Pese ceshtje priten te shqyrtohen vetem gjate muajit shtator nga anetaret e gjykates
Debati per gjykaten pritet te pengoje dhenien e vendimeve gjate shtatorit
Gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese pas ardhjes nga pushimet do te duhet qe te marrin ne shqyrtim nje sere ceshtjes te cilat jane ne pritje te vendimeve. Gjykata vetem per muajin shtator ka parashikuar qe te shqyrtoje pese ceshtje nderkohe qe ne pritje jane edhe ceshtje te tjera mjaft te rendesishme.
Te pese ceshtjet qe gjyqtaret e kesaj gjykate do te duhet te shqyrtojne per muajin shtator, kane te bejne me kerkesa te paraqitur nga qytetare te ndryshem. Nderkohe ceshtja me e rendesishme qe ka Gjykata Kushtetuese lidhet me ligjin per Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit, nepermjet masave parandaluese kunder pasurise ose i njohur ndryshe edhe si ligji Antimafia. Kjo gjykate me nje korrik te ketij viti mori vendimin qe te fillonte shqyrtimin e kesaj ceshtjeje pas kerkeses se bere nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Gjithsesi burime nga ky institucion shprehen per gazeten shqiptare se vendimi per te pranuar ose jo kerkesen e subjekteve rrezikohet qe te mos merren gjate shtatorit ku mandati i kreut dhe i anetareve te tjere te kesaj gjykate pritet te ndeze serish debatin politik midis mazhorances dhe opozites.
Lista e ceshtjeve per gjykim
Data 14 shtator eshte parashikuar nga Gjykata Kushtetuese per te marre ne shqyrtimin dy ceshtjet e para. Ne ceshtjen qe eshte parashikuar per tu shqyrtuar ne oren 10 00 ka si objekt Konstatimi i cenimit te se drejtes per proces te rregullt ligjor si rezultat i mosekzekutimit te vendimit gjyqesor te formes se prere nga autoritetet e ngarkuara nga ligji, brenda afatit te arsyeshem, ne kuptim te nenit 42 te Kushtetutes dhe nenit 6/1 te KEDNJ.
Kjo kerkese eshte depozituar ne Gjykaten Kushtetuese nga Ardita Alsula dhe pale e interesuar ne kete proces eshte Ministria e Drejtesise dhe Zyra e Permbarimit Tirane. Qytetarja e cila ka depozituar kerkesen pretendon se i eshte cenuar e drejta e nje procesi te rregullt ligjor.
Ndersa ne ceshtjen e dyte e cila do te filloje ne oren 11 00 Luiza Melengu kerkon prej gjykates konstatimin e cenimit te se drejtes per proces te rregullt ligjor si rezultat i mosekzekutimit te vendimit gjyqesor te formes se prere nr. 917, date 20.06.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat.
Gjithashtu zonja Melengu kerkon prej Gjykates Kushtetuese detyrimin e Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik Kombetar te ekzekutoje kete vendim dhe demshperblimin per demin financiar per vonesen e pageses dhe demin jofinanciar ne shumen 3.000 Euro, si dhe te paguaje kostot dhe shpenzimet ne shumen 3.000 Euro.
Vetem dy dite me vone anetareve te Gjykates Kushtetuese do te duhet qe te mblidhen serish per te shqyrtuar nje tjeter ceshtje ku Dimitris Peitsidis pretendon zbatimin e nje vendimi te Gjykates se Apelit Tirane dhe gjobitjen e punonjeses se Zyres se Permbarimit Rezarta Jorgji dhe denimin e saj me gjobe 100.000 leke ne rast moszbatimi apo pengimi te vendimit perfundimtar te Gjykates Kushtetuese.
Nderkohe me 21 shtator ne kalendarin e punimeve te kesaj gjykate eshte parashikuar shqyrtimi i dy ceshtjeve ku ne te dyja rastet pale e interesuar eshte Prokuroria e Pergjithshme. Kerkesat jane depozozituar nga dy qytetare te cilet kerkojne shfuqizim sit e papajtueshem te vendimeve te dhena nga gjykatat.
Ligji Antimafia
Ligji Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit, nepermjet masave parandaluese kunder pasurise ose i njohur ndryshe si ligji Antimafia eshte edhe ceshtja me e rendesishme qe kjo gjykate ka ne shqyrtim. Komiteti Shqiptar i Helsinkit qe ka bere edhe kerkesen ne gjykate shprehet se ky ligj ka probleme me sigurine e tij juridike.
