Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Gjyqet komuniste, si te denonte partia

Publikuar me : 06.09.2010 Ne : Kronike - 241 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Listat e zeza te ndeshkimeve gjate regjimit komunist. Shifra dhe fakte te marra nga fondi i Shtabit te Pergjithshem te Arkivit Qendror te Ushtrise.


Denimet e renda per dezertoret gjate luftes partizane deri te ato kunder pjesetareve te grupeve armiqesore. Dhe falja qe propozonte Enver Hoxha per Presidiumin e Kuvendit popullor


Sipari i qeverise demokratike te instaluar ne 1945 ne Shqiperie u hap me serine e te burgosurve politike per ti bere fli te themeleve te diktatures. Edhe pse para zgjedhjeve te dt. 2.12.1945, u perdor nje demagogji per shtetin ligjor demokratik, qe duhej ngritur dhe forcuar, nuk u permbajt dufi i hakmarrjes, per te eleminuar te gjithe intelektualet jo bolshevike.


Metamorfoza e drejtesise e vitit 1945, u reflektua ne 2 aspekte Se pari, burgosja masive dhe denime nga me kapitalet, ne emer te ligjeve te reja te panjohura, deri atehere, por qe ishin vazhdimesia e pushtetit partizan. Se dyti, gjoja amnisti e trumbetuar me zhurme per faljen e te penduarve, te cilet i programuan per tu denuar pjese-pjese, gjate 50 viteve te diktatures.


Ne dosjen nr.199, viti 1945, fondi i Shtabit te Pergjithshem ne A.Q.U. eshte lista e pare per burgun e Tiranes. Jane plot 330 emra, prej te cileve, 317 burra dhe 13 gra. Nga keta 36 burra dhe 8 gra me nenshtetesi te huaj. Te burgosurit besuan ne gjykime te drejta dhe ne fajesine e tyre, por te shkretet u denuan jo ne baze te ligjeve te se drejtes, por sipas porosive te partise.


Nga ana tjeter, prokurorite dhe gjykatat ushtarake dhe ato speciale, Enver Hoxha i kishte shume per zemer dhe, si nje tiran i vertete i drejtesise, ka urdheruar konform nenit 2 te ligjit nr.167, dt.26.11.1945 Mbi faljen e denimeve te vendosura prej gjykatave speciale.


Ekziston nje liste e tere prej 139 vetash te denuar me 101 vjet nga drejtesia dhe qe Enveri e zbret ne 30 vjet, apo te denuar me 101 vjet, qe zbriten ne 20 vjet. Permendim, shtetasit Kadri Muco, Sulejman Manika, Mehmet Demiri, Hajredin Demiri, Muharrem Dashi, Bajram Shabani. Te denuar me 101 vjet, qe zbriten ne dhjete vjet, si p.sh Qerem Alia, e keshtu me radhe, jane qindra emra te denuarish, mbi 25 vjet qe iu be diferencimi i uljes deri ne dy vjet.


Gojet e keqija thone se keta mesuan te pranonin, neper zyrat e hetuesise apo neper biruca, si te beheshin qytetare te devotshem te diktatures. Drejtesia shqiptare u edukua qe ne fillim te njihte dhe te zbatonte vetem diktatin e Enver Hoxhes dhe me e shumta ate te Presidiumit te Kuvendit Popullor.


Kjo argumentohet, nga mijera dokumenta, ku te denuarit i dergonin leter Enver Hoxhes apo Presidiumit te Kuvendit Popullor per faljen e jetes, uljen e denimit dhe kishin te drejte, sepse ata ishin Mesia e ligjit.


Keshtu p.sh ne dok. 026.sekret dt.27.1.1921. i denuari me vdekje Demir Hasan Bicaku, nga katundi Pancar i Devollit, me profesion bujk, fshatar i mesem i arrestuar me dt.21.8.1950, kerkon ti falet jeta. Akuza e tij ishte, se bente kontrabande fshehurazi ne Greqi e na ishte vene ne sherbim te spiunazhit grek, ka bere mbledhje dhe ka treguar aktivitet, duke dhene informata etj.


Falja e jetes nga Enver Hoxha eshte refuzuar.
Dokumenti nr.157.sekret 27.2.1951, akoma me siglen V.F-L.P, i derguar kryesise se Presidiumit te Kuvendit Popullor, e cila pastaj kerkonte miratimin e Ministrise se Mbrojtjes Popullore, sepse ministri, ishte Enver Hoxha dhe ky firmoste te drejten e jetes apo te vdekjes.


