Dje ne Shekulli u botuan disa detaje nga dy vendime te gjykatave komuniste, per Hysen Shoshorin, asaj te rrethit te Tiranes qe e denoi me vdekje dhe me pas edhe te Plenumit te Gjykates se Larte qe e denoi me 25 vjet burg.
Sot kemi siguruar faksimilet e ketyre dy vendimeve qe japin nje pamje te zymte te asaj cfare ndodhi me nje njeri qe kundershtonte komunizmin dhe mbi te gjitha, arrinte deri aty sa bente thirrje per eliminimin e drejtuesve me te larte komuniste te kohes, Enver Hoxha e Mehmet Shehu.
Z.Shoshori ka akuzuar se nje nga deshmitaret e shumte qe kane hapur varrin e tij legal ka qene dhe kryeministri i vendit Sali Berisha, atehere gjithashtu anetar i Partise se Punes. Vete Berisha e ka mohuar nje gje te tille, madje ai ka vene ne dyshim deri dhe denimin apo ekzistencen fizike te akuzatorit te tij te sotem.
Ne fotot shoqeruese jane faksimilet nga dy proceset e shkurt-marsit te vitit 1975. Vendimi i gjykates se Tiranes eshte tete faqe. I shkruar me makine shkrimi dhe i firmosur nga kryetari i trupit gjykues dhe dy ndihmesit e tij. I firmosur dhe nga prokurorja e ceshtjes dhe sekretari i gjykates.
Te pandehurit jane dy Hysen Shoshori dhe Ramiz Vladi, i pari i datelindjes 15 maj 1934, lindur ne Preze e banues ne Tirane, punetor ne uzinen e artilerise, i martuar me dy femije, i arrestuar me 29 gusht 1974.
Shoshori akuzohej per vepra terroriste, agjitacion e propagande kunder pushtetit dhe per te mos e mbyllur ketu, i ishte veshur dhe akuza per vjedhje te pasurise socialiste. Kurse bashkevuajtesi i tij Vladi akuzohej per moskallezim te krimit.
Prokurorja e ceshtjes Elisabeta Haxhinasto kerkoi shpalljen fajtor te Shoshorit per te gjitha veprat penale, me te cilat akuzohej dhe denimin e tij me vdekje, kurse per Vladin pese vjet burg.
Gjate gjykimit u provua se i pandehuri Shoshori ka kryer krimin e agjitacionit dhe propagandes... veprimtarine e tij armiqesore e ka filluar qe nga viti 1967 dhe e ka vazhduar deri me 29 gusht 1974 kur u kap duke shperndare fletushka me permbajtje armiqesore kunder Partise se Punes, pushtetit popullor dhe udheheqesve te shtetit, - shkruhet ne vendim.
Sipas procesverbalit Shoshori i ka ndare mendimet e tij kunder pushtetit me Vladin, te cilit i ka thene Populli po vuan, nuk ka liri, ka diktature. Ai i ka lavderuar sistemin kapitalist dhe revizionist.
Vendimi sakteson se gjykata ka mundur te mbledhe gjithsej 277 trakte te cilat kane permbajtje nga me te poshtrat dhe shpifje nga me te poshtrat. Kerkohej hapja e kufirit e behej thirrje per t´u ngritur kunder pushtetit.
Ne fletushkat e ndara me 22 janar 1968 ka shtyre persona te tjere per te kryer vepra terroriste kunder udheheqesve te partise dhe pushtetit duke u shprehur se...Ai njeri qe ka nje arme dhe nuk shtie ne udheheqesit kryesore dhe levave te tyre te keshillave te lagjeve, eshte i lig, eshte frikacak, eshte servil.
Sipas vendimit te gjykates se Tiranes, te dates 10 shkurt 1975, vertetohet se Shoshori ka pranuar se ka vepruar me ndergjegje te plote ...duke pasur per qellim qe traktet t´i lexonin njerezit qe populli te behej sa me i pakenaqur nga Partia dhe te ngrihej per te shpetuar nga kthetrat e diktatoreve..., - shkruhet ne kete vendim.
Me nje guxim qe edhe sot ngjan i jashtezakonshem, ai arrinte deri aty sa te shkruante ...ai njeri qe ka nje arme dhe nuk shtie ne udheheqesit kryesore dhe ne levat e tyre si te keshillave te lagjeve... eshte i lig, eshte frikacak, eshte servil... Ky trakt mban daten 22 janar 1968.
Gjyqi e denoi Shoshorin me pushkatim.
Gjykata verente se ...me veprimtarine e tij shume te theksuar kriminale prej nje armiku te terbuar kunder popullit shqiptar dhe socializmit e ka vene veten e tij jashte shoqerise dhe cmohet se nje denim i zakonshem nuk mund te ndikoje ne edukimin e tij.
Ndaj, per keto arsye, vendoset Ta deklaroje fajtor per krimin e agjitacionit dhe propagandes... dhe e denon me dhjete vjet heqje lirie. Ta deklaroje fajtor per krimin e pervetesimit te pasurise socialiste... dhe ta denoje me vdekje me pushkatim. Ta deklaroje te pafajshem per krimin e vepres terroriste.
Kunder ketij vendimi kishte vetem nje afat prej pese ditesh per te bere ankimim. Nga ky moment, Shoshori dergohet ne qelite e burgut te vjeter, qe sot njihet me emrin burgu 313 ne pritje te pushkatimit.
Plenumi i Gjykates se Larte
Nje muaj me vone, me 13 mars 1975 nis procesi i dyte ndaj tij. Ishte ankuar dhe prokurori i ceshtjes qe kembengulte se Shoshori duhej te denohej me vdekje per krimin e terrorizmit dhe jo te akteve te vjedhjes. Aranit Çela, atehere kryetar i gjykates se larte nis procesin dhe ne fund te dites jepet dhe vendimi.
Plenumi verente se ...krimi i pervetesimit te pasurise socialiste eshte veper me rrezikshmeri te theksuar shoqerore, por pasojat e rrjedhura prej tij nuk jane te asaj shkalle qe per te pandehurin te zbatohej denimi me vdekje.
Dhe me pas, me 19 firma, gjykatesit vendosin lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se Tiranes, ndersa per vjedhjen Shoshori i shpetonte plumbit dhe do te denohej me 15 vjet burg. Gjithsej, ... duke bere bashkimin e denimeve, i gjykuari Hysen Shoshori te denohet me 25 vjet heqje te lirise, firmos Aranit Çela.
