Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Rajoni - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Procesi gjyqësor ndaj liderit të rrëzuar të Egjiptit, Hosni Mubarak, do të mbahet sot në Kajro pas një pauze pothuajse tre-mujore.
Mubarak akuzohet për përfshirjen në vrasjen e 850 protestuesve, gjatë protestave që e rrëzuan atë nga pushteti në muajin shkurt të këtij viti.
Në këtë proces gjyqësor, Mubaraku po i nënshtrohet bashkë me djemtë e tij, Alan dhe Gamalin, ish-ministrin e brendshëm Habib al-Adlin, dhe 6 ish- shefa të sigurisë.
Mubarak po mbahet nën arrest në një spital ushtarak, për shkak të problemeve me zemrën.