Teksualisht ne kete dokument shkruhet Ju njoftojme (d.m.th-ne drejtuar Enver Hoxhes, si minister i Mbrojtjes), se kryesia e Presidiumit te Kuvendit Popullor ne mbledhjen e dt.26.2.1951, mori ne shqyrtim lutjen per faljen e te denuarve Jani Skures, Jani Zboges, Arqile Janiles, Gogo Dhrakos, Dhimiter Rondos, dhe vendosi, qe Jani Skures, Janis Boges dhe Arqile Janiles, tiu refuzohet kerkesa per falje, ndersa Gogo Dhrakos dhe Dhimiter Rondos, tiu falet jeta.


Dokumenti nr.7 i Gjykates se Larte Ushtarake dt.3.3.1951 me sigel V.F.-L.P. Ketu te bie ne sy drejtesia e tipit bolshevik, kur kryetari I Gjykates se Larte Ushtarake n/kolonel Shuaip Panariti, i dergon Ministrise se Mbrojtjes d.m.th-ne Enver Hoxhes me pare se tia percjelle Presidiumit te Kuvendit Popullor, lutjen e bashkeshortes te te denuarit Hasan Matraku.


I denuari ne fjale ishte nga katundi Popcisht dhe banues ne Vlocisht te Korces, i martuar me dy femije, bujk, analfabet, fshatar i varfer dhe i arrestuar ne 21 gusht te vitit 1950. Motivi i arrestimit eshte, si bahkepunetor i ngushte i disa diversanteve te derguar nga U.D.B-ja dhe Asfalia greke dhe shperndares traktesh ne Korce.


Bashkeshortja e tij lutet per perjashtimin e denimit me konfiskim pasurie, e cila i refuzohet ne menyre kategorike. Se ku do te hante buke kjo familje e varfer dhe e deklasuar, dihet fare mire, se cfare ka ndodhur.


Ne shkresen nr 0133 sekret dt .25.5.1951 V.F.-L.P. Ne kete shkrese ministri i Mbrojtjes Popullore, Gjeneral-Armate Enver Hoxha, i kerkon Presidiumit te Kuvendit Popullor lutjen per te denuarin me vdekje Eqrem Xhaferr Zeko Vjec 40, lindur e banues ne Gjirokaster, me profesion bujk, i martuar me 4 femije, i prekur nga reformat, i padenuar ndonjehere, dhe i arrestuar ne dt.14.9.1949.


Keshtu ne shkrese thuhet, se I permenduri ka bashkepunuar me elemente armiq, e se bashku me keta ka organizuar nje grup armiqesor dhe njerezit e ketij grupi kane bere propogande, kunder pushtetit popullor.

Eshte lidhur me diversantet e derguar nga spiunazhi grek, i ka strehuar dhe furnizuar keta, ka marre material propogandistik prej tyre dhe i ka sherbyer ketyre, sipas udhezimeve qe i kane dhene.


Ne kete grup ky ka qene elementi kryesor, qe ka inkurajuar te tjeret ne punet armiqesore. Nga studimi i akteve te mesiperme jemi te mendimit, qe ketij ti falet jeta dhe denimi ti kthehet ne privim, te lirise me pune te detyruar per jete.


Eshte i pari vendim qe Enver Hoxha me keto te dhena te te falte jeten, por perjashtimi behet se duket, qe eshte nga Gjirokastra.
Ministri i Mbrojtjes Popullore, Gjeneral-Armate Enver Hoxha, ne shkresen 040, dt.21.2.1951, V.F.-L.P, derguar Presidiumit te Kuvendit Popullor, shkruhet Bashkangjitur ju dergojme lutjet e te denuarve me vdekje Alush Krusa, Baftjar Turrshilla, Selman Rusi dhe Musli Çamit, te cilet kerkojne faljen e jetes. Te permendurit jane denuar me vendimin e Gjykates se Larte Ushtarake, nr.1.dt.18.1.1951, per keto faje....


Pa u zgjatur ne te gjithe dokumentin perkates, mund te permbledhim se te kater te denuarit me vdekje, jane bujq te varfer dhe te pashkolle, te arrestuar me motivin e lidhjes me U.D.B-ne ne krahinen e Peshkopise, nepermjet lidhjes me diversantet... Perfundimi ishte Duke u bazuar ne faktin, se keta paraqesin rrezikshmeri te theksuar, prandaj jemi te mendimit, qe lutjet e tyre per faljen e jetes te refuzohen.