Ketu mbaroi llogaria e Shoshorit me gjykatesit dhe per te nisi kalvari i vuajtjeve ne Spac, Burrel e Sarande, prej nga ishte nga te fundit te burgosur politike te liruar ne marsin e vitit 1991.
Pas 16 vjetesh ne qeli, pa u vizituar kurre nga te afermit e tij, ne 17 mars 1991, Shoshori do te kthehej serish ne Tirane. Krejt i vetem.
Nje qytetar, Bardhi Metaj ka treguar vite me pas se si e takoi Shoshorin ne nje autobus qe vinte nga |Saranda ne Tirane.
Ishte 17 marsi i 1991-shit, krejt rastesisht, ne mbremje, hipa ne nje autobus qe sillte te burgosurit e fundit nga Saranda ne Tirane. Isha me gjithe bashkeshorten time, Fatmiren, kur rastesia na uli prane Hysenit. Nuk e kisha njohur kurre me pare, por kisha degjuar dicka per te, - thote Metaj, edhe vete i rritur jetim, me nje baba te pushkatuar nga komunistet qe kur ai kishte qene foshnje.
Insistoi ime shoqe. Ajo me tha se Hyseni nuk kishte ku te shkonte dhe ne e morem ne shtepi. Ai ngjante si Zhan Valzhani tek Te mjeret, luajtur nga Zhan Gabeni. Me pas, Shoshori largohet nga miqte e tij te rinj dhe vendoset per ca kohe te te motrat. Dhe me tej akoma, shkon te banoje te nje tjeter mik i tij. Ende ne 2009-en nuk kishte nje banese te veten.
* * * * * * * *
Shoshori?!! Kush eshte ky? ... Per kete person qe thoni, shikoni njehere se mos nuk eshte i denuar fare.
Njeriu qe flet eshte Sali Berisha, kryeminister i Republikes se Shqiperise. I sapo kthyer nga Forumi Ekonomik boteror ne Davos, me 2 shkurt, zoti Berisha dha nje pergjigje te llojit te vet per nje nga akuzat me te renda qe i jane bere gjate karrieres se tij politike ka qene deshmitar ne nje gjyq politik qe denoi me vdekje Hysen Shoshorin, nje qytetar tiranas i akuzuar per terrorizem, agjitacion e propagande dhe pervetesim te pasurise socialiste ne vitin 1975.
Nje vendim qe u pezullua pastaj nga plenumi i gjykates se larte dhe u shnderrua me 25 vjet burg. Vete Shoshori, ne nje interviste te tij te vitit 2002, pohon te njejtin fakt dhe shenjon zotin Berisha si nje nga deshmitaret kunder tij ne proces. Por dhe shume vite me pare, bazuar ne deshmite e bashkevuajtesve te tij, qe ne dhjetorin e vitit 90 kur Berisha nisi te shfaqej publikisht e me pas, Shoshori e konsideronte ate si pjese e mekanizmit qe e fundosi ne fatkeqesi. MAPO ka mundur te siguroje disa materiale autentike te kohes dhe fillimisht afroi per publikun (ne nje numer te shkurtit 2009 - shen. red.) dy vendimet e gjykatave komuniste, ate te gjykates se Tiranes dhe te plenumit te gjykates se larte.
Dy dokumente, te cilat, duke ndjekur keshillen e kryeministrit per te zbuluar, nese eshte, apo jo, i denuar ne kohen e komunizmit Hysen Shoshori, i japin pergjigje asaj Po! Shoshori eshte nje i denuar politik. Pjesa tjeter, nese Berisha ka qene apo jo deshmitar i akuzes komuniste kunder tij, eshte ende per t´u verifikuar.
Nga njera ane eshte deshmia e vete viktimes dhe e bashkevuajtesve te tij te shumte, por dhe dosja voluminoze e hetimit, e cila deri me tani nuk eshte bere publike. Nga ana tjeter, eshte mohimi i kryeministrit. Nje mohim, qe te pakten ne nje nga dy pikat e tij eshte i pasakte viktima Shoshori ekziston dhe eshte i burgosur politik.
Madje, ne listat e ish te perndjekurve qe jane publikuar (janar 2009), emri i tij figuron me numer rendor nje per te marre demshperblim per ditet e burgut, ne masen 8 milione leke.
Akuza ndaj akuzatorit te zakonte?
Ne fakt, nuk mund te vinte ne dite me te keqe per zotin Berisha. Menjehere pas miratimit te shumediskutuar te ligjit per lustracionin dhe shuplakave periodike, me kah te percaktuar Uashington, Bruksel, Strazburg drejt Tiranes zyrtare, PS e akuzoi drejtperdrejt kryeministrin se ka qene autor i nje denoncimi politik ndaj nje qytetari shqiptar qe u denua me vdekje nga regjimi i dikurshem.
Prova qe Erion Brace demonstroi ne Kuvend ishte gazeta Plaga, numri i saj i dyte dhe edhe i fundit - botimi i saj u nderpre - organ i shoqates se te ish te perndjekurve politike. E botuar me 22 maj te vitit 2002, tirazhi modest i saj, nuk mundi as te dale ne qarkullim, sepse u asgjesua ne rrethana te dyshimta. Zera te pakonfirmuar pohojne edhe se trajtimi i gazetes ne kete menyre erdhi si rezultat i nje aleance fluide mes te akuzuarit te sotem, Berishes, dhe nje pjese te pushtetit te djeshem te socialisteve.
Vete botuesi i saj, Skender Tufa, gjithashtu i burgosur i ndergjegjes, nje vit me pas u arrestua dhe beri burg pas nje procesi dhe akuze te dyshimte per favorizim prostitucioni.
Hysen Shoshori atehere pergjigjej Gjate gjykimit pashe shume deshmitare qe nuk i njihja, te cilet benin deshmine te frikesuar dhe pa me pare mua. Ne mendje me mbeti vetem njeri qe ishte i vecante nga te tjeret. Trup i gjate dhe energjik, me hap te sigurt u paraqit per te deshmuar.
Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me nje theks malesori, me eufori, filloi te flase para trupit gjykues duke treguar sesi e kishte gjetur traktin qe kishte permbajtje te theksuar armiqesore, te cilen e tundte para trupit gjykues dhe salles ...ky njeri eshte armik i betuar i partise, prandaj duhet varur ne litar!
