|
Gjykata i cakton avokat te ri Dritan Dajtit i cili
Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Mungesa e avokatëve të Dritan Dajtit vijon të mbajë të bllokuar procesin gjyqësor ndaj autorit të masakrës së Durrësit. Ndërkohë që sot duke patur të bënte me një rast të përsëritur trupa gjykuese e krimeve të rënda ka kërkuar vënien në dijeni të Dhomës së Avokatisë për marrjen e masave ndaj avokatit Esat Haderaj për mungesat në këtë proces.
Masë tjetër e gjykatës ishte dhe caktimi i avokates Valentina Teodoreska si mbrojtëse e Dritan Dajtit, deri në paraqitjen e avokatëve të tij në seancat gjyqësore.
Nga ana e saj avokatja Teodoreska, në seancën e sotme kërkoi shtyrje të gjyqit, për tu njohur me procesverbalet si dhe detajet e hollësishme të procesit. Kjo kërkesë e avokates u pranua nga trupa gjykuese ndërsa seanca e radhës në gjykatën e krimeve të rënda u caktua në datën 16 dhjetor.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|