Ne shkresen e Gjykates Ushtarake Territoriale te Korces me nr.136 dt.11.11.1954 V.F.-L.P, jepet vendimi Ne emer te popullit Keshtu Gjykata Ushtarake Territoriale e Korces, e perbere, prej major Adem Osmanaj, kryetar, toger Xhuvi Poda anetar, dhe nen/toger Gaqo Trebicka anetar, ne prani te avokatit mbrojtes Efthim Canco, shqyrton ne seance gjyqesore me dyer te hapura, konform nenit 6, te K.P.P, ceshtjen me nr.186, qe i referohet te pandehurit Nezir Canit.


Per kete te pandehur aspirant Nezir Selim Cani per shkak te mos paraqitjes ne afatin e caktuar nga leja, deklarohet fajtor, duke u quajtur dezertor dhe ne baze te nenit 309 te Kodit Penal denohet me 5 vjet burgim, heqje e grades si aspirant dhe heqjen e medaljes per 10 vjet ushtri.


Drejtesia shqiptare e diktatures jep edhe prova te tilla te nje shteti ligjor, sic u mburren mjaft drejtues juridike, qe trasheguan pas vitit 1991 ne profesionin e tyre, po ate mendesi gjykimi. Keshtu p.sh ne shkresen 0539, dt 3.8.1954 me sigel V.F.-L.P sekret, thuhet se Ne daten 29.7.1954 kapiteni i II-te Safet Ali Lico, ish- shefi i deges ushtarake i rrethit Vithkuq, u arrestua nga organet e sigurimit ne Korce.


Kete njoftim e jep per Ministrine e Mbrojtjes Popullore shefi i deges ushtarake te qarkut, major Ali Lala. Keshtu hiqeshin, nga lista kuadrot e ushtrise, qe nuk ishin me ushtare te partise ne ate cilesi qe donte Enveri.

Refuzimi i faljes se jetes, ka qene tipike, prej Enver Hoxhes dhe do te ishe fatlum, kur Presidiumi i Kuvendit Popullor merrte visto, prej diktatorit, ne qofte se ndonje lutje, do te arrinte ta madhengjente, per te vene doren ne zemer, ndaj ketyre denimeve, pa asnje baze juridike.

Keshtu p.sh ne shkresen me nr. 0223 sekret dt.19.9.1951 V.F.-L.P, qe permban korespondencen e Enver Hoxhes me Presidiumin e Kuvendit Popullor, refuzohet lutja per faljen e jetes se te denuarit me vdekje Hasan Can Cehu, nga katundi Rridh i Elbasanit, vjec 41, i martuar me 4 femije, bujk, analfabet, i padenuar dhe me motivin e vetem, se ka qene vegel e feudalit Shefqet Verlaci dhe mik i ngushte i Alush Leshanjakut.


Enver Hoxha ne shkresen 080 te dates 23.10.1951, qe i dergon Presidiumit te Kuvendit Popullor eshte i mendimit, qe lutja e derguar nga nena e te denuarit me vdekje Hysen Sejdini lindur ne Monstar te Jugosllavise dhe banues ne Tirane, me profesion kovac, i varfer dhe arsim fillor, i refuzohet lutja per faljen e jetes.


Motivi i denimit me vdekje, (pushkatim dhe humbje e perhershme e te drejtave civile), lidhet me akuzen per bashkepunim me U.D.B-ne dhe funksionarin e Legates Jugosllave ne Tirane, Savo Bozhidarovic, sepse ka organizuar dhe formuar nje grup agjentesh trockiste, duke punuar pro Jugosllavise dhe kunder pushtetit tone popullor. Sa i rrezikshem paska qene kovaci?!


Ne shkresen me nr.0134 sekret dr.25.5.1951, V.F-L.P, Enveri jep mendimin per Presidiumin e Kuvendit Popullor, qe lutjet e paraqitura atij per faljen e jetes, tu refuzohen.


Emrat e denuar me vdekje jane 1.Vilfred Zef Fekeci, vjec 48, i lindur ne Durres dhe banues ne Tirane, nepunes, i martuar, pa femije, me kombesi austriake dhe shtetesi shqiptare, me arsim 2 klase universiteti, i padenuar ndonjehere, i arrestuar ne dt. 6.2 1951. 2.


Ulusi Ahmet Velaj, vjec 40, i lindur ne Kanine te Vlores dhe banues ne Tirane, nepunes, i martuar me tre femije me arsim te mesem, i padenuar ndonjehere dhe i arrestuar me 6.2.1951.