Sipas Shoshorit ne 2002-in e sipas Braces ne 2009-en, ky njeri ishte Sali Berisha. Ky njeri, i cili eshte nje komunist pasionant e fanatik i pandreqshem, qe per te arritur ne majat e hierarkise se pushtetit komunist ka perdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtperdrejte ne denimin tim me vdekje, ishte Sali Berisha, - pohonte vete Shoshori. Pikerisht njeriu qe vete Berisha i ve ne dyshim ekzistencen.
Kush eshte ish-i burgosuri i ndergjegjes?
Eshte ende nje nga misteret e medha te se shkuares. Nje nga ato mistere qe nga larg i ngjajne nje konspiracioni kunder nje individi, te cilit i kane shkaterruar jeten, e kane mbyllur ne ferrin e burgjeve komuniste dhe tashme, pothuaj 20 vjet pas permbysjes se komunizmit, edhe e mohojne.
Per tiranasit e vjeter, emri i tij ka qene mjaft i njohur. Ai konsiderohej si nje nga mendjet me te krisura te kohes, me nje guxim te jashtezakonshem qe krejt i vetem, kishte vendosur te sfidonte diktaturen komuniste.
Edhe sipas aktakuzes, edhe sipas asaj qe ai vete ka pranuar fillimisht ne proces e me pas edhe publikisht me gojen e tij, gjate periudhes 1961 - 1974 ka shperndare 41 100 trakte. Nga gjithe ky mal urrejtje, poshterimi publik per diktaturen, organet e saj kane mundur te sigurojne nje sasi prej 277 copash.
Sipas Shoshorit, njeren nga ato e ka pasur kryeministri i sotem, kurse, sipas bashkevuajtesve te tij, nje tjeter trakt ishte dorezuar nga nje tjeter emer publik ne Shqiperi, deri vone diplomat.
Eshte kurioze te theksohet se diplomati shqiptar, u penalizua fillimisht per nje gje te tille ne 1996, duke iu hequr e drejta e konkurrimit per deputet, por qe me pas mundi te rifitoje pastertine e figures se tij. Ne gjyq, ndryshe nga sa pretendohet per zotin Berisha, ai thjesht ka shpjeguar rrethanat, ne te cilat ka gjetur traktin.
Sipas vendimit te gjykates se Tiranes, te dates 10 shkurt 1975, vertetohet se Shoshori ka pranuar se ka vepruar me ndergjegje te plote ...duke pasur per qellim qe traktet t´i lexonin njerezit qe populli te behej sa me i pakenaqur nga Partia dhe te ngrihej per te shpetuar nga kthetrat e diktatoreve..., - shkruhet ne kete vendim.
Por Shoshori nuk eshte ndalur ketu. Me nje guxim qe edhe sot ngjan i jashtezakonshem, ai arrinte deri aty sa te shkruante ...ai njeri qe ka nje arme dhe nuk shtie ne udheheqesit kryesore dhe ne levat e tyre si te keshillave te lagjeve... eshte i lig, eshte frikacak, eshte servil... Ky trakt mban daten 22 janar 1968.
Pas nje viti te gjate ne hetuesi, Shoshori fillimisht denohet me vdekje nga gjykata e Tiranes, por ne nje rikualifikim vertet te habitshem te veprave penale, me te cilat e akuzonte drejtesia komuniste, plenumi i gjykates se larte e denon ate me 25 vjet heqje lirie.
Me pas, per te fillon kalvari i gjate i burgjeve. Spac, Burrel dhe se fundi Sarande, ku ishte nga te fundit te burgosur politike te liruar nga burgu. Pas 16 vjetesh ne qeli, pa u vizituar kurre nga te afermit e tij, ne 17 mars 1991, Shoshori do te kthehej serish ne Tirane.
Pas 18 vjetesh ne liri, Shoshori provon ne nje menyre tjeter, viktimizimin. Plot 75 vjec (ne 2009-en kur daton deklarata e Berishes - shen. red.) ai mund te beje nje bilanc te trishtuar duke shtuar dhe nje detaj me shume ne jeten e tij te trazuar arrijne deri sa t´i mohojne ekzistencen.
Te jetosh me Shoshorin
Bardhi Metaj eshte nje burre jashtezakonisht i vecante. Nje shqiptar i rralle, emrin e te cilin fillimisht e permendin bashkevuajtesit e Hysen Shoshorit. I hapi deren e shtepise dhe ndau kafshaten e varfer te bukes me te. Nuk e njihte me pare, por beri nje sevap te paharrueshem, - tregojne disa nga ta qe e njohin mire historine e Shoshorit dhe pretendimin e tij kunder kryeministrit Sali Berisha.
Vete Metaj tregon rrethanat, ne te cilat eshte njohur me Shoshorin. Ishte 17 marsi i 1991-shit, krejt rastesisht, ne mbremje, hipa ne nje autobus qe sillte te burgosurit e fundit nga Saranda ne Tirane. Isha me gjithe bashkeshorten time, Fatmiren, kur rastesia na uli prane Hysenit. Nuk e kisha njohur kurre me pare, por kisha degjuar dicka per te, - thote Metaj, edhe vete i rritur jetim, me nje baba te pushkatuar nga komunistet qe kur ai kishte qene foshnje.
Insistoi ime shoqe. Ajo me tha se Hyseni nuk kishte ku te shkonte dhe ne e morem ne shtepi. Ai ngjante si Zhan Valzhani tek Te mjeret, luajtur nga Zhan Gabeni. Kishte nje personalitet te forte. Eshte hera e pare qe dikush me pyet per te. Vetem ne vitin 1991, ne gazeten Republika, Maks Velo e permendte kete fakt dhe madje e krahasonte veprimin e bashkeshortes sime me ate te Nene Terezes.
Por nuk ishte tamam keshtu. Them se cdo shqiptar do ta bente nje gje te tille, - pohon Metaj, dy vajzat e rritura te te cilit ende e quajne Hysenin Gjysh.
Me pas, Shoshori largohet nga miqte e tij te rinj dhe vendoset per ca kohe te te motrat. Dhe me tej akoma, shkon te banoje te nje tjeter mik i tij. Ende ne 2009-en nuk kishte nje banese te veten. I semure nga mosha, por ende i paepur nga shpirti i tij rebel, Shoshori, ky njeri me nje jete te pabesueshme, madje nuk ka asnje fotografi te veten. Miqte e tij te shumte thone se ai nuk e donte foton.
Ishte krejt i vecante dhe koha e djeshme qe e vrau dhe e sotmja qe e ka lene ne harrese, i kane ketij burri nje borxh te pafundme, - thone miqte e tij.
MAPO, shkurt 2009
Shoshori - Kur gjykatat e denonin me vdekje
Ishte vetem 41 vjec dhe kishte mundur te shperndante mbi 41 mije trakte kunder
regjimit komunist. Saktesisht, 41 100 te tille deri ne momentin qe u arrestua. Historia
e pabesueshme e Hysen Shoshorit, antikomunistit te vetmuar qe u denua me vdekje
dhe me pas iu fal jeta per ta shtyre ate ne ferrin e burgjeve komuniste, vjen e ndertuar
nga materialet autentike te kohes.
Dy vendime te gjykatave komuniste, asaj te rrethit te Tiranes qe e denoi me vdekje dhe me pas edhe te Plenumit te Gjykates se Larte qe e denoi me 25 vjet burg, japin nje pamje te zymte te asaj cfare ndodhi me nje njeri qe kundershtonte komunizmin dhe mbi te gjitha, arrinte deri aty sa bente thirrje per eliminimin e drejtuesve me te larte komuniste te kohes, Enver Hoxha e Mehmet Shehu.
Vite me pas, vete Shoshori ka akuzuar se nje nga deshmitaret e shumte qe kane hapur
varrin e tij legal ka qene dhe kryeministri i vendit Sali Berisha, atehere gjithashtu
anetar i Partise se Punes. Vete Berisha e ka mohuar nje gje te tille, madje ai ka vene ne
dyshim deri dhe ekzistencen fizike te akuzatorit te tij te sotem. Revista MAPO afron detaje rreqethese nga dy proceset e shkurt-marsit te vitit 1975, plot 34 vjet me pare.
Vendimi i gjykates se Tiranes,
Eshte tete faqe. I shkruar me makine shkrimi dhe i firmosur nga kryetari i trupit gjykues
dhe dy ndihmesit e tij. I firmosur dhe nga prokurorja e ceshtjes dhe sekretari i gjykates.
Te pandehurit jane dy Hysen Shoshori dhe Ramiz Vladi, i pari i datelindjes 15 maj 1934,
lindur ne Preze e banues ne Tirane, punetor ne uzinen e artilerise, i martuar me dy femije.
I arrestuar me 29 gusht 1974. Bashkevuajtesit e Shoshorit saktesojne se ai eshte arrestuar ne krah te ambulances se madhe ne Tirane, me nente trakte ne xhep, aty ku ka qene dikur muzeu i luftes qe u prish per t´i lene vendin kullave nentekateshe. Eshte arrestuar ne flagrance duke ngjitur traktet e tij ne nje shtylle. E survejonin prej ditesh me radhe.
Bashke me te ne proces, viktima tjeter Vladi, bashkemoshatar me te, gjithashtu punetor
ne uzinen e artilerise, eshte arrestuar nje dite me pas. Shoshori akuzohej per vepra terroriste, agjitacion e propagande kunder pushtetit dhe per te mos e mbyllur ketu, i ishte veshur dhe akuza per vjedhje te pasurise socialiste. Vladi akuzohej per moskallezim te krimit. Prokurorja e ceshtjes kerkoi shpalljen fajtor te Shoshorit per te gjitha veprat penale, me te cilat akuzohej dhe denimin e tij me vdekje, kurse per Vladin pese vjet burg.
Verejtjet e gjykates
Gjate gjykimit u provua se i pandehuri Shoshori ka kryer krimin e agjitacionit dhe
propagandes... veprimtarine e tij armiqesore e ka filluar qe nga viti 1967 dhe e ka
vazhduar deri me 29 gusht 1974 kur u kap duke shperndare fletushka me permbajtje
armiqesore kunder Partise se Punes, pushtetit popullor dhe udheheqesve te shtetit, - shkruhet ne vendim.
Sipas tij, u provua se Shoshori e ka ndare mllefin e tij kunder pushtetit dhe me Vladin, te cilit i ka thene Populli po vuan, nuk ka liri, ka diktature. Ai i ka lavderuar sistemin kapitalist dhe revizionist dhe i ka thene se sipas mendimit te tij, duhej nderhyrja e sovjetikeve per ta shpetuar popullin shqiptar.
Vendimi sakteson se gjykata ka mundur te mbledhe gjithsej 277 trakte te cilat kane permbajtje nga me te poshtrat dhe shpifje nga me te poshtrat. Kerkohej hapja e kufirit e behej thirrje per t´u ngritur kunder pushtetit.
Vete Shoshori e pranon nje gje te tille. Sipas tij, ai donte qe populli te behej sa me i pakenaqur nga partia dhe te ngrihej per te shpetuar nga kthetrat e diktatoreve.
Ne te njejtin konkluzion kishte arritur dhe ekspertiza grafike e dates 15 nentor 1974, qe u
ishte bere trakteve; ato rezultonte se ishin shkruar me doren e Shoshorit. Por deri ketu ishte konsumuar krimi i agjitacionit.
Me e keqja vinte se Shoshorit 41-vjecar i ishte vene tyta e akuzes ne balle akuza per kryerjen e akteve terroriste.
Ne fletushkat e ndara me 22 janar 1968 ka shtyre persona te tjere per te kryer vepra terroriste kunder udheheqesve te partise dhe pushtetit duke u shprehur se...Ai njeri qe ka nje arme dhe nuk shtie ne udheheqesit kryesore dhe levave te tyre te keshillave te lagjeve, eshte i lig, eshte frikacak, eshte servil.
Megjithate, me nje argumentim krejt te pamendueshem per kohen, gjykata interpreton ligjin ne nje menyre qe edhe sot tingellon mjaft e forte.
Kjo akuze (e prokurorit) nuk bazohet ne ligj, - veren gjykata fillimisht. Sepse sipas saj Per te pasur nxitje per te gjitha krimet,... duhet qe nxitesi ta drejtoje veprimtarine e tij jo ne menyre abstrakte kundrejt personave te panjohur, por drejt nje subjekti konkret, me qellim qe te krijoje tek ky determinimin, vendosmerine e nevojshme per te kryer nje krim te caktuar. Duhet qe nxitesi jo vetem te deshiroje kryerjen e nje krimi, por eshte e nevojshme qe me veprimet e tij te beje qe kjo deshire e tij te perqafohet nga nje person konkret.
Gjykata citon nenin 12 te Kodit Penal, qe kerkonte ekzistencen e marreveshjes mes bashkepunetoreve, kur gjithashtu eshte e nevojshme te krijohet kontakt mes bashkepunetorit dhe nxitesit ne krim.
