Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 47 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në seancën e ardhshme të gjyqit nga ish-kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë Ilir Meta, prokuroria pritet të bëjë të ditur pretencën. Kjo seancë është parashikuar të mbahet me 6 janar.
Gjatë kësaj seance pritet që prokuroria të qartësojë akuzën dhe të shprehet mbi dëmin që do kërkohet ndaj Metës.
Ndërkohë, gjykata ka pranuar që të përdoren si prova, orën me të cilën është kryer regjistrimi i video skandalit Meta-Prifti si edhe lap topin ku është ruajtur video e regjistruar, në të cilën Meta implikohet në afera korruptive.
Akuza kryesore ndaj kreu të Lëvizjes Socialiste për Integrim është ajo e korrupsionit aktiv.
* * *
Javën e kaluar u mbyll marrja në pyetje e dëshmitarëve për video-përgjimin Meta-Prifti.
Prokuroria ka kërkuar të administrojë provat mbi të cilat kreu i LSI-së akuzohet për korrupsion aktiv.