Publikuar me : 28.11.2011 Ne :
Kronike - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gjuetia ka përfunduar tragjikisht për një 50-vjeçar në rrethin e Shkodrës, i cili humbi jetën në orët e para të ditës së sotme. Burime nga Shkodra bëjnë të ditur se vdekja e gjuetarit është vetëshkaktuar nga pakujdesia.
Refik Mehja, banor i fshatit Zus, ishte së bashku me disa miq duke gjuajtur, kur nga çiftja shpëtoi një e shtënë, nga e cila ai u plagos rëndë. Mehja humbi më pas jetën në spital.
Pavarësisht rrethanave të incidentit, të cilësuara si “jo të dyshimta”, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.