I pandehuri Hysen Shoshori duke mos iu drejtuar personave konkrete nuk ka bere nxitje, por vetem ka bere thirrje per kryerjen e veprave kunder shtetit nga ana e personave te panjohur... ne esence kjo nuk eshte gje tjeter vecse shfaqje mendimi per kryerjen e krimeve te tilla.
Duket se te pakten ishte vendosur t´i kursehej jeta, por hetuesia kishte nje tjeter as te piste nen menge dhe kjo ishte vjedhja e supozuar. Pra, viktima nuk do te denohej per terrorizem, cka do te bente shume buje, por per vjedhje per te demonizuar ne menyre ordinere armikun e betuar.
Akuza mbi akuze
Ishte normale qe ne ate kohe, per armiq te llojit te Shoshorit, hetuesia ta shoqeronte
akuzen politike edhe me ato te kryerjes se krimeve ordinere. Ashtu sic ndodhte rendom
dhe e kunderta; vjedhes perserites ne nje moment te caktuar konsideroheshin dhe si
kontingjent politik.
Shoshori nuk i shpetoi kesaj ligjesie dhe ai u akuzua per krimin e pervetesimit te pasurise socialiste ne masen e 7078.40 leke. Hetuesit kishin llogaritur deri ne qindarka gjithcka dhe i atribuonin te pandehurit deri dhe vjedhjen e 250 grameve semenca apo 200 grameve flete bakri apo dhe 0.15 metra katror meshin.
Kater deshmitare, Shuaip V., Perlat K., Ismet D., dhe Isak Gj., deklaruan se vjedhjet ishin kryer. Per Vladin nuk kishte shume histori; ai e dinte qe Shoshori ishte armik, por nuk e kishte denoncuar. E denojne me dy vjet burg.
Vete i pandehuri kryesor ishte ne prag te vdekjes gjykata verente se ...me veprimtarine
e tij shume te theksuar kriminale prej nje armiku te terbuar kunder popullit shqiptar dhe
socializmit e ka vene veten e tij jashte shoqerise dhe cmohet se nje denim i zakonshem
nuk mund te ndikoje ne edukimin e tij.
Ndaj, per keto arsye, vendoset Ta deklaroje fajtor per krimin e agjitacionit dhe propagandes... dhe e denon me dhjete vjet heqje lirie. Ta deklaroje fajtor per krimin e pervetesimit te pasurise socialiste... dhe ta denoje me vdekje me pushkatim. Ta deklaroje te pafajshem per krimin e vepres terroriste.
Kunder ketij vendimi kishte vetem nje afat prej pese ditesh per te bere ankimim. Nga ky
Moment, Shoshori dergohet ne qelite e burgut te vjeter, qe sot njihet me emrin burgu 313
dhe pret marrjen parasysh apo jo te kerkeses se tij per falje. Pese dite, ne te cilat ai u mbajt i izoluar me kaske ne koke per te shmangur vetevrasjen edhe vdekjen duhet ta jepte skuadra e pushkatimit.
Plenumi i Gjykates se Larte
Shoshori ankohet dhe pothuaj nje muaj me vone, me 13 mars 1975 nis procesi i dyte ndaj tij. Ishte ankuar dhe prokurori i ceshtjes qe kembengulte se Shoshori duhej te denohej me vdekje per krimin e terrorizmit dhe jo te akteve te vjedhjes. Aranit Çela, atehere kryetar i gjykates se larte nis procesin dhe ne fund te dites jepet dhe vendimi.
Ribehet rishtas nje rezyme e veprimtarise se tij, pranohet si i drejte vendimi i gjykates se Tiranes per veprimtari terroriste te Shoshorit - me nje interpretim rishtas te pabesueshem per kohen te ligjit - dhe shkohet madje edhe me tej.
Plenumi verente se ...krimi i pervetesimit te pasurise socialiste eshte veper me rrezikshmeri te theksuar shoqerore, por pasojat e rrjedhura prej tij nuk jane te asaj shkalle qe per te pandehurin te zbatohej denimi me vdekje.
Dhe me pas, me 19 firma, gjykatesit vendosin lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se Tiranes, ndersa per vjedhjen Shoshori i shpetonte plumbit dhe do te denohej me 15 vjet burg. Gjithsej, ... duke bere bashkimin e denimeve, i gjykuari Hysen Shoshori te denohet me 25 vjet heqje te lirise, firmos Aranit Çela.
Ketu mbaroi llogaria e Shoshorit me gjykatesit dhe per te nisi kalvari i vuajtjeve ne Spac,
Burrel e Sarande, prej nga ishte nga te fundit te burgosur politike te liruar ne marsin
e vitit 1991. Sipas nje njoftimi te ministrise se Drejtesise, i takon te marre 8 milione leke demshperblim per vitet e burgut. Nje jete e keputur qe shtate vjet me pas, numeronte me gojen e tij, si nje nga deshmitaret kunder tij edhe vete kryeministrin e sotem.
Lorenc Vangjeli, MAPO, shkurt 2009
* * * * * * *
Gazetari Artan Hoxha transmetoi dy dite me pare deshmine tronditese te Hysen Shoshorit, njeriut te denuar nga regjimi komunist me deshmi te Sali Berishes. Ai rrefen se gjetja e kasetes origjinale ishte nje nga gjerat me te veshtira. Hoxha tregon edhe nje pjese te pathene, cfare i ka ndodhur njeriut qe regjistroi deshmine, burgimi i tij ne Shen Koll dhe vizita e zyrtarit te policise.
Artan, cfare u shtyu te germonit ne historine e Hysen Shoshorit?
Historia e 77 vjecarit Hysen Shoshori, gjithnje me ka terhequr vemendjen, jo vetem si reporter por edhe si qytetar i thjeshte. Sa here qe emri i tij permendej ne ndonje shkrim ne media behesha kurioz per te mesuar fatin tragjik te ketij njeriu. Çfare e kishte shtyre ate te shtypte jo pak, por plot 41100 trakte kunder regjimit komunist. Nje shifer e pazakonte, e denje per rekordet Guinnes.
Per me teper po te kemi parasysh periudhen kur Hysenit i eshte dashur ti shtyp keto trakte, duke nisur nga viti 1961 deri ne gushtin e vitit 1974. Sa pune titanike i eshte dashur atij, ku e ka gjetur gjithe ate leter dhe sa kujdes ka treguar per te mos perfunduar ne duart e Sigurimit te Shtetit. Me dukej dicka e pamundur, e pabesueshme, qe nje njeri i thjeshte, me profesion xhenerik, krejt i vetem te kishte bere nje veprim te tille. Te gjitha keto pikepyetje me shtuan kuriozitetin dhe me nxiten qe te germoj mbi jeten e ketij martiri te antikomunizmit.
Kur keni degjuar per here te pare emrin e Hysen Shoshorit?
Nuk e kujtoj me date te sakte, por mbaj mend mire personat me te cilet po bisedoja dhe tavolinen ku isha ulur. Nje grup ish te burgosurish politik me ftuan te pija nje kafe me ta. Me i riu prej tyre ishte ne moshe dy here me i madh nga une. Mes ish te burgosurve te diktatures qe me ftuan mbaj mend Gjergj Ndrecen, Fatmir Lamajn dhe Nuredin Skraparin, ky i fundit nje ish-inxhinier nafte, i denuar per sabotim ne vitin 1975, pothuaj ne te njejten kohe kur eshte denuar dhe Hysen Shoshori.
Ata kishin ndjekur emisionin tim dhe kerkonin ti ndihmoja per te publikuar disa shqetesime te tyre ne lidhje me menyren se si tallej shteti shqiptar me hallet e ish te burgosurve politik. Midis te tjerash ne ate bisede eshte permendur edhe rasti Shoshori. Mua me terhoqi vemendjen historia e tij dhe u kerkova te me ndihmonin per ta publikuar ate qe kishte ndodhur. Me miresine qe i karakterizon zakonisht njerez te tille, te cilet jeta i ka perplasur pa meshire me premtuan qe do te me ndihmonin.
Çfare ka ndodhur realisht me ate njeri?
Fillimisht une mblodha te gjitha shkrimet qe ishin botuar per Shoshorin ne media. Me pas me ndihmen e ish te denuarve politike, kontaktova me disa shoke te Hysenit, me te cilet ai kishte ndare vuajtjet e burgut. Mes tyre me terhoqi vemendjen Skender Tufa, nje mik i Hysenit, me te cilin ai kishte qendruar ne burgun e Spacit dhe ate te Sarandes deri ne momentin qe u lirua me 17 mars 1991.
Skender Tufa kishte pesuar te njejtin fat si Hyseni, per te vetmit fakt, kishte guxuar te publikonte ne nje gazete periodike pikerisht deshmine rreqethese te shokut te tij te burgut. Ne dhjetor te vitit 2002 Tufa botoi ne gazeten me emrin sinjifikativ Plaga, intervisten e Shoshorit. Kaq kishte mjaftuar qe edhe Tufa te vihej ne qender te sulmeve nga njerez qe qendronin pas njeriut te akuzuar prej Hysen Shoshorit, Sali Berishes. Sapo Berisha u rikthye ne pushtet ne korrik te vitit 2005, Skender Tufes iu rezervua nje fat tragjik per tia mbyllur gojen dhe per ta detyruar te heshte.
Ndaj tij u inskenua nje aksion policor, me nje akuze te sajuar pikerisht nga njerezit e kryeministrit ne radhet e policise. Pas 10 viteve burg ne regjimin komunist te Enver Hoxhes, Skender Tufa perfundoi serish ne qeli, kete radhe per me shume se kater vjet ne qelite e burgut te Shen Kollit. Sapo ai u vendos ne kete burg, nje drejtues i larte i Policise se Shtetit shkoi ta takonte duke i kujtuar pikerisht deshmine e Hysen Shoshorit.
Nga ai moment Tufes iu rezervua nje trajtim special nga autoritetet e burgut deri diten qe u lirua. Kur doli nga burgu, Tufa nuk kishte cfare te humbiste me, vec jetes. Ai kontaktoi me mua dhe une pranova qe ta hulumtoja historine e tij, e cila ishte thjeshte nje pasoje e deshmise qe nuk duhej publikuar kurre te Hysen Shoshorit. Por sigurisht keto jane detaje qe emisioni Xhungel do ti zbardh ne vijim te historise Deshmitari.
Cili eshte roli i kryeministrit aktual Sali Berisha ne denimin e tij?
Une nuk mund te them me shume nga cfare ka thene me gojen e vet Hysen Shoshori. E kisha degjuar disa here deshmine e tij te citohej ne parlament nga deputete te opozites se majte, e kisha lexuar ne gazete, por gjithnje kryeministri dhe anturazhi i tij mediatik, ia dilnin mbane qe te mohonin kete akuze.
Ata thoshin se gjithcka ishte nje trillim dhe nje sajese dashakeqe nga mbeturinat e Sigurimit te Shtetit dhe te regjimit komunist qe synonte te baltoste pikerisht ate qe e permbysi regjimin e urryer. Ata kerkonin prova bindese dhe te pakundershtueshme. Makineria propagandistike e kryeministrit arriti deri aty, sa kur ceshtja u ngrit ne parlament nga opozita, publikoi nje interviste te djalit te vetem te Hysen Shoshorit, i cili deklaronte se babai i tij nuk e kishte akuzuar kurre Berishen dhe se gjithcka ishte nje sajese per perfitime politike.
Pavaresisht hulumtimeve qe kisha bere dhe informacionit qe mblodha, gjithnje dyshoja se historine do te ma kundershtonin nese nuk kisha pamje filmike. Rrezikoja te perfundoja njelloj si botimet ne median e shkruar nese nuk publikoja me pamje filmike, me ze dhe me figure deshmine e Hysen Shoshorit! Per fat te mire, pas shume perpjekjesh, arrita qe ta shtie ne dore intervisten e filmuar, sigurisht duke marre te gjitha pergjegjesite per publikimin e saj.
A keni pasur presioni per botimin e saj?
Sigurisht qe kam pasur. Jo me kot puna me kete histori ka zgjatur per vite me radhe. Madje ne nje moment humba dhe besimin e atyre qe me kishin ndihmuar, qe kishin pranuar te flisnin para kameres me ze dhe figure, duke rrezikuar jeten e tyre. Mjafton te permend faktin qe personat te cilet me ndihmuan te ndertoja kete histori, i kam telefonuar vetem 24 ore pasi u transmetua ne NEES 24 emisioni Xhungel me titullin Deshmitari. Edhe ata jane habitur pasi ne te vertete nuk e prisnin qe kjo video-deshmi te publikohej nje dite.
Traktet
I cilesuar si antikomunisti me i vendosur ne gjithe vendet e lindjes, Hysen Shoshori per 13 vite me radhe shtypi dhe shperndau i vetem plot 41100 trakte ku behej thirrje per rrezimin e regjimit komunist te diktatorit Enver Hoxha.
Shaptilografi
Shaptilografin me te cilin Hysen Shoshori shtypi traktet, e grabiti ne muzeun e relikeve te luftes Nacional-Çlirimtare. Shaptilografi ishte perdorur nga grupet guerile gjate Luftes se Dyte Boterore per te shtypur trakte kunder Nazi-Fashisteve.
Arrestimi
Hysen Shoshori u arrestua ne oren 23.00, te dates 16 gusht 1974. Ai u kap teksa po shperndante trakte tek Ambulanca Qendrore. Aty, ate nate ate e prisnin me shume se 10 roje te Sigurimit te Shtetit. Operacioni per kapjen e tij mbante emrin Kafka.
Denimi
Gjykata e denoi fillimisht Hysen Shoshorin me vdekje me pushkatim. Por ndersa ai priste ekzekutimin, 47 dite me vone denimi iu fal nga me vdekje ne 25 vite burg. Shoshori beri vetem 17 vite burg pasi u lirua me renien e komunizmit me 17 mars 1991.
Skender Tufa, i denuari politik qe intervistoi Hysen Shoshorin
Bashkevuajtesi me te cilin Hysen Shoshori qendroi fillimisht ne Burgun e Spacit dhe me pas deri sa u lirua, ne burgun e Shen Vasilit ne Sarande, eshte Skender Tufa. Te dy te denuarit me akuza gati te njejta u njohen ne vitin 1981 ne burgun e tmerrshem te Spacit. Miqesia e tyre u forcua dhe ata qendruan bashke deri ne momentin qe u liruan ne mesin e marsit 1991.
Te dy te denuarit politike u liruan ne te njejten dite dhe per ta ishte rezervuar i njejti fat. Ata udhetuan me autobus nga Saranda ne Tirane, ku nuk i priti askush nga familjaret e tyre, te cilet ishin internuar nga Sigurimi i Shtetit. Hysen Shoshori i tregoi Skender Tufes dhe bashkevuajtesve te tij, se njeriu qe kishte deshmuar kunder tij ne vitin 1975, ishte pikerisht politikani qe kishte dale ne krye te levizjes opozitare per te rrezuar komunizmin, Doktor Sali Berisha.
Nisur nga ky fakt Skender Tufa e intervistoi mikun e tij te burgut ne vitin 2002 dhe e botoi per here te pare intervisten ne gazeten e te persekutuareve Plaga. Kjo interviste eshte mohuar disa here nga kryeministri Berisha, duke thene se ishte e falsifikuar.
* * *
Njeriu qe ka ndikuar ne denimin time me vdekje ne kohen e regjimit komunist ishte Sali Berisha. Ai doli deshmitar ne gjyqin tim duke bertitur me te madhe Te varet ne litar!. Kjo eshte deshmia e Hysen Shoshorit, njeriut te denuar nga regjimi komunist me varje, por qe me pas u fal duke u denuar me 25 vjet burgim.
Krimi i Shoshorit ishte shtypja dhe shperndarja e me shume se 41 mije trakteve gjate 13 viteve. Ai ka lene qelite e burgut pas 17 vitesh. Shoshori ka rrefyer ne emisionin Xhungel te gjithe historine e tij nga shperndarja e trakteve e deri tek denimi pas deshmise publike te Sali Berishes.
Intervista me Shoshorin eshte realizuar nga bashkevuajtesi i tij i burgut, Skender Tufa ne vitin 2002 dhe eshte transmetuar ne emisionin Xhungel te gazetarit Artan Hoxha
Cili ishte motivi qe ju shtyu ti kunderviheshit regjimit duke vendosur trakte?
Ishte cenimi i prones private, qe per mua ishte shume e shenjte. Sepse ishte e lidhur me dinjitetin tim dhe me qenien time. Ishte arsyeja kryesore qe me detyroi te bej kete veprim, duke iu pergjigjur ne kete forme. Ajo prone e vogel ishte per mua atdheu im, te cilin ma mohuan.
Z. Hysen, cfare permbajtje kishin traktet tuaja dhe, a kishin ndonje shenje dalluese ato?
Ky aktiviteti im zgjati 13 vite, nga viti 1961 deri ne vitin 1974, per kete periudhe jane dokumentuar nga organet e Sigurimit te Shtetit, qe me vone me detyruan ne gjyq, duke perfshire dhe nente copet e fundit te trakteve qe me kapen. Ne momentin e arrestimit, traktet plotesonin shifren e pergjithshme, 41.100 cope.
Ishte nje kohe e perzier me urrejtje, e cila me shtyu qe ta shpreh ate me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva nje fare sadisfaksioni personal edhe per shume viktima te tjera, duke i bere thirrje asaj pjese te paster te popullit shqiptar per nje lufte kunder partise shtet, sundimtareve e krimineleve te pashoq ne historine boterore, qe ashtu si mbi mua po shkelnin mbi dinjitetin e njerezve te ndershem. Tekstet kane qene te shumellojshem, por permbajtja ka qene e njejte dhe qellimi im kishte nje pikesynim, mbrojtjen e dinjitetit dhe te ndershmerise.
Nga dallonin traktet tuaja nga ato qe mund te kene hedhur persona te tjere?
Traktatet e mia kishin nje shenje ne fund te tyre, qe ishte nje kafke njeriu, e cila personifikonte sistemin shoqeror dhe per sebep te kesaj shenje, operacioni i kapjes sime, qe zgjati 13 vjet, u quajt Kafka. Frika qe dominonte te te gjithe nuk i linte ta lexonin deri ne fund traktin. Shume nga keto qe i kishin lexuar traktet e mia per mungese vigjilence perfunduan neper burgje dhe me akuzonin mua per fatkeqesine e tyre.
Ndersa ne arenen nderkombetare, ne ato pak mundesi qe kishin per informacionin, une personalisht kam degjuar me 1962 te Radio Moska qe te thuhet filloi edhe ne Tirane te shkrihet akulli. Per gjithe periudhen 13 vjecare, aktiviteti im, eshte komentuar ne disa radio te huaja ne gjuhen shqipe.
Çfare ndikimi kishin traktet ne publik?
Atehere e kuptova se puna ime e drejte kishte qelluar ne shenje, prandaj i thashe vetes, puno me shume mor Cen se e verteta sa do qe te mbulohet, te shpon syte. Duke filluar nga viti 1962, Tirana zyrtare rriti vigjilencen ne survejim, ku u manifestua ne tre pika kryesore duke shfrytezuar pemet e rrugeve te Tiranes, duke u marre shume qytetareve ne dispozicion dhomat qe kishin sheshpamje si dhe ne muret rrethuese te oborreve te shtepive u hoqen nje tulle per vrojtim. Aty survejoheshin nga brenda mureve njerez te popullit.
Çfare strategjie keni ndjekur per te mos u kapur nga Sigurimi i Shtetit?
Kam pas ndjek nje strategji te tille, nuk i vendosja traktet dy here ne nje vend. I kontrolloja nga larg, por heren e fundit i kishin hequr shume shpejt. Vrojtova me inat, i vendosa perseri ku i kisha vendosur. Kjo me kushtoi shume shtrenjte. Ishte gusht i vitit 1974, kur sapo e vendosa fletushken e fundit papritur me jane hedhur dhjetera vete qe me sa duket me ndiqnin dhe me godasin. Me rrezojne pertoke duke me hipur ne kurriz. Te eksituar aq shume nga gezimi dhe urrejtja qe kishin per mua, qellonin edhe njeri-tjetrin, duke kujtuar se isha une.
Çfare ndodhi me ju me pas?
Nuk e di sa cfare ka ndodhur me tej, vetem se e kam pare veten te lidhur ne bodrumet e Ministrise se Brendshme, ku mes shume te tjereve me vizitoi edhe Kadri Hazbiu, i cili me pyeti ti je shperndaresi, apo organizatori? Une i pergjigjem, se jam dhe shperndaresi dhe organizatori dhe fill pas ketij detaji degjoj nje ze qe thote duhet cuar ne spital, mbaj pergjegjesi per jeten e tij. Ne 6 muaj kam provuar torturat nga me cnjerezoret, qe nuk dua ti permend. Por po sjell vetem nje fakt. Me kishin vene disa here te mbyllur ne arkivol.
Si u zhvillua gjyqi dhe ai i mbani mend deshmitaret?
Une ne ate salle gjyqi, te mbushur me popull, fiksova nje fytyre qe mu ngulit ne mendjen time. Po priste mes ketij populli duke thene ky njeri qe eshte marre me keto trakte te varet ne litar, dhe ne kete moment nxori nje trakt duke ia tundur kryegjykatesit.
Çfare beri ky deshmitar nese ju kujtohet?
Ky njeri qe priste prane ketij populli, nxori traktin nga xhepi dhe duke iu drejtuar kryetarit te gjykates, te varet ne litar, qe u mor me keto, duke e tundur para popullit dhe syte e kryetarit te gjykates. Me habiti se viti qe po u gjykoja ishte viti 1975. Kurse trakti qe ky e kishte hequr menjane, dhe une mendoja se mund ta kishte gjetur kur e kisha vendosur ne fakultetin mjekesor, mund ta kishte gjetur vite me perpara se sa viti qe po gjykohesha.
I kujt viti ishte trakti?
Ky trakt, duhet te ishte i vitit 1962, sepse mu kujtua koha qe e kisha vendosur na fakultetin mjekesor. Tha degjo, populli kerkon varje ne litar, por prape se prape partia do te mendoje per ty.
Çfare denimi iu dha gjykata?
Me vdekje.
Me vone si ndodhi qe nuk u ekzekutuat?
Pas 47 diteve qe prisja ekzekutimin me erdhi falja. Me lane 25 vite burg. Nga keto une bera vetem 17 vite burgim, pasi me 17 mars 1991 u lirova.
Po kush ishte ky njeri qe deshmoi kunder jush?
Ky njeri, i cili eshte nje komunist pasionant e fanatik i pandreqshem, qe per me arrit ne majat me te larta te hierarkise se pushtetit komunist ka perdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtperdrejte ne denimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.
A jeni i sigurt z. Hysen?
Mu kujtua qe ky emer, ishte i asaj fizionomie qe thoshte per mua te varet ne litar. Une mund tju them qe asnjehere nuk mund te harrohet bisha qe te kafshon.
Si po e kaloni jeten pas daljes nga burgu?
Jeta ime qe po e bej eshte nje burg ne ambient te hapur, sepse jam i pastrehe nga qe streha ime ishte atdheu im. Ajo mu grabit. Ne kete moshe per strehe kam bordurat e rrugeve.
Kush ju ka ndihmuar?
Nje e mire qe i ndodh kesaj jetes sime, po i behet nga nje bashkevuajtes qe me ka marre per te kaluar naten, nje pjese tjeter te dites e kaloj ne biblioteke, por nje e keqe tjeter qe po i ndodh moshes sime eshte se po dremis gjumin neper bordurat e rrugeve.
Me cfare te ardhurash jetoni?
Burimi i jeteses sime, duke qene i vetem, qe eshte nje nga fatkeqesite me te medha te jetes sime, qenka vetmia. Burimi i jeteses eshte vetem nje pension qesharak prej 60 mije lekesh. Une i them vetes sepse shihesh i gjalle nga te tjeret, nuk do te thote se po jeton
Kurt Kola Berisha eshte e keqja e shqiptareve
Kurt Kola, kreu i shoqates se te perndjekurve Politike, Kurt Koka, ka reaguar dje ne lidhje me deshmine e dhene nga Sali Berisha duke e etiketuar ate si nje agjent te sigurimit te shtetit, i cili ka dale deshmitar kunder nje te burgosuri politik. Sipas Koles, eshte e pamoralshme qe shqiptaret te votojne Sali Berishen per te drejtuar vendin.
Sot populli shqiptar u njoh me nje lajm shume trondites, sot mesoi se kryeministri qe qeveris vendin ka qene nje agjent i sigurimit te shtetit dhe ka dale deshmitar, ka kerkuar denim me varje per nje te burgosur politik, per Hysen Shoshorin. U publikua qarte morali i atij qe udheheq Shqiperine.
Nje person i tille qe ka dale deshmitar i nje te burgosuri politik, qe 13 vjet rresht ka vene trakte ne Tirane kundra atij sistemi dhe ka kerkuar denimin me varje ne Sheshin Skenderbej, e kemi kryeministrin tone. Eshte e pamoralshme per cdo shqiptar qe te votoje sot Sali Berishen per te qene ne drejtim te vendit. Ai eshte e keqja, jo e Hysen Shoshorit, jo e te perndjekurve politike, por eshte e keqja e shqiptareve,- tha Kola.