Nje tjeter pretendim i KSHH-se eshte se sipas tyre ligji ka fuqi prapavepruese. Por pavaresisht kesaj ligji Antimafia ka filluar te zbatohet nga institucionet shteterore pasi pak muaj me pare Gjykata Kushtetuese ka marre nje vendim ku ka rrezuar kerkesen per pezullimi i zbatimit te ligjit deri ne perfundim te shqyrtimit te kerkeses nga Gjykata Kushtetuese.
Debate ka ngjallur nje nen sipas te cilit personave qe kane nje standard te pajustifikuar jetese, iu sekuestrohet pasuria. Sipas qeverise, qellimi i tij eshte goditja e krimit te organizuar, vecanerisht sekuestrimi i pasurive ndaj te gjithe atyre personave, qe jetojne ne kushte te pajustifikuara jetese. Ndersa socialistet nuk i priten mire ndryshimet e propozuara nga qeveria. Sipas tyre shtesat ne ligjin e ri i japin kompetenca te gjera policise dhe prokurorise, cka gjate zbatimit mund te sjelle dhe spekulime.
Debati per Gjykaten Kushtetuese
Deputetet e djathte kane akuzuar presidentin Bamir Topi se ka shkelur Kushtetuten per vonesen ne dekretimin e emrit te kreut te Gjykates Kushtetuese.
Sipas deputeteve te mazhorances mosdekretimi i kreut te kesaj gjykata ka sjelle probleme ne funksionimin e punes. Ata kerkuan edhe hartimin e nje ligji organik per kreun e shtetit ku te percaktoheshin me qarte kompetencat lidhur me afatet e dekretimit.
Nderkohe socialistet i shikojne sulmet e demokrateve ne drejtim te kreut te shtetit per kreun e Gjykates Kushtetuese si tendence per te uzurpuar institucionet e pavarura. Vete institucioni i presidences eshte shprehur se ne shtator presidenti Topi do te dekretoje edhe emrat e rinj per anetare te kesaj gjykate dhe per kreun e saj.
Berisha ne jug, inauguron rrugen e Livadhit dhe Jales
Sipas socialistet rrugen e bregdetit kryeministri e gjeti te nisur dhe e mbaroi
Kryeministri Berisha inauguroi dje perfundimin e dy rrugeve qe zbresin ne bregdet, rrugen e plazhit te Jalit dhe ate te Livadhes, ne Himare. Ndertimi i ketyre rrugeve eshte nje investim i buxhetit te shtetit me vlere rreth 300 milion leke.
Kreu i qeverise deklaroi se gjate pese viteve te qeverisjes se PD-se, ne bregdet eshte investuar me shume se 70 vitet e meparshme te marra bashke. Sipas kreut te mazhorances turizmi eshte nje nga fushat prioritare te zhvillimit ekonomik te vendit dhe se investimet per kete sektor nuk do te mungojne.
Qeveria po ben investime te medha. Investimet ne fushen e turizmit gjate ketyre 5 viteve, jane mbi 30 here me te medha, sesa 8 vitet e tjera te marra sebashku ,- theksoi kreu i qeverise.
Gjate ndaleses ne Livadh te Himares,kryeministri Berisha iu drejtua kreut te Bashkise se Himares, Bollano qe ky i fundit te marre me vete dhe drejtuesin e Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo bashke me liderin e opozites. Duke ardhur ketu, me lindi ideja qe rrugen e Palases, zoti Bollano ta inaugurosh me zotin Paskal Milo.
Zoti Milo te marre lidershipin e opozites e ta sjelle ne Palase,- u shpreh kreu i qeverise. Kjo ka sjelle edhe reagimin e opozites e cila nepermjet nenkryetarit te grupit te saj parlamentar Saimir Tahiri deklaroi se rruga e inauguruar nga shefi i mazhorances eshte nisur qe ne kohen e socialisteve.
Selia roze i beri thirrje kryeministrit Berisha qe ne vend te perurimeve tu jape pergjigje qytetareve shqiptare per tokat e grabitura ne bregdet. Berisha e gjeti te nisur rrugen e bregut dhe vetem e mbaroi.
Ndersa qytetareve te bregut Berisha u detyrohet shpjegime per territoret qe ka grabitur ne jug. Megjithate, ne e pergezojme kryeministrin qe mesoi notin, pasi eshte me mire vone se sa kurre,- u shpreh nenkryetari i grupit parlamentar socialist Tahiri.