TIRANE- Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda ne kryeqytet, me kerkese te institucionit te akuzes vendosi sekuestrimin e pasurive te para ne zbatimit te ligjit Per Parandalimin dhe Goditjen e Krimit te Organizuar dhe Trafikimit Nepermjet Masave Parandaluese kunder Pasurise i njohur ndryshe si ligji Antimafia, qe ka hyre ne fuqi ne janar 2010.
Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme dhe atyre te togave te zeza, ku keta te fundit kane miratuar dy kerkesat e Prokurorise se Krimeve te Renda per sekuestrimin e pasurise se te afermve te te ndjerit Klodian Saliu dhe te pandehurit Afrim Hoxha.
ga puna e tre prokuroreve dhe tre oficereve te Prokurorise se Krimeve te Renda eshte arritur te verifikohen pasurit e ketyre dy personave, ku pas nje hetimi disa mujor eshte arritur ne perfundim se nje pjese e pasurise se tyre nuk justifikohet nga te ardhurat qe ata kane pasur dhe kane dhe per kete qellim eshte kerkuar sekuestrimi i tyre deri ne nje vendim tjeter te togave te zeza.
Keshtu, sipas vendimit te Gjykates, tashme eshte vendosur sekuestrimi i pasurive te te afermve te Klodian Saliun ish-drejtues i bandes se Durresit tashme i vrare me 6 mars 2005 ne nje atentat ne rruges Tirane-Durres. Si dhe sekuestrimi i pasurise qe ndodhet ne emrin e te afermve dhe vete te pandehurit Afrim Hoxha qe akuzohet si pjesetar i bandes se Lushnjes te drejtuar nga Aldo Bare.
Per te dy keta persona, togat e zeza kane miratuar kerkesen e prokurorise per sekuestrimin e pasurise qe ndodhet e regjistruar ne emer te tyre dhe pjesetareve te ngushte te familjes. Nderkohe ne faze verifikimi ndodhen edhe rreth 300 dosje te tjera, ku po verifikohet pasuria e ngritur nder vite nga persona te ndryshem ne kuader te trafiqeve te ndryshme.
Ndersa, pa hyre ne fuqi ligji Antimafia, nga vitit 2005 deri ne 2008 Prokuroria e Krimeve te Renda ka regjistruar gjithsej 27 procedime pasurore
Saliu
Gjykata ka vendosur pranimin e kerkeses se prokurorise per sekuestrimin e pasurise se te afermve te Klodian Saliut, pasi dyshohet se ky i fundit e ka ngritur kete pasuri ne kohen qe ishte pjese e bandes se Durresit dhe njeri nga drejtuesit e kesaj bande.
Me vendim te togave te zeza, mesohet se jane sekuestruar tashme nje Apartament banimi me siperfaqe 132.95 m2 ne Tirane, dy siperfaqe truall qe kapin shifren e 2000 m2 ne Durres dhe tre llogari bankare, njera me shumen 1.148 euro dhe dy depozita kursimi me shumen 1 946 267 leke te reja.
Te gjitha keto pasuri jane sekuestruar pasi rezulton se i ndjeri Saliu dhe te afermit e tij disponojne kete pasuri te luajtshme e te paluajtshme ne kohen kur vlera e saj nuk i pergjigjet mundesive te tyre ekonomike.
Hoxha
Gjykata, pas kerkeses se prokurorise ka sekuestruar ne zbatim te ligjit Antimafia edhe pasurin e te afermve apo vete te pandehurit te bandes se Lushnjes Afrim Hoxha. Mbi te cilin rendojne akuzat e Vrasjes me paramendim te shtetasit Xhevat Demiri; Mbajtjes pa leje te armes luftarake; Organizates kriminale dhe Kryerjes se veprave penale nga organizata kriminale.
Sipas gjykates te pandehurit Hoxha i jane sekuestruar nje truall ndertese me siperfaqe 200 m2 ne Lushnje, nje lokal Pasticeri me siperfaqe 108 m2 po ne Lushnje si dhe pese autovetura te ndryshme, nje kamion dhe nje motociklete sportive. Te gjitha keto pasuri, sipas vendimit, dyshohet se jane ngritur ne menyre te paligjshme nga te ardhurat e trafiqe te ndryshme qe i pandehurit kryente per llogari te tij dhe bandes se drejtuar nga Aldo Bare.
RASTET
Pronat e te afermve dhe te ndjerit Klodian Saliut (si pjesetar i bandes se Durresit)
Apartament banimi me siperfaqe 132.95 m2 ne Tirane
Prone truall me siperfaqe 1500 m2 ne Durres
prone truall me siperfaqe 500 m2 e ndodhur ne Durres
llogari bankare ne shumen 1.148 euro
Dy depozita kursimi ne shumen 1 946 267 leke
Pronat e te afermve dhe te pandehurit Afrim Hoxha (si pjesetar i bandes se Lushnjes)
Truall + ndertese, me siperfaqe totale 200 m2 ne, Lushnje
Lokal Pasticeri me siperfaqe 108 m2 ne Lushnje
Autoveture, Mitsubishi-Pajera, prodhim i vitit 1999
Aotoveture, marka BENZ, prodhim i vitit 1989
Autoveture tip Transit, marka Ford, prodhim i vitit 1996
Autoveture tip Benz 124 (300 TD), prodhim i vitit 1991
Autoveture tip Benz
Kamion, SAURER, prodhim i vitit 1982
Motorciklete te tipit YAMAHA, prodhim i vitit 2002