Te dy te permendurit jane organizuar ne grup dhe kane bere pune armike; kane bere agjitacion dhe propogande, kunder pushtetit popullor; kane drejtuar njerezit e grupit te tyre per sabotime ekonomike; kane mbjelle konfuzion ne administraten e ndermarrjeve, ku kane punuar; kane bere vjedhje dhe abuzime, dhe kane bere propogande per nje lufte te re. Vecanerisht Vilfred Zef Fekeci, ka kryer edhe fajin e spiunazhit.


Ky eshte vene ne sherbim te spiunazhit italian, qe ne vitin 1931, i lidhur me deklarata bashkepunimi, dhe u ka sherbyer ketyre para dhe pas clirimit te Shqiperise. Pas vitit 1991, te dhenat e zbuluara per keta te dy te denuar me vdekje tregojne, krejt pafajesine e tyre, ne vecanti per Vilfred Zef Fekecin.


Ne shkresen 0136 sekret dt.25.5.1951 V.F-L.P, Enver Hoxha jep mendimin, qe lutja per faljen e Frano Pjeter Vata, vjec 40, nga katundi Shkrel i Koplikut, fshatar i varfer dhe i arrestuar me dt. 18.10.1950, i cilesuar, si bashkepunetor i U.D.B-se, duke iu refuzuar, falja e jetes.


Keshtu qe, denimet me vdekje, si agjent i U.D.B-se, Asfalia-s, S.I.M-it, K.G.B-se, C.I.A-s, Inteligence Service, te shoqeruara me lutje e me falje jete nga Enveri, e pastaj formalisht, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, si institucioni me i larte i diktatures, nuk deshmojne gje tjeter, vecse dhunen me te eger me origjine, qe gjate luftes partizane.


Ne qofte se drejtesia, e viteve te luftes, kunder fashizmit e nazizmit, u kamuflua ne emer te clirimit nga armiqte pushtues, pas vitit 1945 u quajten armiq te gjithe antikomunistet dhe vetem per kete motiv, u denuan ashper per te vendosur ne fakt mbreterine e frikes.


Rezultati historik, i luftes clirimtare solli, reaksionaret antikomuniste ne banken e drejtesise se vitit 1945, e ne vijim ne menyre te paragjykuar per tu denuar e privuar nga jeta aktive, qe solli gjoja liria e popullit.


Argumentohet, ky fakt nga qindra e mijera dosje denimesh, te cilat perfshijne nje ferr te vertete te Enver Hoxhes. Ne luften kriminale, ku drejtesia komuniste, u be nje simbioze e krimit, sintetizohet ne vecanti, tek denimet ndaj prifterinjve katolike, me nje egersi te papare, aq sa Perendimi, ne kohet e sotme nuk na e fal.


Ne dosjen e P.Gjon Shllakut, franceskan nga Shkodra me siglen V.F-L.P, 14.2.1946, figuron e gjithe praktika e denimit te tij, e cila fund e krye eshte nje alibi. Gjon Shllaku, ka qene jo vetem nje klerik i ndershem, nje shkencetar i albanologjise mjaft i shquar, qe ka replikuar per ceshtjen shqiptare, kunder shkencetarit italian, P.Fulvio.


Cordignano, ne perpilimin e broshures me titull Cordignano ne gjyq perpara botes. Ai perfshin nje biblografi te mendimit shkencor shqiptar dhe albanologeve gjermane dhe austriake, qe e kane zili edhe sot.

Çeshte me e keqja, pas clirimit e gjithe zona e Shkodres e ka vleresuar Gjon Shllakun, per kontributin e tij, per kulturen, por edhe si antifashist, qe nuk u pajtua me pushtimin italian.


Te akuzosh dhe te denosh Pjeter Gjon Shllakun, se ka qene kunder pushtetit, gjoja me fjalime te mbajtura ne kishe, te cilat nuk kane pasur asnje prove te dokumentuar me elemente propogande ne dem te politikes se re, ka qene nje fiasko, teper banale per drejtesine e Enver Hoxhes. Se cili ka qene Pjeter Gon Shllaku, flet nje liber i tere per te, ndersa dosja e tij eshte nje pikenisje e turpit dhe e krimit te drejtesise komuniste.


Ne vitin 1948, zhvillohet gjyqi kunder deputeteve. Dokumenti i Gjykates se Larte Ushtarake me shkrese nr.14.i regjistrit themeltar dhe nr.25. i vendimit, me siglen V.F-L.P figuron si akti i gjykimit ne emer te popullit shqiptar.


Keshilli i Gjykates se Larte Ushtarake, i formuar prej major Niko Çetes kryetar, dhe anetaret, kapiten i I-re Nexhat Hyseni, kapiten i II-te Mustafa Iljazi (prokurori ushtarak i Ushtrise Kombetare Shqiptare), kapiteni i I-re Nevzat Hasnedari, ne dt.22.1.1948, jep kete vendim


Prokuroria Ushtarake e Ushtrise Kombetare Shqiptare me aktakuzat e saj d.t 30.12.1947, i ka sjelle per gjykim ketij keshilli, ne baze te neneve 2, 3, 7-8 te ligjit Mbi fajet Penale, kunder popullit dhe shtetit, te pandehurit e rrjeshtuar, si Konstandin Boshnjaku, Riza Dani, Faik Shehu, kolonel Islam Radovicka, Uan Filipi, Isuf Hysenbegasi, Surja Selfo, Demir Kallarati, Hilimi Hysi, Bexhet Shehu, Adem Beli, Ifzi Kokalari, nen/kolonel Mestan Ujaniku, kapiten i I-re Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Arif Gjyli, Hasan Reci, Nexhmi Ballkja. Akuzat jane nga me monstruozet, si p.sh


Jane iniciatoret e nje organizate klandestine, kunder pushtetit popullor; jane munduar me ane te propogandes te sabotojne reformat e te krijojne disfatizem e pasiguri; kane krijuar lidhje me kriminelet e luftes brenda dhe jashte Shqiperise, duke u perpjekur te pergatisin nje kryengritje kunder R.P.SH-se; jane lidhur me sillogun Vorio-Epiriot te Janines; kane krijuar lidhje me anglo-amerikanet e monarko-fashistet greke, nga te cilet kane marre udhezime dhe u kane dhene informata me karakter ushtarak, politik dhe ekonomik; kane kryer nje aktivitet te organizuar sabotimi ne vendet e punes; kane nxitur te arratisurit te kryejne aksione dhe kane pergatitur levizjen e 9 shtatorit, kunder qytetit te Shkodres; kane shtyre te arratisurit te vrasin njerez te pushtetit dhe kane vendosur te benin atentate, kunder udheheqesve te pushtetit.


Keshilli Gjyqsor i Gjykates se Larte, pasi shqyrtoi keto proces-verbale te mbajtura, kunder te pandehurve nga organet e sigurimit te Shtetit, dhe proces-verbalet e mbajtura, prej prokurorise, degjoi apologjine e te pandehurve.


Pastaj, degjoi pretencen e prokurorit, i cili kerkoi fajesine e te gjithe te pandehurve dhe denimin e Konstandin Boshnjakut, Riza Danit, Faik Shehut, Uan Filipit, Isuf Hysenbegasit, Syrja Sejkos, Demir Kallaratit, Ilmi Hysit, Islam Radovickes, Mestan Ujanikut dhe Hasan Recit me vdekje, ndersa te tjeret u denuan me e pakta me 20 vjet privim te lirise.


Po te lexosh C-V-ne e ketyre te pandehurve, qe kane qene ne krye te ushtrise nacional-clirimtare dhe nga njerezit me me shkolle, vlereson se cfare sajese kane qene akuzat, qe u bene model per te gjithe grupet e mevonshme imagjinare, kunder Enver Hoxhes.


Gjykata vendosi, qe 7 veta te denohen me vdekje, 6 veta me privim te lirise me pune te detyruar, 4 veta me 20 vjet privim te lirise dhe pune te detyruar dhe 2 veta me privim te lirise dhe pune te detyruar. Keto shoqeroheshin me konfiskimin e pasurise dhe degradimin dhe heqjen e dekoratave te oficereve madhore.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 55 here.
Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”Ish-parku "Rinia" Forca të policisë në vendngjarje Alarm për bombë tek ish-parku “Rinia”. Ekspertët e policisë anti-eksploziv kanë hyrën ë një ambientet kompleksit “Tajvan” për të kontrolluar nëse ka lëndë eksplozive pas marrjes së një telefonate anonime. Deri tani nuk është zbuluar asnjë element i dyshimtë. Telefonat është kryer në drejtim të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe më pas “alarmi” i është kaluar Drejtorisë së Policisë...Lexo te gjithe artikullin »


» Prendi e Llupo tentojne lirine me procedure
» Aksidenti ne Himare, dyshime per frenat e autobusit
» Autobusi mbeti i varur ne bordure, vajzat ne panik prishen ekuililbrin
» Alarm per bombe tek ish-parku “Rinia”
» Alarm per bombe tek “Tajvani”
» Lezhe, pezullohet aplikimi per pasaporta
» Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen sot ne Austri
» Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit
» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer
» Papa ngushellim per tragjedine e Himares

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit