë legjenda, por, komshijet i dinë më mirë këto punë.

Në këtë frymë, e mira do të kishte qenë që në të tëra fushat shoqërore të kishim nga një ‘këmbë të mbarë’. Madje, Kryeministri po përpiqet sa mundet nga një seminar në Francë të na japë lajme të mira. Pra, le ti nisim Tartat me këmbë të mbarë. Ky, është viti im i poezisë, dhe jo dhe aq shumë për meritë timen.

 

Poezia, si shërim ndaj videokracisë

Gjatë panairiti të fundivitit, mediat, reklamat, bujat televizive donin që unë të blija Kohën e Pamjaftueshme, Kurbanin, Shqipërinë, Enver Hoxhën. Nuk dua të paragjykoj personat, por, nuk besoj se kam për të lexuar kurrë asnjërin prej tyre. Nuk para kam qejf t’i lexoj autobiografitë, sepse nuk besoj te sinqeriteti i atyre që i shkruajnë. Dhe kam përshtypjen që nja 2-3 kuriozitete ime naive në lidhje me Kadarejtë, nuk do e marrin përgjigjen në atë libër, e as në autobiografinë e dytë. Nuk kam në plan ti lexoj asnjë libër Ramës për sa kohë është në politikë. Në këto 20 vjet nuk besoj se ka mbetur gjë pa rrëfyer publikisht për Enver Hoxhën, ndërsa Blushit ia kam lexuar një libër.

Ndaj unë dola pa blerë prozë, për faj të tyre. Sepse deshën të më shesin prozë me zor, me të tëra mjetet propagandistike. Videokracia, e quajti Lubonja.Polibrat nuk janë parfume, e nuk shiten në televizor. Në shenjë proteste, dola vetëm e një tufë librash me poezi, dhe shpalla për vete vitin e poezisë.

 

Vdekja e poezisë

Poezia është një mga format e artit më pak të lexuara, e për më tepër që të jep më pak famë se çdo formë tjetër arti bashkëkohor. Por, jetojmë në një vend kur dhe shkëmbinjtë janë tashmë tokë e xanun. Poezia nuk i ka shpëtuar monopoleve.

Përtej poezisë zyrtare. Përtej asaj që konjukturat kanë qejf tu mësojnë fëmijëve në shkolla e gazetarët që nuk lexojnë libra kanë qejf ti shpallin si mbretër të poezisë, gjenden njerëzit e harruar. Ata që shkruajnë poezi të mira pa fund, pa u blerë e pa u lexuar kurrë.

Të shkruash për poezi në një ditë të dielë, mbase nuk është gjëja më e mirë. Njerëzit përtojnë të mendojnë, janë pak fluturakë e përgjumshëm… Ndaj dhe të tërë i hapin gazetat kryesisht te faqja e thashethemeve rozë. Gjëra pa qeder.

Por mua më ka qëlluar të dëgjoj poezi në 2 të natës, te Chiambretti Night. Ishte Alda Merini. Një poeteshë 80 vjeçare, që në 2 pas mesnate merr guximin të lexojë poezi në një emision që merrej me Vip-a tjetërsoj. Alda Merini, poetja më e madhe e gjallë e Italisë, vdiq 2 javë më pas. Por mua, poezia e saj e lexuar si vajtim më kumbon ende në veshë.

Vërtet është e dielë, por kjo është një e diel prej kishe, shkruan Luljeta Danaj. Dhe pse jo, e dielë prej poezie.

 

Homeri në gjitha kohët

Sa herë shoh një libër të Frederik Rreshpjes e blej. Më duket, sikur blej diçka të re. E dua shumë Rreshpjen. E kam konsideruar si poetin më të madh shqiptar të gjallë, deri sa iku në heshtje e pa bujë para pak vitesh. Nuk u kujtua njeri për të. Që të të shpallin ditë zie e ky shtet të të japë atë që meriton nuk mjafton të jesh poet. Duhet të jesh poet me njohje lart.

Libri i Rreshpjes ishte një kopje e rrallë e një botimi të para shumë viteve (ShB Europa), me atë kapakun prej kartoni të fortë, përmbledhje e disa librave të tjerë të shkruar në vitet ‘60 e ‘70. Në kohën kur poetët e mëdhenj, ata që studiohen e mësohen dhe sot në shkolla shkruanin “Ku ti kërkoj rrënjët e tua Parti…”, Rreshpja vizatonte me anë të fjalëve:

 

Drurët, si antena ku zërat kanë vdekur.

Zogjtë tani e kanë shtëpinë te era.

U harrua hëna në kujtesën e gjetheve.

Rrëzohet çdo ditë

Nga mollët vjeshta…

 

Ky vend i ka një borxh Rreshpjes. Dhe si të tëra borxhet a pronat, ai nuk ka ndër mend t’ia kthejë.

 

Shumë kohë përpara se sendet të bâheshin pjesë e imja

Më duhet të vë mënjanë ca libra, disa me varg të mirë, për të gjetur ata që muamë duken vërtetë specialë. Librin e Primo Shllakut, ‘Edhe fjalët shkojnë në ferr’ (Ombra GVG 2004), më pëlqen ta lexoj mbrapsht. Jo mbrapsht si disqet e Zeppelin, por, që ta filloj nga faqet e fundit e të shfletoj mbrapsht, deri në fillim. Pjesa që më shijon vërtet te Shllaku janë poezitë e shkruara para ’90-s edhe pse poezitë e vitit ’97 kanë një koncentrim dhimbjeje vezulluese.

 

Një mijë plumba

janë nisë

drejt organeve të mia jetësorë.

Jeta ime fillon

mbas takimit të tyne

me mue.

 

Poezitë e Shllakut më sjellin vitet 70 e 80, ashtu si nuk do të mundet dot asnjë gazetar, asnjë libër me kujtime e analiza që është shkruar sot.Apovjet.

 

Isha i marrë kur besoja

se dashunia vjen.

Jo. Dashunia ikë,

Ikë gjithmonë.

Dashunia s’ka ftyrë.

Ka vetëm shpinën.

 

Me pak depresion, me një dhimbje të shurdhër, me një naivitet prej njerëzish që e shohin botën në televizorë me miza, në asnjë emision retrospektivë nuk mund të vijë dot ai zë. Është pjesa që kushdo që tenton ta shpjegojë sot, e humb.

 

Gjithnjë vrasësi kthehet në vendin e poezisë

Përnatë gruaja e apartamentit pranë – e dalloj që është grua nga zhurma e flokëve – gozhdon diçka në mur. Mbase të fshehtat e saj, mbase enët e kuzhinës. Jo, gozhdon dorën e saj sipër dhe fle kështu e varur si lakuriq nate.

Kjo është gruaja e grekut Janis Kondos. E dalloj që është grua nga zhurma e flokëve. Kjo është gruaja matanë murit të secilit prej nesh. Dhe gratë nuk i kuptuam kurrë, ngaqë janë matanë murit. Mbase, ngaqë ne presim që ato të gozhdojnë enët e kuzhinës, kur ato…

Libri me poezi i Kondos i titulluar “eshtrat” (Ombra GVG 2007) është një zbulim për mua. Poezive ai u vë vetëm numra, si të ishin ushtarë pa identitet.  Për të poezia, është një nga rrugët tek e vërteta. A thua e gjeni veten te poezia më poshtë?

 

Intervistë: rrojmë në një qytet të qelbur.

Ndjekim ngjarje politike të çuditëshme.

Ndjekim ngjarje njerëzore të çuditëshme.

Hamë fshehurazi ditën e djeshme

Duke besuar se hamë ëmbëlsirën më të mirë.

Dashurojmë pamjet e grave

si kanë qenë dikur. dhe mos më thoni

se shkruaj i dëshpëruar. E di pse bie shi,

pse erret dhe çfarë shkruajë gazetat

e nesërme. Tepër optimist qenkam.

 

Nëse po, atëherë më vjen mirë që folëm bashkë për poezi. Ky mund të ishte viti i poezisë, nga të paktat forma që na ka lënë videokracia për të thënë të vërtetën.

 

 

*Tartat e Koloreto Cukalit mund t’i lexoni çdo të dielë në Shekulli dhe Shekulli Online

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkemoshatareve te mia

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 95 here.
Julian Hoxhaj Lot, dhimbje, ulërima, nëna që vajtojnë,baballarë që qajnë në heshtje, pedagog që ulin kryet, studentë që bisedojnë me njëri-tjetrin dhe qajnë në heshtje, gazetarë që transmetojnë pa reshtur, politikanë dhe personalitete që pasojnë, qytetarë që vijnë të heshtur dhe përloten kur kalojnë para fotografive të 11 engjëjve të vendosura në hollin e universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’. Ndoshta kjo ishte hera e parë që kur ky universitet është...Lexo te gjithe artikullin »


» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit