TIRANE- Vonesat ne miratimin e ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative rrezikojne te penalizojne vendin ne perfitimin e fondeve ne kuader te programit te sfides se mijevjecarit.
Paralajmerimi i radhes ka ardhur nga kreu USAID-it per Shqiperine Xhozef Uilliams, i cili gjate nje takimi me anetaret e Dhomes Amerikane te Tregtise vuri theksin tek rendesia qe mbart per vendin ngritja e kesaj gjykate.
Ne e shohim krijimin e gjykatave administrative, si nje hap drejt reduktimit mosmarreveshjeve ne marredheniet midis qeverise dhe biznesit te cilat pengojne zhvillimin dhe qeverisjen e mire.
Vonesat ne miratimin e ligjit do te vene ne rrezik plotesimin e objektivave te paraqitura ne marreveshje dhe do te kene ndikim negativ ne mundesite e Shqiperise per asistences ne te ardhmen, - tha Uilliams duke shtuar se krijimi i gjykatave administrative do te ndihmoje ne permiresimin e klimes se biznesit, forcimin e besimit midis komunitetit te biznesit shqiptar dhe atij nderkombetar.
Ky eshte nje mesazh i forte qe i vjen Shqiperise nga partneret e saj nderkombetare per te pershpejtuar reformat per te perfituar sa me shume fonde nga Programi i Sfides se Mijevjecarit. Thuajse nje vit me pare ish-Drejtuesja e USAID-it per Shqiperine Roberta Mahonej kishte dhene te njejtin mesazh ndaj qeverise per te pershpejtuar reformat si dhe luften ndaj korrupsionit ne menyre qe Shqiperia te mos skualifikohet nga programi.
Tashme si anetare me te drejta te plota ne NATO, Shqiperise do ti kerkohet nje pune me e mire ne kontrollin e korrupsionit, i cili mbetet ende nje problem serioz.
NATO pret nga anetaret e saj nje qeverisje me te mire per te ndeshkuar korrupsionin ne menyren e drejte dhe te paanshme, - do te shprehej ajo.
Gjate fjales se tij, kreu aktual i USAID-it, Xhosef Uilliams, permendi edhe fushat ne te cilat sipas tij mund te investoheshin fondet e perfituara nga programi.
Perfitimi i fondeve dhe financimi i tyre sidomos ne infrastrukture do te ishte nje fat i madh per Shqiperine, - tha ai. Shqiperia ka hyre ne marreveshje per perfitimin e nje financimi prej 28 milione dollaresh nga ky program, por mungesa e Gjykates Administrative rrezikon te behet nje pengese tjeter do te na mbaje larg nga kjo shume.