Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjykata e Apelit heq burgun e perjetshem per Aldo Baren

Publikuar me : 04.10.2011 Ne : Kronike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flamur Vezaj

TIRANË- Pesëshes gjykuese të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda të kryesuar nga gjyqtari Edmond Goga iu deshën 45 minuta kohë në dhomën e këshillimit për të vendosur prishjen e vendimit të dënimit me burgim të përjetshëm për Alfred Shkurtin alias Aldo Bare dhe kthimin e çështjes për rigjykim. Ishte kryesuesi i pesëshes gjykuese, gjyqtari Goga, i cili në pak sekonda citoi para të pranishmëve në sallën e gjyqit nenet e Kodit të Procedurës Penale, ku bazohej prishja e vendimit dhe kthimi i dosjes për rigjykim për shkak të shkeljeve të rënda procedurale.

Këto shkelje, sipas vendimit, do të renditen me zbardhjen e vendimit të arsyetuar, çka bëri që Bare të kthehet edhe njëherë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Në sallën e gjyqit që ndodhej në katin e parë të ambienteve të Gjykatës së Apelit, ishin të pranishëm familjar të të akuzuarit si “kreu” i bandës së Lushnjës, avokati i tij mbrojtjes dhe prokurori i çështjes. Vetë Bare nuk kishte preferuar të ishte i pranishëm në seancën e djeshme gjyqësore, duke i dhënë të gjithë tagrin e përfaqësimit mbrojtësit të tij ligjor.

Pas shpalljes së këtij vendimi të togave të zeza, përfaqësuesi i akuzës u shpreh se do të apelojë çështjen me rekurs pranë Gjykatës së Lartë, pasi vendimi i djeshëm është i pa argumentuar ligjërisht. Por, nuk është në të njëjtin mendim avokati mbrojtës Vladimir Meçi, i cili ndër të tjera u shpreh se klienti i tij duhet të ishte shpall i pafajshëm. “Gjykata e Apelit duhet ta shpallte të pafajshëm klientin tim, pasi përveç shkeljeve të mëdha procedurale prokuroria nuk arriti t’i provoj akuzat. Nuk është çudi që ne të vazhdojmë të kërkojmë pafajësinë e Aldo Bares, është shumë e rëndësishme çështja e afateve procedurale”-tha mbrojtësi ligjor i të akuzuarit si “kreu” i bandës së Lushnjës.

Me kthimin e çështjes për rigjykim, pritet që anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të përzgjedhin pesë gjyqtar të tjerë të Gjykatës së Shkallës së Parë për gjykimin e të pandehurit Aldo Bare, që pret drejtësinë në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë.

Dënimi i parë

Më 28 mars 2011 ishte Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, ajo që e shpalli fajtor Aldo Bare për nëntë vepra penale, për të cilat u dënua përfundimisht me një burgim të përjetshëm. Sipas këtij vendimi që tashmë u shfuqizua, gjithçka ka nisur në Korrik të 1997, kur është vrarë nga Artur Daja, vëllai i Aldo Bares shtetasi Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabija, këta të fundit së bashku me Aldo Baren dhe Enver Rabijan kishin shkuar për të vrarë shtetasin Artur Daja. Nga ky atentat mbeti i vrarë Genci Kashari ndërsa Artur Daja mbeti i plagosur. Më pas, sipas vendimit të gjykatës, më 3 Gusht 1997 Aldo Bare së bashku me të pandehurit Ilir Stërgu, Afrim Hoxha dhe Enver Dondollaku, në hyrje të qytetit të Lushnjës kanë vrarë shqiptaro-maqedonasin Xhevat Demiri, pasi dyshonin se ishte shoku i ngushtë i “gjakësit” Artur Daja. Pas kësaj vrasje, më 13 Shkurt 1998 në vendin e quajtur Kolonjë, Lushnjë i pandehuri Bare së bashku me të pandehurit Arben Boriçi, Ilir Stërgu dhe Enver Dondollaku kanë vrarë shtetasin Nimet Zeneli si dhe plagosur Masar Aliun dhe Gramoz Selmanin, pasi ky i fundit ishte objektivi i kësaj vrasjeje, meqenëse ditën e vrasjes së vëllait të Bares, ka qenë në tavolinë me Dajën.

Disa ditë më vonë, me datë 22 Shkurt 1998, në rrugën Kolonjë- Bitaj të rrethit të Lushnjes, është vrarë shtetasi Masar Aliu nga të pandehurit Bare dhe të dënuarit tashmë Enver Dondollaku, Ilir Stërgu dhe Arben Boriçi. Me fillimin e konflikteve mes Dajës dhe Bares, ky i fundit në bashkëpunim me “ushtarët” e tij në gusht të 1998 i vendosi zjarrin banesës së Shkëlqim Haxhiut, pasi dyshonte se i kishte shërbyer Artur Dajës me makinë, në momentin e atentatit ndaj Bares.

 

Si u krijua banda famëkeqe e Lushnjes

Moment i krijimit të organizatës, e ashtuquajtura “Bandë e Lushnjës” apo “Grupi i Alfred Shkurtit” është vrasja dhe dhunimi i kufomës së shtetasit Ramadan Shkurti, vëllai i Aldo Bares, ngjarje e ndodhur në muajin Korrik të vitit 1997 në qytetin e Lushnjës. Kjo vrasje erdhi si pasojë e përballjes me bandën e shtetasit Artur Daja, banor i qytetit të Lushnjës. Pas vrasjes së Ramadanit, i vëllai i Bares, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Daja dhe pjesëtarëve të bandës, krijoi bandën e tij. Nga shqyrtimi gjyqësore ka rezultuar se i pandehuri Bare ka pas një rol dhe autoritet absolut në organizatë, ku të gjithë anëtarët e organizatës kriminale kanë pasur një disiplinë të fortë të drejtuar dhe të kontrolluar nga i pandehuri Bare. Në gjithë veprimtarinë e saj kjo organizate udhëhiqej nga interesat e të pandehurit Bare. Anëtarët e organizatës i drejtoheshin “shefit” të tyre Bares me nofkat të tilla si : “i madhi” ; “profesori” ; “kryetari” e te tjera.

Disiplina e fortë dallohej qartë në momentet kur urdhrat e të pandehurit Bare nuk bëheshin të diskutueshëm. Ato zbatoheshin me fanatizëm nga të gjithë anëtarët e organizatës të cilët vepronin nëpërmjet ushtrimit të dhunës psikike, fizike si dhe te veprimeve kriminale të tilla si: rrahje, heqje te lirisë, tortura, vrasje. “Në vijim të veprimtarisë kriminale kjo “bandë” është kujdesur vazhdimisht në drejtim të ushtrimit të veprimtarive ekonomike ku pjesëtarë të organizatës ushtronin role të caktuara. Këto veprimtari shtriheshin në Lagunën e Karavastasë, në shoqërinë e Sport-Klub Lushnjes, në bingon e qytetit e tjera”-thuhet nga prokuroria.

 

 

Vendimi i cili u prish nga Gjykata e Apelit:

Aldo Bare, për “Vrasjen në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shume personave” në bashkëpunim për vrasjen e Genci Kasharit dhe plagosjen e Artur Daja, u dënua me 23 vite burg

Aldo Bare, për “Vrasjen me paramendim” të shtetasit Xhevat Demiri, të kryer në kuadër të “Organizatës Kriminale” u dënua me burgim të përjetshëm

Aldo Bare për “Vrasjen me paramendim” të shtetasit Nimet Zeneli, të kryer në kuadër të “Organizatës Kriminale” u dënua me 25 vite burg

Aldo Bare, për “Vrasjen me paramendim” të mbetur në tentativë ndaj shtetasit Gramoz Selmani, e kryer në kuadër të “Organizatës Kriminale” u dënua me 25 vite burg

Aldo Bare, për “Vrasjen me paramendim” të mbetur në tentativë të shtetasit Masar Aliu, e kryer në kuadër të “Organizatës Kriminale” u dënua me 25 vite burg

Aldo Bare, për “Vrasjen me paramendim” të shtetasit Masar Aliu, e kryer në kuadër të “Organizatës Kriminale” u dënua me 25 vite burg

Aldo Bare, për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të municionit” u dënua 5 vite burg

Aldo Bare, për “Shkatërrimit të pronës me zjarr” të banesës së shtetasit Shkëlqim Haxhiu, e kryer në kuadër të “Organizatës Kriminale” u dënua me 10 vite burg

Aldo Bare për “Krijimin e organizatës kriminale”, u dënua me 8 vite burg

Gjykata në përfundim i jep dënimin e vetëm atë me “burgim të përjetshëm” për të pandehurin Aldo Bare i njohur edhe si Alfred Shkurti apo kreu i “bandës” së Lushnjës

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Autobusi mbeti i varur ne bordure, vajzat ne panik prishen ekuililbrin

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 38 here.
Autobusi mbeti i varur ne bordure, vajzat ne panik prishen ekuililbrinEmanuela Sako / Bardha Nergjoni/ Anila Peçi Alma Deda nga Rrogozhina është një ndër vajzat e mbijetuara nga tragjedia e 3 ditëve më parë, në Qafën e Vishës, në Himarë. Ajo tregon një nga 36 “përse”-et. Rrëfimi i saj ka një detaj të paditur që lidhet me sekondat para se autobusi të binte përfundimisht drejt greminës.   Mund të na e përshkruash momentin e rrëzimit të autobusit? Po. E mbaj mend shumë mirë se çfarë ka ndodhur brenda atyre pak minutave. Unë isha...Lexo te gjithe artikullin »


» Alarm per bombe tek ish-parku “Rinia”
» Alarm per bombe tek “Tajvani”
» Lezhe, pezullohet aplikimi per pasaporta
» Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen sot ne Austri
» Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit
» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer
» Papa ngushellim per tragjedine e Himares
» Ambasadorja e re e Frances viziton Shkodren
» Elbasan, bie ne kontakt me rrymen elektrike, vdes 62-vjecari
» Hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes 41-vjecarja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit