Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjuha italiane, ndryshon programi i mesimit

Publikuar me : 17.05.2011 Ne : Sociale - 317 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Gjuha italiane eshte nje nga lenden me te kerkuara ne shkollat e mesme te vendit, e per kete arsye qeveria italian ka vendosur qe te beje nje reforme teresore ne programin mesimor. Nepermjet Ministrise se Arsimit te vendit tone, shteti fqinj ka njoftuar se do te mbeshtese me mesues dhe tekste shkollore te gjitha shkollat (9-vjecare dhe te mesme) dy gjuheshe. Keshtu duke filluar qe nga ky shtator shkollat dygjuheshe do te kene nje strukture teresisht te rinovuar.


Procesi mesimor i seksionit dygjuhesh nderthur traditen humaniste dhe njohurite shkencore duke siguruar jo vetem formimin e nxenesve te afte te ndjekin me sukses studimet ne universitetet shqiptare ose italiane, por per tu bere ure lidhese ne marredheniet mes dy vendeve dhe dy kulturave, me qellim qe pas studimeve te larta te punojne ne nje kontekst evropian, thuhet ne njoftimin e shperndare ne Ambasada Italiane ne Tirane.


Procedura e regjistrimit


Per te gjithe ata nxenes qe do te vendosin te ndjekin mesimin ne nje shkolle dy gjuheshe regjistrimi do te behet para nisjes e vitit shkollor 2011-2012. Por ne ndryshim nga shkollat e tjera publike, ketu regjistrimi i nxenesve behet vetem ne dy momente ne klase te gjashte dhe ne klase te dhjete. Per regjistrimin ne klasen 6 i vetmi kusht qe duhet te plotesojne nxenesit eshte nje mesatare mbi 7.


Per regjistrimin ne klase te dhjete nxenesi duhet te plotesoje disa kritere. Se pari duhet te kete mbi mesataren 7, rezultatet perfundimtare te klases se 9 te arsimit baze dhe te provimeve te lirimit. Duhet te zoteroje njohuri ne gjuhen italiane ne nivelin B1. Verifikimi i njohurive do te kryhet pas zhvillimit te testit te gjuhes. Numri i nxenesve ne klasat 6 dhe te 10 nuk do te jete me shume se 35 nxenes per klase.


Shkolla 9-vjecare


Ne shkollat e arsimit baze mesimdhenia e gjuhes italiane nga klasa 6 deri ne te 9-en, do te kryhet me metoda dhe tekste italiane, te cilat do tu jepen falas nxenesve nga Ambasada e Republikes se Italise. Gjuha italiane ne keto shkolla do te zhvillohet 5 ore ne jave, per cdo vit. Risia ne kete ndryshim programi do te jete mesimi i terminologjise se lendeve te caktuara. Ne klasen e 8-te dhe te 9-te nxenesit do te nisin kete program, i cili do ti ndihmoje ne lendet e letersise, matematikes, shkencave dhe historine e qyteterimit boteror. Niveli i njohjes se gjuhes italiane ne perfundim te klases se 9-te, do te jete B1.


Gjimnazi


Per tu pranuar ne nje shkolle te mesme dy gjuheshe nxenesi duhet te kete nje nivel te njohjes se gjuhes italiane ne nivelin B1. Per lendet gjuhe e letersi italiane, histori e qyteterimit boteror, matematike e fizike, mesimdhenia do te kryhet nga mesues italiane dhe me tekste origjinale italiane, qe do te shperndahen falas per nxenesit. Per lendet biologji dhe histori arti, mesimdhenia do te kryhet ne gjuhen italiane nga mesues shqiptare te kualifikuar per mesimdhenien ne gjuhen italiane.


Niveli i njohjes se gjuhes italiane ne mbarim te klases se 12-te do te jete C1. Procesi mesimor dygjuhesh e dykulturor nga klasa e 10-te deri ne klasen e 12-te parashikohet zhvillimi i nje kurrikule 50perqind ne gjuhen shqipe dhe 50perqind ne gjuhen italiane. Krahas mesimit te gjuhes dhe letersise italiane, zhvillohet ne gjuhen italiane edhe mesimdhenia per lendet histori e qyteterimit boteror, matematike, fizike, biologji dhe histori e artit me programe dhe tekste italiane, te miratuara nga MASH.


Ashtu si edhe cdo maturant tjeter, nxenesit e shkollave dy gjuheshe ne perfundim te shkolles do ti nenshtrohen provimeve te matures. Ne ndryshim nga maturantet e tjere keta nxenes duhet te japin edhe disa provime shtese. Provimi perfundimtar i Matures Shteterore ne shkollat dy gjuheshe parashikon keto provime gjuhe e letersi shqipe (me shkrim); gjuhe dhe letersi italiane (me shkrim dhe me goje); matematike (me shkrim ne italisht) si dhe dy lende me zgjedhje nga lista e propozuar nga MASH.


Studimet ne Itali


Per te diplomuarit ne seksionet dygjuheshe e dykulturore, per te konkurruar ne universitet shqiptare do te aplikohen Koeficiente dhe kredite lendore konkurruese, krahasuar me ato te gjimnazit. Ndresa aktualisht per keta te diplomuar ne seksionet dygjuheshe per tu regjistruar ne universitet italiane kerkohet Diploma e Matures Shteterore e shoqeruar me deklaraten e vlefshmerise italiane. Keta nxenes perjashtohen nga provimi i gjuhes italiane, ndersa ata me rezultate me te mira perfitojne bursa studimi ne Itali, nga Qeveria Italiane.


Sipas njoftimit te Ambasades Italiane ne te ardhmen nxenesit e seksioneve dygjuheshe dhe dykulturore do te pajisen me nje diplome ndershteterore, e njohur nga te dy shtetet.


Shkollat ku funksionojne seksionet dygjuheshe


Tirane shkollat 9-vjecare shkolla e E Kuqe dhe Pjeter Budi
gjimnazi Ismail Qemali.
Korce shkollat 9-vjecare Shkolla e re dhe Sevasti Qiriazi;
gjimnazi Themistokli Germenji.
Shkoder shkollat 9-vjecare Ndre Mjeda dhe Ismail Qemali;
gjimnazi 28 Nentori.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Telashe te tjera per Xhon Travolten

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 28 here.
Telashe te tjera per Xhon TravoltenFaqja e pare e "National Enquirer" Së fundmi, ai është akuzuar nga disa meshkuj për sulme seksuale, por ditët e fundit, Xhon Travolta e ka gjetur veten në faqen e parë të një reviste i veshur si femër. Revista “National Enquirer” thekson se fotot nga janë marrë nga asnjë prej filmave të Travoltës, por janë personale. Travolta shfaqet në foto veshur me një fustan të bardhë me një rrip ngjyrë kafe, vëthë dhe varëse me perla. Pamja femërore e Travoltës...Lexo te gjithe artikullin »


» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit