Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Kronike - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, kanë zbardhur vendimin e plotë të arrestit me burg, ku i hap rrugë ekstradimit të ish-oficerit të SHIK-ut Ilir Kumbaro. Ai akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995.
Në një material prej 17 faqesh, Kolegjet e Bashkuara argumentojnë vendimin e marrë me 7 vota pro dhe 6 kundër. Në argumente cilësohet se vendimi i dy gjykatave më të ulta për masën e arrestit me burg ndaj Kumbaros është një zbatim i drejtë i ligjit procedurial penal. Kumbaro akuzohet për vepra të rënda penale, si “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, si dhe “tortura me pasoja të rënda”.
Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i cili lë në fuqi vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda të 5 janarit të 2010-tës, i hap rrugë ekstradimit të Kumbaros në Shqipëri. Aktualisht Ilir Kumbaro është shpallur në kërkim nga autoritetet angleze.